• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sandër Beci i KLP-së nën hetim për korrupsion. Shpëtoi se nuk iu kapën lekët në dorë

16:58 : 23/05/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Sandër Beci, një prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka qenë nën hetim për korrupsion në sistemin arsimor në vitin 2016, pak kohë para se të zgjidhej në “qeverinë” e prokurorëve.

Por, Policia, e cila po ndiqte hetimin në dinamikë, nuk arriti ta kapte “profesor Becin” me para në duar, duke detyruar prokurorinë e Shkodrës që, përtej të gjithë dyshimeve të forta, të pushonte hetimin për shkak se mungonte objekti i korruptimit.

Vendimi i pushimit të hetimeve, i firmosur në Shkurt 2017 dhe i zbuluar vetëm së fundmi, ngre dyshime të forta mbi integritetin e një tjetër anëtari të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke e çuar në 3 numrin e pjesëtarëve të kësaj trupe që kanë pasur probleme me ligjin penal.

Lexo edhe:

KPK shkarkon me shumicë votash gjyqtarin Taulant Tafa

Balanca negative të pasurisë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Rexhina Merlika

“Boldnews.al” ka raportuar më herët se kanë qenë ose vijojnë të jenë nën hetim penal edhe anëtarët Vatë Stakaj e Tartar Bazaj, të dyshuar për “falsifikim dokumentash”.

Hetimi për korrupsion ndaj Becit

Në qershor 2016, Prokuroria e Shkodrës nisi një hetim penal për “korrupsion pasiv” dhe “aktiv” në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Në bazë të dyshimeve paraprake, disa pedagogë, përfshirë edhe Sandër Becin, merrin para në formë korrupsioni për të ndihmuar studentët që të kalonin në provime apo për të marrë nota më të larta.

Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar kryerjen e përgjimeve dhe vëzhgimeve ambjentale.

Në materialin hetimor, të siguruar nga “Boldnews.al”, Prokuroria e Shkodrës ka renditur disa episode, mbi të cilat ka bazuar dyshimet e saj lidhur me përfshirjen në veprimtari kriminale të anëtarit të sotëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sandër Beci.

Prokuroria e Shkodrës ka pasur dyshime se pedagogu i asaj kohe, Sandër Beci, ka marrë një shumë parash për të kaluar në provim studenten D.K.

“Ka rezultuar se ky shtetas (Sandër Beci) ka patur takime të shpeshta me N.D dhe ky i fundit me studenten D.K”, deklaron Prokuroria e Shkodrës.

Sipas dokumentit të prokurorisë, rezulton se në datë 21.06.2016, ora 13.22, D.K merr në telefon N.D dhe e lënë të takohen pas orës 4. Pasdite rreth orës 16.14, shtetasja D.K i dërgon një sms shtetasin N.D, ku gjenden gjeneralitetet e saj dhe numrin e kursit në Fakultetin e Drejtësisë.

Të nesërmen, shtetasi N.D. telefon dhe cakton një takim me Sandër Becin. Mes tyre ka pasur komunikime edhe në ditët në vijim. Megjithatë, Prokuroria nuk ka arritur të sigurojë nga Policia Gjyqësore të dhëna konkrete për “shkëmbim parash” mes Sandër Becit dhe shtetasit N.D.

Në dosjen hetimore gjendet edhe një rast tjetër, në të cilin janë ngritur dyshime për përfshirjen e Sandër Becit në korrupsion.

Nga të dhënat e dosjes së Prokurorisë mësohet se, në datë 30.06.2016, ora 09.53, shtetasi H.B telefon Sandër Becin për t’u takuar një një lokal në Shkodër.

Një ditë më pas, shtetasi H.B, i dërgon “profesor Sandër Becit” sms me tekstin: “Për kujtesë, quhet K. F, sepse ka dy K…në atë klasë”.

Pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria, rezultoi se shtetasja K.F. kishte marrë notën kaluese 5 në lëndën “E drejtë proceduriale civile”, me pedagog lënde Sandër Beci.

Por, pavarësisht dyshimeve të forta, Prokuroria e Shkodrës vendosi të pushonte hetimin për Sandër Becin.

Në vendimin e pushimit të hetimeve, argumentohet: “Pavarësisht këtyre rrethanave, nga provat e mbledhura gjatë këtij hetimi, nuk u bë e mundur të arrihej në një dyshim të arsyeshëm se shtetasi Sandër Beci ka marrë para në këmbim të një note kaluese për studentët”, pasi subjektit të hetimit nuk iu arrit t’i kapesh para në duar.

KLP, thuajse të gjithë “me probleme”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në detyrë 9 nga 11 anëtarë. Pjesa më e madhe e tyre kanë probleme me integritetin.

– Gent Ibrahimi, drejtues i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nuk plotësonte kushtet formale për t’u zgjedhur si pjesë e atij institucioni. Mangësia është konstatuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, por Parlamenti nuk e mori në konsideratë raportin e vëzhguesve të huaj.

– Alfred Balla, zv.drejtues i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, gjithashtu nuk plotësonte kushtet ligjore për t’u zgjedhur në detyrë. Por, edhe në këtë rast, Parlamenti e injoroi konstatimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

– Bujar Sheshi, i zgjedhur në KLP nga radhët e Prokurorive të Apelit, rezultoi “në dosjet e Sigurimit të Shtetit”, sipas Autoritetit të Dosjeve. Pavarësisht të dhënave të mbledhura nga institucioni përkatës, Sheshi (Shesha) arriti të sigurojë një vendim gjykate që rrëzoi provat e Autoritetit të Dosjeve.

– Nurihan Seiti, e zgjedhur nga radhët e Avokatisë, rezulton se ka qenë prokurore në gjyqe politike, gjatë periudhës së komunizmit. Seiti sot deklaron se po jep kontributin për “drejtësinë e re”, pasi më parë ka punuar për “njeriu e ri komunist”.

– Tartar Bazaj, i zgjedhur nga Avokatia, ka qenë për një kohë të gjatë nën hetim për “mashtrim” dhe “falsifikim dokumentash”. Nuk ka asnjë të dhënë se si është ecuria e hetimit ndaj tij, i cili ka nisur ndërkohë që ai u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

– Vatë Stakaj, i zgjedhur nga prokurorët e shkallës së parë, ka qenë nën hetim për falsifikimin e dokumentave që dorëzoi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili po kryente procesin e rivlerësimit (Vetingut) të tij. Nuk ka asnjë të dhënë mbi ecurinë e procedimit penal ndaj tij.

– Sandër Beci është anëtari i radhës që i shtohet listës së “problematikëve” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjithësesi, hetimi penal për “korrupsion” ndaj Becit është pushuar, pak para se ai të zgjidhej si pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Etiketa: #vetting#boldnews

Lajme të lidhura

Taulant Tafa
AKTUALITET

KPK shkarkon me shumicë votash gjyqtarin Taulant Tafa

11:26 : 24/04/2023
Rexhina Mërlika
AKTUALITET

Balanca negative të pasurisë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Rexhina Merlika

10:46 : 13/03/2023
Prokurori Naim Tota
AKTUALITET

Prokurori Naim Tota konfirmohet në detyrë nga KPK

11:07 : 10/03/2023
Gjyqtarja Gentiana Muçaj
AKTUALITET

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja Gentiana Muçaj, një nga çështjet e saj në “sitën” e ILD

15:26 : 09/03/2023
Gjyqtari i shkarkuar Kastriot Gramshi
AKTUALITET

Bëri deklarime të rreme të pasurisë, Kolegji shkarkon gjyqtarin Kastriot Gramshi

23:10 : 02/03/2023
AKTUALITET

Liroi Arben Frrokun dhe ‘izoloi’ Saimir Tahirin/ Gjyqtarja i ‘iku’ vettingut pasi u njoh me dosjen e pasurisë

23:30 : 07/02/2020
Para

Alarmante/ Ja simptomat e reja të koronavirusit, UNICEF bën apel të kujdesemi për fëmiijët

TË GJITHA

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025

Pas Tiranës, KAS vendos për rinumërimin e plotë të votave në Qarkun e Fierit

13:04 : 09/06/2025

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com