• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Miratohet ligji, ulen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve (Tabela)

10:49 : 24/09/2016
në POLITIKE

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

Ditën e djeshme në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi është miratuar vetëm me votat e maxhorancës projektligji “Për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në Republikën e Shqipërisë”.

Projektligji në fjalë ka pësuar një ndryshim në nenin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat kanë pësuar ulje nga varianti fillestar i propozuar, raporton “Panorama”. Nëse më parë paga mesatare për magjistratët ishte propozuar të ishte rreth 330 mijë lekë në muaj, në projektligjin e miratuar dje nga shumica e majtë, paga është ulur në rreth 250 mijë lekë. Për magjistratët e sistemit të drejtësisë, ata që do të kalojnë procesin e vetingut është parashikuar një rritje page prej 2% çdo vit kalendarik, deri në 25 vite. Por ulje të pagave nga propozimi fillestar ka pësuar e tërë hierarkia e sistemit të drejtësisë. Për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese paga ishte propozuar të ishte në nivelin e 455 mijë lekë në muaj, ose rreth 4 mijë euro, ndërkohë që pas ankesës së Ministrisë së Financave pagat kanë pësuar ulje të konsiderueshme. Për kreun e Gjykatës Kushtetuese, paga është propozuar të jetë në nivelin e 341 mijë lekëve, ose rreth 3 mijë euro. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe ata të Gjykatës së Lartë do të marrin një pagë rreth 280 mijë lekësh në muaj, nga 380 që ishte propozuar në fillim. Paga e kryeprokurorit ka pësuar edhe ajo një ulje të ndjeshme nga varianti fillestar.

Nga 345 mijë lekë në muaj që ishte propozuar për Prokurorin e Përgjithshëm, dje maxhoranca ka miratuar që niveli i pagës mujore për këtë titullar institucioni të jetë në masën e 258 mijë lekë në muaj. Kjo pagë e kryeprokurorit është barazuar më prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Përgjithshme. PENSIONI SUPLEMENTAR Edhe pensioni i prokurorëve dhe gjyqtarëve është ulur me 20% nga niveli fillestar i propozuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT. Për magjistratët që dilnin në pension ishte parashikuar që të merrej si referencë 60% e pagës, por për këto shifra Ministria e Financave u shpreh kundër, duke thënë se është në shkelje të ligjit për pensioneve. Sipas Financave, pensionet e magjistratëve nëse do të miratohej me 60% e pagës se re do të shkonin në nivelin e pensionit të Presidentit, Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit dhe se shuma do të ishte e papërballueshme. Pas këtyre ndërhyrjeve të Ministrisë së Financave, dje Komisioni ka vendosur ta ulë në 40% masën e pagës referuese për pensionin suplementar. “Pensioni shtetëror suplementar maksimal, sipas ligjit për pensionet suplementare shtetërore, nuk duhet të jetë më i madh se 40 për qind e pagës referuese në përputhje me ligjin për pensionet suplementare”, thuhet në nenin 21. Nga projektligji i ri “Për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit” është hequr propozimi që magjistratët të përfitonin 5% të pagës shtesë për të shkolluar fëmijët nga 18¬25 vjeç. Magjistratëve u është lënë privilegji për të përfituar strehim në qendrat e qyteteve ku ata ushtrojnë funksionin e tyre. “Magjistrati ka të drejtë që një herë gjatë ushtrimit të funksionit të tij, pasi të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet të detyrës, të përfitojë kredi për shtëpinë të financuar nga shteti, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti të paktën 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrati ushtron detyrën”, thuhet në nenin 17 të projektligjit.

pagat

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025
AKTUALITET

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025
BOTA

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025
AKTUALITET

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025
Para

Ndalohet trafikimi i drogës drejt Italisë, kapen 130 kg kanabis në Portin e Durrësit

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com