Gazetari Arian Çani dhe aktori Artan Imami janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin ndërsa ishin të ftuar në emisionin ‘Open’.
Gjatë diskutimit Çani tha se nuk duhej shembur, ndërsa Imami të kundërtën.
Lidhur me këtë mendim, Imami i tha Çanit që ai është injorant në këtë fushë. Gazetari e akuzoi se aktori kishte marrë ndodnjë gjë nga qeveria dhe prandaj kishte dalë të mbronte në studio. Ndërsa gazetarja Eni Vasili, u kërkoi të pushonin dhe të mos ofendonin.
Pjesë nga debati:
Artan Imami: Ajo godinë nuk restaurohej dot më, kishte mbaruar….
Arian Çani: Po kush je ti more, kush je ti që e thua këtë gjë….
Artan Imami: Po ti kush je që të thuash se nuk kishte marrë fund…?
Arian Çani: Unë nuk I futem dot këtij debate fare
Artan Imami: Po se injorant
Arian Çani: Jo, jo ju lutem pa fyerja
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Artan Imami: Nuk është fyerje fjala injorant
Arian Çani: Ore, mbaje veten ti se s’kam thënë asgjë të keqe për ty, frenohu
Artan Imami: Po je injorant në këtë fushë
Arian Çani: Po mbaje pra veten…Se mos nuk ke marrë gjë dhe del e mbron kot këtu se do ishe budalla…..po unë do të të kuptoja të kishe marrë, por mos edel e kundërta
Artan Imami: Më dëgjo pra tani, apo do fillosh e s’do ndalesh se kshu i përmend gjërat nga 100 herë ti…çfarë tani? Po më akuzon se kam interesa se e ke thënë edhe në emisionin tëndmë lër dreqi e mori të flas…
Arian Çani: Po s’po të akuzoj ore, po të pyes…
Artan Imami: Por boll i përmende 100 herë të njëjtat gjëra…
Arian Çani: Po të qesh dynjaja…
Artan Imami: Imami: Po të isha unë Kryeministër ta shikonin ato qëndrestarët. Fevziu mori pronat e tij u bë milioner dhe tani na tregon se Tiranës nuk i duhet një Teatër i shtrenjtë. Ça është ky more aman? Jo, të na lenë mua dhe djalin e Kadri Roshit të gëzojmë një Teatër dreqi e mori.