• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Tatimori, 20 mijë lekë ryshfet për të mos vënë gjobë 200 mijë lekëshe

22:15 : 26/09/2016
në KRYESORE, SOCIALE

20 mijë lekë të reja nën dorë ose ndryshe gjoba. Ky ka qenë kërcënimi i punonjësve tatimorë ndaj një thertoreje shumë pranë Tiranës.

“Fiks Fare” i është rikthyer mbrëmjen e së hënës korrupsionit në administratën shtetërore, ku denoncoi me zë dhe figurë një inspektor tatimor, i cili ushtron presion ndaj tregtarëve, me qëllim për të përfituar ryshfet.

Emisioni investigativ në Top Channel solli historinë e një pronari thertoreje në zonën e Institutit në Tiranë, i cili rrëfeu se inspektorët e kontrollit tatimor në kryeqytet e kishin kërcënuar me gjoba të larta, me qëllim që ai të jepte para nën dorë.

Rushit Azemi tregoi për “Fiks Fare” se ai është koshient që ka shkelur ligjin, duke punuar në të zezë, por detyrohet për të fituar bukën e gojës. Thertorja qe ai ka në pronësi, në lagjen Institut të Kamzës, ishte bllokuar , por ai kishte filluar të punonte në të zezë.

“Erdhën katër inspektorë të tatimeve. Ai që ishte si punë përgjegjësi e bëri. Unë e kuptoja që ai po më bënte presion, duke më thënë, jo gjoba minimale është 2 milionë lekë, jo ke shkelur ligjin dhe unë thashë është e vërtetë që unë kam shkelur ligjin dhe pranoj të vënë edhe gjobën. Por ama nuk mund të lejoj këtë tjetrën, pasi duke abuzuar me shkeljen e ligjit, ai më kërkonte lekë. Unë më mirë pranoj të shkel ligjin dhe të nxjerr dhjetëmijë lekë për të ngrënë bukë, se nuk ka rrugë tjetër, ose do të vjedhim”, u ankua Azemi për “Fiks Fare”, sipas të cilit inspektorët i kishin kërkuar 20 mijë lekë të reja për ta falur, pra 10 për qind të shumës së gjobës.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

Pronari i thertores tregon se në momentin kur inspektorët i vajtën në biznesin e tij, ai kishte vetëm pesë mijë lekë të reja në xhep, ua kishte ofruar, por ata nuk kishin pranuar .Kërkonin më shumë, 20 mijë lekë për të mos firmosur gjobën.

Pronari i thertores ishte i bindur se grupi i punonjësve që i kishin shkuar në dyqan ishin inspektorë të tatimeve.

Ai tregon se brenda 3 vitesh, aktiviteti i tij është mbyllur tri herë. “Në këto kushte, unë mendova t’i drejtohemi “Fiksit”, sepse nuk kemi kujt t’i drejtohemi tjetër”, thotë pronari i thertores.

Pas ankesës, gazetarët e emisionit investigativ u interesuan për inspektorin, që u paraqit sërish pranë aktivitetit të Rushit Azemit.

Gjatë bisedës me pronarin, inspektori merr fillimisht 5 mijë lekë të reja dhe më pas 15 mijë lekë të tjera, pra në total 20 mijë lekë të reja për të lënë të qetë tregtarin. Madje, ai garanton se nuk do e shqetësojnë edhe të tjerët.

“Unë ta thashë që qëpari. Unë jam vënë vetë asaj pune, dhe kam mbaruar punë. Ata të tjerët kontrollojnë zonën”, shprehet ai gjatë bisedës me “Fiks Fare”. Ai merr paratë dhe më pas largohet nga aktiviteti i Rushit Azemit, duke premtuar që nuk do ta shqetësojë asnjë inspektor tjetër gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij./Top Channel/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
SHENDETI

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025
AKTUALITET

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025
AKTUALITET

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025
BOTA

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025
Para

Ish-e dashura e Brad Pitt flet për ndarjen e tij nga Angelina

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com