Policia e Tiranës ka proceduar penalisht disa artistë, aktivistë dhe politikanë pas protestës së zhvilluar pasditen e djeshme për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Mësohet se ka nisur procedimi penal ndaj Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Çlirim Gjata, Fatmir Mediu dhe Arkimed Lushaj (Stresi).
Ata akuzohen për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit:
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.