“Taktika e vetme e saj është të qëndrojë në vend. Ka shpërndarë një tapet shkume në shtyp, i cili nuk guxon ta kritikojë dhe nuk u shpjegon gjermanëve sesi i shohin të tjerët. Gjermania është vendi që pasurohet më shumë nga Bashkimi Europian. Një hegjemon ngurrues dhe njëherazi i pandjeshëm dhe i paaftë”.
”Merkel dhe Schäuble vazhdojnë që të kenë lojë të lehtë përpara opinionit publik të vendit të tyre në shitjen e vetes si mbrojtës të idesë së Europës. Por sot çdo reformë për të bashkuar Europën dështon për shkak të kundvështrimit të ngurtë të CDU/CSU”…
Zoti Habermas, do ta kishit menduar ndonjëherë të mundur Brexit-in? Cila ka qenë gjendja juaj shpirtërore kur keni mësuar për suksesin e fushatës në favor të “Leave”?
Nuk e prisja që populizmi ta mundte kapitalizmin në vendlindjen e tij. Duke parë rëndësinë thelbësore të sektorit bankar për Britaninë e Madhe dhe duke pasur parasysh forcën mediatike dhe aftësinë për t’i imponuar arsyet e veta nga ana e City të Londrës, ishte e pamundur që çështje identitare, të arrinin të fitonin ndaj pozicioneve të lidhura me interesa”.
Tani janë shumë që kërkojnë mbajtje referendumesh edhe në vende të tjera. Një referendum në Gjermani do të kishte përfunduar ndryshe nga ai i Britanisë së Madhe?
Mendoj se po. Bashkimi i Europës është bërë – dhe funksionon akoma sot – në interes të Republikës Federale. Në dekadat e para të pasluftës kemi mundur të rikuperojmë një reputacion kombëtar, totalisht të kompromentuar, vetëm hap pas hapi dhe si europianë të “mirë” që vepronin në mënyrë shumë të matur. Në fund, për ribashkimin, kemi mundur të përfitojmë mbulimin nga ana e BE-së. Duke shikuar prapa në kohë, Gjermania ka qenë edhe përfituesi i bashkimit monetar europian, gjë e cila ka spikatur më shumë gjatë krizës së Euros. Më pas, duke filluar nga viti 2010, nëpërmjet Këshillit të Europës, qeveria federale ka arritur të mbizotërojë ndaj Francës dhe shteteve europiane të jugut, për shkak të ideve ordoliberiste të politikës së kursimit të saj. Merkeli dhe Schäuble vazhdojnë që ta kenë të lehtë përpara opinionit publik të vendit të tyre, në shitjen e vetes si mbrojtës të idesë së Europës. Sigurisht që bëhet fjalë për një mënyrë shumë kombëtare të të parit të gjërave, por kësaj qeverie nuk i është dashur të ketë frikë nga shtypi, i pavarur nga kursi qeveritar, që të informonte popullsinë lidhur me arsyet e mira që i kanë shtyrë shtetet e tjera anëtare, në një vlerësim krejtësisht të ndryshëm të situatës. (bota.al)
Ju akuzoni shtypin se është bërë shërbëtor i qeverisë? Zonja Merkel sigurisht që nuk mund të ankohet për numrin e kritikëve, të paktën për sa i përket politikës së saj lidhur me refugjatët.
Në të vërtetë kjo nuk është tema jonë, por nuk dua ta fsheh atë që mendoj. Edhe në anët tona politika mbi refugjatët e ka ndarë opinionin publik dhe shtypin. Me këtë kanë përfunduar vitet e gjata të një paralize të paprecedent të debatit politik publik. Fillimisht i referohesha periudhës së mëparshme shumë të trazuar të krizës së euros. Në atë kohë ishte për t’u pritur një kundërshti po aq e trazuar mbi politikën e krizës nga ana e qeverisë, në një debat publik më të gjerë. Mënyra teknokratike e të proceduarit, që ka vetëm efektin e shtyrjes, është diskutuar në të gjithë Europën si kundërprodhuese. Nuk ka qenë kështu në fakt në dy gazetat dhe në dy të përjavshmet kryesor që lexoj rregullisht. Nëqoftëse kjo vërejtje është korrekte, si sociolog mund të shkohet në kërkimin e shpjegimeve. Por perspektiva ime është ajo e një lexuesi aktiv të gazetave dhe pyes nëse tapeti i shkumës i politikës së përgjumjes të Merkelit do të mund të përhapej në të gjithë vendin pa një gadishmëri të caktuar për t’u konformuar nga ana e shtypit. Nëse nuk është menduar më në terma alternativash, horizonti i mendimit zvogëlohet. Për momentin, vërej një përdorim të ngjashëm qetësuesish. Në raportin që sapo kam lexuar mbi konferencën e fundit programatike të SPD-së, pozicionimi i një partie në qeveri ndaj ngjarjes së madhe të Brexit, që objektivisht duhet t’u interesojë të gjithëve, nga një perspektivë që Hegel do ta quante të një kamerieri, është bllokuar në zgjedhjet e ardhshme federale dhe në raportin personal midis zotërinjve Gabriel dhe Schulz.
Dëshira britanike për ta lënë Bashkimin Europian ka motive kombëtare dhe të vetëpërgatitura? Apo është simptomatike e një krize të Bashkimit Europian?
Si njëra, ashtu edhe tjetra. Britanikët kanë mbi shpatulla një histori të ndryshme nga ajo e Kontinentit. Vetëdija politike e një superfuqie, që në shekullin e XX-të ka qenë dy herë fitimtare, por që nga këndvështrimi i politikës botërore është në rënie, nuk përshtatet me situatën e ndryshuar pa një vonesë. Me këtë konceptim të vetes si komb, Britania e Madhe ka përfunduar në një situatë të vështirë, pasi që ka aderuar në 1973 në Komunitetin Ekonomik Europian vetëm për arsye ekonomike. Sepse elitat politike, nga Thatcher nëpërmjet Blair deri tek Cameron, nuk mendonin minimalishjt që ta kthenin vështrimin e tyre të largët mbi Kontinentin. Kishte qenë tashmë vështrimi i Churchill, në diskutimin europian të tij të vitit 1946 në Zyrih, me të drejtë i bërë i famshëm, që e kishte parë Perandorinë Britanike si kumbarin dashamirës të një Europe të bashkuar, por ama jo si pjesë të saj. Edhe në Bruksel britanikët kanë kryer një politikë të bërë nga rezerva, duke ndjekur thënien “më laj, por mos më lag”.
Keni parasysh politikën ekonomike të tyre?
Britanikët kishin një konceptim të BE-së të mbrujtur fuqimisht nga tregu i lirë, si një zonë të tregëtisë së lirë, që përkthehej në një politikë zgjerimi të tij pa një thellim të njëkohshëm të bashkëpunimit. Jo Schengen, jo euro. Qëndrimi ekskluzivisht instrumental i elitave politikë ndaj BE-së është pasqyruar akoma në fushatën elektorale të palës në favor të Remain. Mbrojtësit e mefshtë e qëndrimit në BE janë kufizuar në një fushatë të frikës të kryer me argumenta ekonomikë. Si do të kishte mundur të mbizotëronte në popullsinë më në gjerësi një qëndrim proEuropë në tasy se lidershipi politik për dekada të tëra është sjellë sikur ndjekja e interesave kombëtare pa marrje parasysh të ishte e mjaftueshme për të bërë bashkimin mbikombëtar të një komuniteti shtetesh? I parë nga larg, ky dështim i elitave gjendet sot tek të dy lojtarët, Cameron dhe Johnson, që veprojnë në mënyrë vetëreferuese, dy personifikime të pazakonta dhe të pasura me sfumatura.
Në këtë votim nuk kishte vetëm një diferencë të konsiderueshme midis të rinjve dhe të moshuarve, por edhe midis qytetit dhe fshatit. City multikulturor ka humbur. Për çfarë arësye identiteti kombëtar gjendet papritmas i kundërvënë ndaj integrimit europian? Politikanët europianë kanë nënvlerësuar forcën shpërthyese të egoizmit kombëtar dhe kulturor?
Keni të drejtë. Vota e britanikëve pasqyron edhe diçka nga gjendja aktuale e krizës së BE-së dhe e shteteve anëtare të tij. Në realutatet e analizave të votuesve përsëritet matrica që kemi njohur në zgjedhjen e Presidentit federal të Austrisë dhe në zgjedhjet e fundit rajonale tona. Pjesëmarrja në votime relativisht e lartë do të linte të nënkuptohej se populistët kanë arritur të mobilizojnë pjesë të jovotuesve. Këta të fundit rekrutohen për më tepër në grupe marxhinale të popullsisë që ndjehen të lëna pasdore. Kjo përputhet me rezultatin tjetër sipas të cilit shtresat më të varfëra, socialisht të disvanatazhuara dhe më pak të arsimuara, kanë votuar më shumë për Exit. Jo vetëm sjellja elektorale e ndryshme në fshatra dhe në qytete, por edhe shpërndarja gjeografike e votave për Exit, domethënë akumulimi i këtyre votave në Midlands dhe në pjesë të Uellsit – veç të tjerash në peisazhe industrial të shkatërruara, që nuk e kanë marrë më veten ekonomikisht – tregojnë shkaqet sociale dhe ekonomike të Brexit. Perceptimi i pabarazisë sociale të rritur në mënyrë drastike dhe ndjenja e pafuqishmërisë, që interesat e tua nuk përfaqësohen më në nivel politik, krijojnë sfondin motivues për mobilizimin kundër të huajve, largimin nga Europa, urrejtjen për Brukselin. Për një botë të përditshme të bërë të pasigurtë, “egoizmi kombëtar dhe ai kulturor”, siç keni thënë ju, përfaqësojnë shtylla stabilizuese. (bota.al)
Bëhet fjalë vërtet për çështje sociale? Në fakt ekziston si një tendencë historike, sipas së cilës vendet ndihmojnë vetveten, ashtu edhe refuzimi i bashkëpunimit. Mbikombëtariteti nënkupton për qytetarët humbjen e kontrollit. Ata besojnë se vetëm kombi është guri themeltar mbi të cilin mund të ndërtojnë akoma. Kjo demonstron se ka dështuar transformimi i demokracisë kombëtare në një transkombëtare?
Një tentativë e pakryer ndonjëherë nuk mund të konsiderohet e dështuar. Sigurisht, thirrja “take back control”, le të marrim kontrollin, që ka pasur një rol në fushatën elektorale britanike, është një simptomë që duhet marrë seriozisht. Vëzhguesit i është imponuar iracionaliteti i dukshëm jo vetëm i rezultatit të këtij votimi, por edhe vetë fushata. Edhe në Kontinent po rriten fushatat e urrejtjes. Tiparet sociopatike të një agresiviteti politikisht të çfrenuar tregojnë se klufizimet e sistemit që të gjithë kalojnë, të ngulitura në një shoqëri botërore të rritur dhe të bashkuar ekonomikisht e dixhitalisht, pretendojnë shumë nga format e integrimit social, që në shtetin kombëtar qenë të zbehura demokratikisht. Kjo shkakton regresione. I janë një shembull fantazitë vilhelmiane të një Jaroslaë Kaczynski, mentor i qeverisë polake në pushtet. Pas referendumit britanik, ka propozuar shkrirjen e BE-së dhe një federatë të lirë shtetesh sovrane kombëtare, me qëllim që të bashkohen menjëherë në një superfuqi ushtarake që të bëjë të ndjehet vringëllima e shpatave.
Mund të thuhet: Kaczynski reagon vetëm për humbjen e kontrollit të shtetit kombëtar.
«Si të gjitha simptomat, edhe ndjenja e humbjes së kontrollit e ka një bërthamë reale – boshllëkun e demokracive kombëtare, që deri më tani u kanë dhënë qytetarëve mundësinë për të bashkëpërcaktuar kushte të rëndësishme të ekzistencës sociale të tyre. Referendumi britanik jep prova të qarta se çfarë nënkuptohet me termin “pasdemokratik”. Dukshëm, infrastruktura, pa të cilën një hapësirë publike politike nuk mund të funksionojë, është shpërbërë. Sipas analizave të para, mediat dhe palët e përfshira nuk e kanë informuar popullsinë rreth çështjeve të rëndësishme dhe të dhënave faktike elementare, domethënë rreth themeleve të nevojshme për të formuar racionalisht një gjykim, për të mos folur për argumentime më të diferencuara pro e kundra opinioneve publike që konkurrojnë. Një tjetër e dhënë domethënëse është pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët në votime nga ana e personave me moshë midis 18 dhe 24 vjeçëve, të dizavantazhuarit e presupozuar».
Kjo tingëllon sikur të ishte sërish faji i shtypit.
«Jo, por sjellja e këtij grupi synon shumë mbi mënyrën e më të rinjve për të përdorur mediat në epokën dixhitale dhe mbi ndryshimin e qëndrimit në përgjithësi ndaj politikës. Sipas ideologjisë së Silicon Valley do të jenë tregu e teknologjia që do ta shpëtojnë shoqërinë dhe të bëjnë të kotë çdo gjë të vjetër e të dalëmode me demokracinë. Një faktor për t’u marrë parasysh në këtë kontekst është tendenca e përgjithshme për një “statalizim” të partive politike. Gjithsesi, nuk është rastësi që ajo që nuk është e rrënjosur në shoqërinë civile është pikërisht politika europiane. Praktikisht, ajo është e organizuar në mënyrë të tillë që vendimet në lëmin e politikës monetare, të rëndësishme për shoqërinë në totalitetin e saj, i janë hequr proceseve të formimit të vullnetit demokratik. Kjo boshatisje teknokratike e axhendës, me të cilën investohen ende qytetarët, nuk është një fat natyral, por pasoja e një projekti të përcaktuar në traktate. Në këtë kontekst ka një rol me peshë edhe shpërndarja e pushtetit, e dëshiruar politikisht, midis nivelit kombëtar dhe atij europian: pushteti i Bashkimit është përqëndruar atje ku interesat kombëtare mund të bllokojnë njëra tjetrën. Një trans – shtetëzim i demokracisë do të ishte përgjigja e drejtë ndaj kësaj. Përndryshe, në një shoqëri botërore mjaft të ndërvarur, kjo humbje kontrolli ndjehet, është verifikuar praktikisht dhe që qytetarët e perceptojnë, nuk mund të rikuperohet».
Shumë nuk besojnë më tek transkombëtarizimi. Për sociologun Wolfgang Streeck, Bashkimi Europian është një makinë derregullimi. Ajo nuk do të mund t’i mbronte kombet përpara një kapitalizmi të bërë i egër, por vetëm do t’ia dorëzonte. Tani shtetet kombëtare duhet ta marrin sërish në dorë situatën. Për çfarë arsye nuk duhet të ketë një rikthim në kapitalizmin e vjetër të shtetit social?
«Analiza e krizës nga ana e Wolfgang Streeck mbështetet mbi analiza empirike bindëse. Ndaj edhe diagnozën tënde mbi gjymtimin e substancës demokratike, që ndërkohë është institucionalizuar pothuajse vetëm në shtetet kombe. Unë ndaj shumë diagnoza të ngjashme nga ana e politologëve dhe juristëve, që u referohen pasojave të çdemokratizimit të formave të reja politike e juridike në “qeverisjen përtej shtetit komb”. Por zhurma në favor të një kthimi në formatin e shteteve të vogla komb nuk më bind, pasi ato për arsye më të madhe duhet të drejtohen në tregjet e globalizuara në stilin e konglomeratëve globalë. Kjo nënkupton një dalje të plotë nga skena e politikës përpara imperativëve të tregjeve jo të rregulluar».
Ka një ndarje interesante në fraksione. Për njërin, BE-ja si projekt politik e ka kaluar kohën, dhe Brexit është një sinjal i qartë për të ndërtuar Europën duke e zvogëluar. Fraksioni tjetër, për shembull Martin Schulz, thotë: nuk mund të vazhdohet kështu. Kriza e BE-së i detyrohet edhe thellimit të munguar të tij: është euro, por jo një qeveri europiane, asnjë politikë ekonomike dhe sociale. Kush ka të drejtë?
«Angela Merkel e ka nuhatur menjëherë rrezikun, kur Frank-Walter Steinmeier, mëngjesin menjëherë pas Brexit, ka marrë iniciativën me një ftesë për Ministrat e Jashtëm e 6 shteteve themeluese. Në fakt, në këtë konstelacion do të mund të lexohej dëshira se dëshirohej të rindërtohej Europa, pas kësaj vale tronditëse, duke filluar nga bërthama e saj. Në përgjigje të kësaj, Merkel ka pretenduar të gjejë më parë një marrëveshje në 27 shtetet e mbetura. Megjithëse duke e ditur se një marrëveshje konstruktive në këtë aspect dhe me nacionalistë autoritarë si Orbán apo Kaszynski do të ishte e pamundur, Angela Merkel donte të mbyste qysh në lindje çdo mendim për një integrim të mëtejshëm. Ndërkohë e ka detyruar Këshillin e Brukselit që të qëndrojë në vend, duke shpresuar se ishte akoma në neutralizimin e pasojave të Brexit në politikën tregtare dhe ekonomike apo deri në rishikimin e saj». (bota.al)
Kritika juaj nuk duket e re. Shpesh i keni veshur zonjës Merkel një politikë të “le të vazhdojmë kështu”. Të paktën në politikën europiane.
«Kam frikë se kjo politikë e zakonshme e qetësimit do të ketë ose tashmë ka pasur avantazhin – asnjë perspektivë, të lutem! Argumentimi është: Mos u shqetësoni, BE-ja gjithmonë është transformuar! Në fakt, strategjia pa perspektivë për t’ia hedhur paq, e vënë në zbatim gjatë krizës së euros, e cila ndërkohë vazhdonte të rëndohej, ka pasur për pasojë faktin që BE-ja nuk mund të vazhdonte “si më parë” në modalitetin reaktiv të adaptimit. Por adaptimi i ngutur dhe paraprirës me normalitetin e “të qëndruarit palëvizur frenetik” paguhet me heqjen dorë nga projektimi politik. Megjithatë ka qenë pikërisht Angela Merkel që për dy herë e ka hedhur poshtë në mënyrë bindëse opinionin, që qarkullonte midis sociologëve, sipas të cilës nuk do të kishte pasur hapësirë për të vepruar – në rastet e ndryshimit klimaterik dhe të mikpritjes së refugjatëve. Sigmar Gabriel dhe Martin Schulz janë të vetmit zëra të famshëm nga këto anë që akoma shprehin një temperament politik dhe që nuk duan t’i dorëzohen daljes së ndrojtur nga skena nga çdo tentativë për të menduar edhe vetëm duke shikuar 3 apo 4 vitet e ardhshme. Nuk është shenjë realizmi kur lidershipi politik braktiset në kursin e plumbtë të historisë. Në “Gefahr und größter Not bringt der Mittelweg den Tod” (Në rast rreziku dhe të nevojës më të madhe rruga e mesme të çon tek vdekja): gjatë këtyre ditëve më është dashur të mendoj shpesh për filmin e mikut tim Alexander Kluge. Sigurisht, dihet gjithmonë vetëm duke shikuar brenda se do të ketë një rrugë tjetër. Por, përpara se të refuzohet një alternativë e patentuar ndonjëherë, do të duhet të kërkohet të imagjinohet e tashmja jonë si e kaluara e së tashmes e një historiografi të ardhshëm».
Si mund ta imagjinojmë thellimin e Bashkimit pa ju dashur qytetarëve që t’i frikësohen një humbjeje të mëtejshme të kontrollit demokratik? Deri më tani çdo thellim ka bërë të rritet spekticizmi ndaj Europës. Wolfgang Schäuble dhe Karl Lamers kanë folur vite më parë për një Europë me dy marshe, për një Kerneuropa, për një Europë të bërthamës. Atëhere ju keni qenë dakord. Si duhet ta imagjinojmë? A nuk duhet të modifikohen traktatet për këtë?
«Mund të mblidhet një asamble që të bëjë modifikime të mëdha të traktateve dhe në mbajtje referendumesh vetëm atëhere kur BE-ja të përballojë në mënyrë të perceptueshme dhe bindëse problemet më urgjente të saj. Kriza e euros, deri më sot e pazgjidhur, problemi afatgjatë i refugjatëve dhe çështjet e sigurisë tregohen tani si problem urgjente. Por tashmë përshkrimi i tyre nuk lejon një consensus në rrethin kakofonik të 27 anëtarëve të Këshillit Europian. Kompromise gjenden vetëm midis kujt është i gatshëm ndaj kompromisit dhe që kjo të ndodhë interesat nuk duhet të divergjojnë shumë. Është për t’u pritur maksimumi midis anëtarëve të Komunitetit Monetar Europian ku minimum konvergjence i interesave. Fati i krizës së monedhës të përbashkët, shkaqet e e së cilës, me që ra fjala, janë analizuar mirë nga ana e shkencës, i lidh prej vitesh ngushtësisht njëri me tjetrin këto vende, megjithëse në mënyrë asimetrike. Për pasojë, eurozona ofrohet si përkufizim natyral për kufijtë e një Europe të ardhshme të bërthamës. Në rast se këto vende do të kishin vullnetin politik, parimi i “bashkëpunimit të ngushtë”, i afirmuar nga traktatet, do të mundësonte hapat e para për përkufizimin e një bërthame të ngjashme: edhe formimin e pjekur prej kohësh të një marrëveshjeje me Eurogrupin e Këshillit në brendësi të Parlamentit Europian».
Kjo e përçan BE-në.
«Është e vërtetë, kundër këtij plani ngrihet akuza e “ndarjes”. Kjo akuzë e është e pathemeltë, me kush që në përgjithësi të dëshirohet unifikimi europian. Sepse vetëm një Europë e bërthamës mund t’i bindë popullsitë, të polarizuara në të gjithë shtetet anëtare, lidhur me ndjenjën e projektit. Vetëm me këtë kusht edhe ato popullsi që në ndërkohë preferojnë të ruajnë sovranitetin e tyre, mund të binden, dora dorës, për aderimin e tyre gjithmonë të hapur(!). Në këtë perspektivë, duhet të kërkohet që të sigurohet konsensusi i qeverive që qëndrojnë në pritje, pasi këto duhet qysh nga fillimi ta tolerojnë projektin. Hapi i parë për t’u kryer, me qëllimin e një kompromisi në brendësi të komunitetit monetar, është qartazi ai që të bëjë pushojë rezistenca e Gjermanisë kundër një bashkëpunimi më të ngushtë në planin e politikave financiare, ekonomike e sociale, dhe Franca duhet të jetë e gatshme për heqjet dorë respektiva në temën e sovranitetit».
Dhe kush i kundërvihet kësaj?
«Për një kohë të gjatë kam pasur ndjesinë se rezistencat më të mëdha do të ishin ato franceze. Sot nuk është më kështu. Sot çdo thellim dështon për shkak të kundërshtimit të ngurtë të CDU/CSU, që është në qeveri dhe prej vitesh i kërkon shumë pak sforco elektoratit të vet. Ndërkohë që ushqen egoizmin ekonomik kombëtar në pritje të zgjedhjeve të ardhshme, nënvlerëson sistematikisht se çfarë lëshimesh qytetarët e Gjermanisë do të ishin të gatshëm në pjesën më të madhe të tyre të bënin në favor të interesit afatgjatë. Do të mjaftonte t’u ofrohej atyre energjikisht një alternativë ndaj ndjekjes paralizuese të kursit aktual dhe të rregullave të vëna në zbatim deri më tani, që të shikonte larg dhe të ishte e mirëmotivuar».
Brexit forcon influencën gjermane. Qysh më përpara, Gjermania perceptohej si hegjemon. Si është e mundur të arrihet në këtë perceptim?
«Rikuperimi i një “normaliteti” kombëtar të presupozuar ka çuar në ndryshimin e atij mentaliteti në vendin tonë që ishte formuar në dekadat e luftërave dhe kundërvënieve në Republikën e vjetër Federale. Kësaj i korrespondonte një stil gjithnjë e më i sigurtë i vetes dhe adresës “realiste” të politikës së Republikës berlinase me thekse gjithnjë e më të theksuara për nga jashtë. Nga viti 2010 vërejmë sesi qeveria gjermane luan rolin e saj prej lidereje, të siguruara në kohë në mënyrë të pavullnetshme, jo më pak në interesin e përbashkët sesa në atë të vetin. Deri një editorial i FAZ-it (Frankfurter Allgemeine Zeitung, shënimi im.) kritikon efektin kundërprodhues të politikës gjermane, “sepse shkëmben lidershipin europian gjithnjë e më shumë me realizimin e ideve të saj për rendin” (FAZ i 29 qershorit 2016). Gjermania është një hegjemon ngurrues dhe, në të njëjtën, kohë, e pandjeshme dhe e paaftë, që përdor dhe njëkohësisht mohon ekuilibrin e trazuar europian të forcës. Kjo bën të lindin mëri sidomos në vendet e Eurozonës. Si duhet të ndjehen një spanjoll, një portugez apo një grek që ka humbur vendin e punës si pasojë e politikës së kursimit të vendosur nga Këshilli Europian? Nuk mund të shfryhet mbi anëtarët e qeverisë që e kanë miratuar këtë politikë në Bruksel. Sepse nuk mund t’i zgjedhë apo mos t’i zgjedhë. Në vend të kësaj mund të lexohej gjatë krizës së Greqisë se po këta politikanë e refuzonin me përçmim bashkëpërgjegjësinë për pasojat sociale katastrofike që pranoheshin me programe të ngjashme kursimi. Deri kur të mos abrogohet kjo ngrehinë e gabuar dhe antidemokratike, nuk duhet habitur për propagandën antieuropiane. Demokracia në Europë nuk sigurohet përveçse nga thellimi i bashkëpunimit europian». (bota.al)
Kjo do të nënkuptonte se kundërlëvizjet e djathta do të zhdukeshin vetëm nëqoftëse do të kishte më shumë Europë dhe BE-ja do të thellohej demokratikisht?
«Jo, ato duhet të humbasin terren qysh gjatë këtij rrugëtimi. Nëse e shoh mirë, sot nisen të gjithë nga presupozimi se Bashkimi duhet të rifitojë besim në mënyrë që të mund t’ia presë ujin populizmit të djathtë. Për të impresionuar të djathtën, një prej fraksioneve do të demonstrojë aftësi vepruese, duke treguar muskujt. Slogani është “Jo më vizione, por kompetencë në zgjidhje”. Nga ky këndvështrim, Wolfgang Schäuble e ka hedhur idenë publikisht poshtë idenë e vet të një Europe të bërthamës. Ai luan gjithçka për ndërqeverisshmërinë, domethënë mbi faktin që krerët e shteteve dhe të qeverive të bien dakord mes tyre. luan gjithçka për dukjen e një bashkëpunimi të suksesshëm midis shteteve kombëtare të forta. Por shembujt që jep – bashkimi dixhital i Oettinger, europianizimi i buxheteve për armatimet apo bashkimi i energjive – vështirë se do të kenë efektin e dëshiruar për të impresionuar. Dhe në rastin e problemeve vërtet urgjente – vetë ai tregon politikën ndaj refugjatëve dhe krijimin e një të drejte europiane të azilit, por pastaj lë menjanë papunësinë dramatike rinore në vendet e jugut – kostot e bashkëpunimit janë kështu të larta si gjithmonë. Fraksioni tjetër rekomandon alternativën e një bashkëpunimi të thelluar e të detyruar në një rreth më të vogël shtetesh të gatshëm për bashkëpunimin në mënyrë jetëgjatë. Një Bashkim i tillë nuk ka nevojë që të zgjedhë problemet për t’u përballuar me qëllim që të demonstrojë aftësinë e tij vepruese. Qysh gjatë rrugëtimit, qytetarët duhet që të mund të njohin, se po përballohen këto problem sociale dhe ekonomike, që shkaktojnë paqartësinë, frikën e një rënieje sociale dhe ndjenjën e humbjes së kontrollit. Shteti social dhe demokracia përbëjnë një kontekst të ndërlikuar që në një komunitet monetar nuk mund të garantohen më nga shteti komb i vetëm».
(Thomas Assheuer për Die Zeit)
Përgatiti: ARMIN TIRANA / Bota.al