Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të mbledhë aleatët në orën 09:00.
Mbledhja do zhvillohet në selinë blu dhe vjen pas protestës së Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, ku opozita i shprehu mbështetjen me pjesëmarrjen e tyre. Mendohet që do të jetë pikërisht kjo temë e diskutimit, por edhe Reforma Zgjedhore.
Kujtojmë që opozita nuk mori pjesë në mbledhje e parashikuar për t’u mbajtur dje të Këshillit Politik.