• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

4-mujori, rriten me 46% importet nga Rusia, prej naftës dhe grurit

12:24 : 19/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Importet totale pësuan rënie me mbi 15 për qind për katërmujorin e parë të vitit si pasojë e kufizimeve që shkaktoi pandemia Covid-19, por nga ana tjetër tregtia me Rusinë ka lulëzuar këto kohë. Sipas të dhënave të INSTAT tregtia me Rusinë ka pësuar rritje me 46 për qind, si rrjedhojë e furnizimeve më të larta të grurit dhe lëndëve djegëse gjatë katërmujorit.

Vlera e importeve nga Rusia arriti në 6 miliardë lekë në janar-prill 2020 duke zënë 3,4 për qind të totalit të importeve nga 4,1 miliardë lekë që ishin në katërmujorin e parë të vitit 2019, ose 2% e totalit.

Sipas të dhënave mbi tregtinë e jashtme, rritja e importeve nga Rusia u dominua këtë vit nga blerjet më të mëdha të lëndëve djegëse me një vlerë prej 2,7 miliardë lekësh me një rritje 217% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Lëndët djegëse përfaqësohen nga importet e naftës të cilat zunë një të katërtën e importeve nga Rusia gjatë katër mujorit.

Gjithashtu rritje dyshifrore pësuan edhe importet e drithërave, të cilat gjatë katër mujorit ishin 15 për qind më të larta se e njëjta periudhe e një viti më parë.

Lexo edhe:

Rrëfimi i Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin: Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks, ja si ndodhi ngjarja

ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë

Rusia nuk është partner strategjik tregtar i vendit tonë, por tregtia më këtë vend paraqet rëndësi për shkak se më shumë se gjysma e furnizimeve me drithëra vjen nga andej.

Fabrikat shqiptare të blojës po kërkojnë burime të reja të furnizimit me grurë, për shkak se kuotat e lira të eksportit nga Rusia tashmë janë ezauruar. Në vitin 2019, importet ruse zunë 54% të totalit të importeve të drithërave, sipas të dhënave nga INSTAT.

Varësia e lartë e importeve nga Rusia ka krijuar një problematikë të re për fabrikat shqiptare, të cilat janë duke kërkuar furnitorë të rinj. Adi Haxhiymeri nga shoqata e Përpunuesve të Drithërave tha se, Shqipëria nuk do të ketë probleme me mungesën e miellit në treg, por ai lajmëroi se çmimet do të rriten së paku me 15%.

Tregu kryesor dhe më i rëndësishëm ushqimor në vend, gruri, zotërohet nga Rusia dhe Serbia, të cilat së bashku dominojnë 89,3% të tij sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Në vitin 2019, importet e drithërave ishin 366 mijë tonë. Nga kjo sasi, mbi 199 mijë tonë ose 54% ishin nga Rusia dhe 127 mijë tonë ose 34,8% ishin nga Serbia./Monitor.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrëfimi i Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin: Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks, ja si ndodhi ngjarja

13:19 : 07/10/2025
AKTUALITET

ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë

13:16 : 07/10/2025
AKTUALITET

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

13:05 : 07/10/2025
AKTUALITET

Celibashi raporton për zgjedhjet/ PS propozim të ri për Reformën Zgjedhore: S’ka më arsye të grumbullohen në KZAZ

13:03 : 07/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Gjykatësi Astrit Kalaja u vra si në një kafene, shteti dështoi ta mbrojë

12:55 : 07/10/2025
BOTA

Carney takon Trumpin në kërkim të ‘marrëveshjes më të mirë për Kanadanë’

12:52 : 07/10/2025
Para

Tre gjigandët evropianë të futbollit bëhen bashkë për një kauzë të madhe!

TË GJITHA

Rrëfimi i Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin: Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks, ja si ndodhi ngjarja

13:19 : 07/10/2025

ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë

13:16 : 07/10/2025

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

13:05 : 07/10/2025

Celibashi raporton për zgjedhjet/ PS propozim të ri për Reformën Zgjedhore: S’ka më arsye të grumbullohen në KZAZ

13:03 : 07/10/2025

Berisha: Gjykatësi Astrit Kalaja u vra si në një kafene, shteti dështoi ta mbrojë

12:55 : 07/10/2025

Carney takon Trumpin në kërkim të ‘marrëveshjes më të mirë për Kanadanë’

12:52 : 07/10/2025

Kryebashkiaku i New York-ut viziton Shqipërinë, hotelin dhe transportin në vendin tonë e mbulon qeveria

12:51 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com