Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjell reagime të shumta nga figurat e njohura shqiptare dhe jo vetëm. Një nga këta ishte edhe modelja e njohur, Adrola Dushi, por përveç mbështetjes ajo u përball edhe me kritika, duke i thënë që ishte duke bërë një qokë si të gjithë miqtë e saj.
Adrola ka vendosur të flasë edhe një herë duke publikuar një foto krah aktorit të madh, Robert Ndrenika. Ajo iu përgjigj edhe paragjyimeve ndaj saj për faktin se është modele, duke thënë që fakti që bën sete fotografike, nuk e bën më pak të ndjeshme.
“Unë kam rrjete sociale me ndjekës dhe zgjedh të postoj nga jeta ime personale ku ju më shikoni të gëzoj e festoj. Fakti që vishem, bëj makijazh apo bëj sete fotografike, nuk më bën më pak të ndjeshme se sa ju. Une jam ajo që postoj dhe mbështes biznese sepse ju ma kërkoni, unë jam dhe ajo që shpesh herë nuk kam anashkaluar fatkeqësitë dhe kam dhënë kontributin tim me aq sa kam patur mundësi. Sot jam ajo që po postoj për një teatër dhe që është një kauzë që me duket më se e drejtë”, ka shkruar ndër të tjerash modelja.