Një minë është gjetur para pak minutash pranë Portit të Durrësit.
Mësohet se municioni luftarak është gjetur gjatë hapjes së një kanali, afër Portit.
Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe pritet të mbërrijnë ekspertët për të bërë verifikimet e duhura dhe hequr minën.