Hillary Clinton është demokratja më pak e mbështetur që është kandiduar ndonjëherë për president. Thuaj emrin e saj, dhe njerëzit do të përgjigjen me fjalë të tilla si “skandal”, “e pabesueshme” dhe “gënjeshtare”. Por a janë këto akuza vërteta ta? Shkoni gërmoni nëpër dollapin e Clintonit, dhe do të zbuloni më shumë skelete se sa në një gropë të hapur prej murtajës në Mesjetë.
1- Lidhje me regjime të urryer
Arabia Saudite, Katari, Bahreini, dhe Algjeria janë vende të ndryshme, me histori të ndryshme. Ata kanë një gjë të përbashkët: një mospërfillje të pashpirt ndaj të drejtave të njeriut, diçka që Clintoni në dukje e ka injoruar, kur ka marrë “me thasë” paratë e udhëheqësve të tyre.
Me kalimin e viteve, Fondacioni Clinton ka marrë dhjetëra miliona dollarë nga vende me sjellje të tmerrshme ndaj grave, homoseksualëve, dhe minoriteteve fetare. Shpesh, këto vende kishin politika që binin direkt ndesh me qëllimet e shpallura të Fondacionit të promovimit të barazisë gjinore dhe të drejtave të LGBT-ve. Bamirësia e Clintonit kishte marrë këto para në të njëjtën kohë kur Clinton merrte përditë vendime “për jetë a-vdekje”, në lidhje me këta vende, kur ishte Sekretare e Shtetit. Edhe pse kjo nuk është teknikisht e paligjshme, ki ishte ndoshta një konflikt interesi, sidomos kur mendoni politikën e Clintonit për …
- … Para për qasje
Princi i kurorës, Salman është trashëgimtari i fronit të Bahreinit dhe komandant suprem i ushtrisë së vendit. Ai është gjithashtu një donator madhor i Fondacionit Clinton, duke kontribuar për bamirësi me 32 milionë $, kur Clintoni ishte Sekretare e Shtetit. Ndodh që kjo të ketë përkuar me vendimin e Departamentit të Shtetit për miratimin e shitjes së armëve tek ushtria e Bahreinit, në një vlerë 630 milionë USD – një rritje 187 krahasuar me Departmentin e Shtetit para Clintonit. Shitja ndodhi pikërisht ndërsa Bahreini shtypte me dhunë protestat pro-demokracisë. Ajo ndodhi gjithashtu, pak kohë pasi një punonjës i Fondacionit Clinton kishte ndërmjetësuar një takim mes Selmanit dhe Hillarysë. Ndërkohë që Clintoni mohon çdo shkelje, era e keqe e korrupsionit është e mjaftueshme për të bërë “të vjellë”, edhe një gangster të epokës së Prohibicionit. Kjo nuk është e vetmja herë që ka ndodhur një marrëveshje e tillë. Një investigim i IBTimes në fillim të këtij viti hidhte dritë mbi lidhjet e forta ndërmjet donacioneve saudite në Fondacionin Clinton dhe një marrëveshje shumëmilionëshe armësh, mes Departamentit të Shtetit me mbretërisë, të firmosur nga vetë Hillary.
3- Përdorimi i FBI kundër të pafajshmëve
Në fillim të vitit 1993, Billy Dale ishte një veteran i respektuar i Shtëpisë së Bardhë. Ai kishte organizuar udhëtime presidenciale për 30 vitet e fundit dhe kishte drejtuar një departament me shtatë vartës, për 10 vite. Me 19 maj, ai ishte i papunë dhe nën hetim nga FBI. Krimi i tij? Kishte zënë një pozicion, që Hillary Clintonit i duhej për miqtë e saj. Në momentin që Clintonët hynë në Shtëpinë e Bardhë, Hillary filloi të përhapë zëra, se departamenti i Dale bënte shpërdorime. Ajo e detyroi FBI për të hetuar dhe shkarkoi të gjithë ekipin e Dale, dhe më pas i mbushi vendet e mbetura bosh me njerëz që kishin punuar në fushatën presidenciale të Billit. Kur historia u b e njohur, ajo pohoi nën betim se hetimi i FBI-së nuk kishte qenë ideja e saj. Më vonë doli një memo, që tregonte se kish qenë pikërisht ideja e Clintonit. Sa për Dale, ai u shpall i pafajshëm nga FBI-ja, por sërish i lënduar që humbi punën, të cilën e donte aq shumë, duke marrë pension të parakohshëm.
4- Shmangia e fondeve drejt miqve
Në shtator të vitit 2010, Fondacioni Clinton shpalli një angazhim 2 milionë dollarësh për Energy Pioneer Solutions (EPS), një grup që izolon shtëpi për të rritur efikasitetin e energjisë. Tingëllon e padëmshme, derisa ti e kupton që EPS është në pronësi të miqve personalë të Clintonëve. Sipas Wall Street Journal, kjo mund të ketë qenë bërë me qëllimin për të pasuruar njerëzit pranë Clintonëve. Hillary Clinton fuqimisht mohon çdo shkelje, duke thënë se Fondacioni e zgjodhi EPS vetëm prej meritës. Por nuk është e vështirë për të parë këtë si një gjë të papërshtatshme. EPS është një kompani fitimprurëse, kështu që palët e interesuar përfitojnë financiarisht nga marrëveshje të tilla. Aksionerët e EPS janë mikja personale e Bill Clintonit, Julie Tauber McMahon, plus financieri i Komitetit Kombëtar Demokratik Mark Viener. Të gjithë kanë përfituar nga marrëveshja me Fondacionin Clinton.
5- Paaftësia që të vret sytë
Një kërkesë bazë për një Sekretar Shteti është aftësia për të menaxhuar informacionet sekrete. Gjatë qëndrimit të saj në Departamentin e Shtetit, Hillary jo vetëm menaxhoi në mënyrën më të keqe të mundshme dokumenta sensitive – por ka gjasë që të ketë lejuar që ata të bien në duart e hackerëve të huaj. Ndërkohë që ishte Sekretare Shteti, Hillary përdori një servert privat për të depozituar emaile që përmbanin informacione të klasifikuara. Ajo përdori disa pajisje të pasigurta për të patur qasje në këto emaile, dhe dërgo shumë prej tyre në adresat private të të tjerëve, duke përfshirë edhe një email, që më vonë u zbulua se ishte kompromentuar prej hackerëve që ishin ndoshta të lidhur me Rusinë. Stafi i saj madje humbi edhe një laptop të mbushur me emaile konfidencialë. Më vonë, Hillary tha se nuk ishte “e njohur” me procedurat që kërkohen për informacionin e klasifikuar. Sipas kësaj logjike, nuk duhet të arrestohesh për një keqbërje, për shkak se nuk e dije se ishte e paligjshme.
6- Hipokrizi për bojkotet
Clinton kohët e fundit shprehu mbështetjen e saj për bojkotin e Karolinës së Veriut, ndaj ligjeve të tualeteve për transgjinorët. Jo më larg se gjashtë muaj më parë, Hillary mbajti një fjalim ku sulmonte ashpër këdo që merrte pjesë në bojkote ndaj Izraelit, për trajtimin që ai u bën palestinezëve. Eshtë hipokrite që të sulmosh një bojkot si metodë proteste, dhe ta mbështetësh një tjetër. Me gjasë, Clintoni mbrojti papritur një bojkot për shkak se shpresonte të thithte votuesit e pavendosur të Sandersit.
7- Hipokrizia për përdhunimet
Në 3 dhjetor 2015, Hillary Clintoni shkruante: “Çdo i mbijetuar i sulmeve seksuale meriton të dëgjohet, besohet dhe mbështetet”. Ka një të mbijetuar të përdhunimit që Hillary ka refuzuar ta besojë: Juanita Broaddrick. Burri që Broaddrick akuzon se e ka përdhunuar është Bill Clinton. Akuzat nuk janë provuar. Puna këtu nuk është nëse ka ndodhur apo jo. Çështja është se historia e Broaddrick është të paktën po konsistente, me atë të shumë viktimave të tjera të sulmeve seksuale. Dhe në qoftë se Clinton mendon se të gjithë të mbijetuarit duhet të besohen, kjo përfshin edhe Broaddrick. Megjithatë, Hillary shkon më tej se sa thjeshtë mos besimi i saj. Ajo e denigron cështjen e saj, duke e bërë të tingëllojë si fantazitë e një gruaje mashtruese. Ajo i bën ekzaktësisht ato gjëra, për të cilat thotë se neveritet kur të tjerët i bëjnë.
8- Mbrojtja e një përdhunuesi fëmije
Në vitin 1975, Hillary Rodham Clinton mbrojti një punëtor fabrike 41-vjeçar, i akuzuar se kishte përdhunuar një vajzë 12-vjeçare. Si avokate e caktuar nga gjykata, Hillary e kishte për detyrë ta merrte çështjen. Por ajo kishte zgjedhje për mënyrën si do e paraqiste mbrojtjen e klientit të saj, dhe ajo zgjodhi ta bëjë duke ia bërë jetën ferr një viktima përdhunimi 12-vjeçare. Këto janë ekzaktësisht fjalët e fëmijës, që Hillary e tërhoqi zvarrë nëpër baltë. Ende anonim 41 vjet më vonë, viktima pretendon se Hillary bëri të pamundurën që ta diskreditojë. Ajo tha se fëmija fantazonte, se ajo dëshironte seks me burra më të rritur, se vinte nga një familje me probleme dhe se burrat abuzonin me të. Të gjitha pretendime që viktima thotë se janë të pavërteta dhe kjo është e vërtetueshme.
9- Fshehja e të vërtetave për shëndetin
Pavarësisht se pretendon të jetë shëndoshë e mirë, Clintoni ka vuajtur më shumë skandale shëndetësore në muajt e fundit, nga sa mund të imagjinojë kushdo. Më i dukshmi është ai i fundit me pneumoninë, që e bëri të pësojë kolaps gjatë një ceremonie në përkujtim të viktimave të 11 shtatorit. Ka edhe të tjerë. Në janar, Hillary vuajti nga një infeksion i rëndë në sinuse, që kërkoi futjen e një tubi miringotomie. Në mars, ajo iu nënshtrua një skanimi të trurit. Më tronditësja nga të gjitha, është fakti që ajo pretendoi se problemet me emailet në vitin 2012 iu shkaktuan nga një goditje në kokë që kishte marrë në atë kohë. Të gjitha gjëra serioze për një grua që po hyn në të shtatëdhjetat. Por edhe më serioz është fakti që ajo gënjeu për të gjitha këto.
10- Financimet e fushatës
Ekzistojnë kufij të vendosur për sasinë e fondeve që mund të mblidhen për person. Disa PAC-e lejohen të mbledhin më shumë, pasi shpenzojnë për më shumë se një kandidat. Hill PAC ishte një i tillë. Megjithatë, u zbulua se vetëm 11% e fondeve shkonin për kandidatët. Të tjerat shkonin për blerjen e vogëlsirave për fushatën e HIllary Clintonit – në shuma që shkuan edhe për të shlyer borxhet e fushatës së saj të vitit 2008. / Bota.al