• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si iu kërcënua familja kryeprokurorit Llalla në Qershor

16:43 : 26/09/2016
në AKTUALITET

Kërcënimi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është bërë lajm ditët e fundit, por ndërkohë ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth 4 muaj më parë. Bëhet fjalë për një kërcënim nëpërmjet telefonit, i cili po hetohet prej qershorit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

AbcNews ka mësuar se mesazhi kërcënuese në numrin e telefonit personal të kryeprokurorit, ka ardhur në fillim të qershorit të këtij viti, vetëm pak kohë pas arrestimit të disa personave të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që vendoste “gjoba” e merrej me trafik droge.

Hetimi i mesazheve kërcënuese ndaj Llallës, është bashkuar me dosjen hetimore të këtij grupi të fuqishëm kriminal, që po hetohet prej muajsh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë nga verifikimi i numrit të kërcënuesit, figuron që të dhënat e poseduesit të kësaj karte telefoni janë fiktive dhe ajo është blerë në tregun e zi.

Sipas burimeve të AbcNews, mesazhi ka qenë i drejtpëdrejtë, duke i kërkuar Kryeprokurorit të ndërpriste hetimet ndaj këtij grupi dhe të mos e kthente këtë çështje në personale.

Veç kësaj, AbcNews mësoi se në mesazh, kërcënuesi i ka përmendur familjen dhe fëmijët kryeprokurorit Llalla. Për këtë arsye, pas këtij mesazhi, Llalla ka njoftuar presidentin, kreun e SHISH-it, komandantin e Gardës dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së shtetit.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Në vijim të masave për të evituar çdo rrezik, bashkëshortja e kryeprokurorit ka dhënë dorëheqjen nga një institucion ku punonte, për t’u vendosur në një vend të BE, së bashku me fëmijët, ku gjendet edhe sot.

Burime nga prokuroria dyshojnë se lajmi për kërcënimin e kryeprokurorit mund të ketë patur si synim më shumë cënimin e autoritetit të tij se sa zbardhjen e ngjarjes në fjalë, pasi në dosjen hetimore nuk pa patur ndonjë zhvillim të ri për t’u raportuar.

Lajmi i publikuar vjen në një kohë kur marrëdhëniet tashmë të njohura mes Prokurorisë dhe ministrisë së Brendshme, jo vetëm nuk kanë pësuar ndryshim por po shkojnë drejt përkeqësimit.

Një seri veprimesh të Prokurorisë kanë nxjerrë zbuluar ministrinë e Tahirit, duke e vënë në pozitë të vështirë publike. Hetimi i raportit të SHISH për drejtues dhe shefa të policies, të lidhur me kulitivimin e lëndëve narkotike (arrestimet e fundit po e vërtetojnë këtë); hetimet e nisura për nxjerrjen e sekretit hetimor, ku janë sekuestruar aparatët celularë të gazetarit Artan Hoxha që publikoi të dhëna të dëshmisë së pilotit italian në Ishëm, të dhëna që mendohet se janë dhënë nga vetë ministri Tahiri; zbulimi i shtëpisë që përpunonte marijuanën pranë pistës së Ishmit; nisja e hetimeve për tenderin e uniformave të policisë, ku dyshohet se ministria e Brendshme, konkretisht komisioni i vlerësimit të ofertave ka favorizuar kompaninë, etj janë vetëm disa nga çështjet për të cilat Tahiri as nuk mund të fshihet dhe as mund të akuzojë opozitën.

Prandaj dhe mënyra se si doli dhe se si u paraqit lajmi për kërcënimin e kryeprokurorit, ngre dyshime se mund të jetë pjesë e luftës së ftohtë prokurori- ministri e Brendshme./Abcnews.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Zbardhet takimi i Metës me Donald Lu dhe Aleksandër Arvizu

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com