• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Përçarja e grupit të Getoar Selimit/ Agon Amiga: Tradhti dhe ndarje e pabarabartë fitimesh

18:03 : 18/05/2020
në SHOW BIZ

Getoar Selimi dhe Majk nuk flasin me ish-anëtarin e “Babastars”, Agon Amiga. Ai u largua nga grupi asokohe dhe nxori këngën “Oh bir”, që mendohet se ishte diss për ta, shoqëruar edhe me postimet në “InstaStory”.

Asnjë nga djemtë e “Babastars” nuk ka reaguar dhe nuk ka folur për krizën mes tyre, që mund të themi se ka nisur para plot tri vitesh, që në 2017-ën, por mesa duket Agon Amiga e ka thyer akullin nga një shtet tjetër, që s’është Kosova.

Në një intervistë në “Vizion Plus”, Agon Amiga ka folur herë të parë për arsyet e largimit nga grupi “Babastars”, edhe pse në fillim u tha se ishte larguar për shkak të familjes që ka krijuar. Ai është shprehur se tashmë nuk ka më asnjë komunikim me anëtarët e grupit, me të cilët kishte një marrëdhënie të ngushtë prej vitesh dhe se ajo që ka mbetur nga “Babastars” është shumë larg suksesit të dikurshëm.

“Të them të drejtën, nuk kam folur. E kam ndërprerë aty ku e kam ndërprerë. Gjithçka është e kohës. ‘Babastars’ ka qenë një ndër label-at më të mirë të kohës”, është shprehur reperi i njohur. Agoni dhe dhe lideri i “Babastars”, Getoar Selimi, njihen për grupin e tyre shumë të suksesshëm, Tingulli 3nt, për t’u bërë më pas themeluesit e labelit “Babastars”.

Lexo edhe:

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

Kulla që mbulon Zotin me beton

Ky largim i reperit asokohe erdhi pas atij të një tjetër anëtari të njohur, Skivit, të cilët vendosën të vazhdojnë karrierën e tyre solo. Tashmë nga grupi i famshëm kanë ngelur vetëm Majk, Onat dhe Getoar Selimi, si veteranët e “Babastars”, ndërsa Agon Amiga momentalisht jeton në Gjermani dhe shumicën e projekteve muzikore po i punon nga atje.

KRIZA E GJATË E “BABASTARS”, SI E TRADHTUAN GETOARIN

Fillimi i vitit 2019 nisi me përçarjen e djemve repera të grupit më të famshëm nga Kosova, “Babastars”, me lider Getoar Selimin, një rikthim i krizës mes tyre që në fakt kishte nisur në vitin 2017. Në fillim të janarit 2019, ndërkohë që Getoari ndodhej për disa pushime përrallore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshorten, Marina Vjollca, në Prishtinë grupit të tij po i dilte tymi, pasi shokët dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, tashmë ishin shndërruar në armiq të përbetuar.

Ortakët dhe miqtë e besuar në të mirë e në të keq edhe jashtë muzikës po e tradhtonin një nga një, duke deklaruar hapur në media largimin masiv nga “Babastars” dhe duke shpallur fajtor për këtë përçarje pikërisht liderin e tyre.

Skivi e Cozman e zyrtarizuan largimin, teksa Agon Amiga po ashtu shfaqi hatërmbetje. Por dukej se “Babastars” ishte rindërtuar dhe nga studioja postuan një foto ku shiheshin menaxheri Dekorim Sahiti, Getoar Selimi, Majku e Onat. Getoari e postoi këtë moment duke qeshur për t’u dhënë një mesazh “armiqve”, se grupi vazhdonte të ishte në këmbë.

Edhe pse anëtarët numëroheshin me gishtat e një dore, ata dukeshin më të konsoliduar se kurrë. Ndryshimi i fundit i anëtarëve të “Babastars” ndodhi në 2016-ën, vit kur u bënë publikë emrat e anëtarëve të rinj.

Grupi “Babastars” në 2016-ën përbëhej nga menaxherët Dekorim Sahiti & Petrit Kllokoqi, si dhe këngëtarët: Getoar Selimi-Ghetto Geasy (lider), Agon Sylejmani (Agon Amiga), Visar Shala (Skivi), Kastriot Rexha (Majk), Onat Shufta (Onat), Ylber Abdullahu (Cozman).

Aktualisht duket se besniku i vërtetë i Getoar Selimit mbetet Majk, edhe pse emri i tij u përfol i pari për largim nga grupi. Hyrja në krizë e “Babastars” përkoi me martesën e Getoar Selimit me Marina Vjollcën. Sipas kolegëve, përkushtimi i tij ndaj familjes së re dhe udhëtimet e shpeshta me partneren bënë që Getoari t’ia varte grupit, duke i bërë anëtarët të ndiheshin të papërfshirë në produksione apo koncerte.

Madje, në një moment u përfol se ishte Majk ai që do të largohej nga labeli muzikor, por gjërat ndodhën krejt ndryshe. Agon Amiga u largua nga “Babastars”, duke hequr nga lista e rrjeteve sociale edhe Getin. Sipas medias së Kosovës, djemtë e grupit sapo kishin hapur një luftë të gjatë, që po pasohej nga Skivi dhe Cozman.

Ishte fillimisht Cozman ai që shpërtheu me një video në rrjetin social “Instagram”, ku përdori fjalë të rënda ndaj atyre që tashmë janë ish-bashkanëtarë të grupit të tij. Reagime të shumta pasuan në media nga adhurues dhe njohës të skenës e nuk mungoi as reagimi i Dekorim Sahitit, që njihet si menaxheri i “Babastars”, duke thënë se grupi do të mbetet gjithmonë i tillë si është.

Megjithatë, në një postim sqarues në “Instagram”, Skivi u kthye në retrospektivë, duke thënë se themelues të labelit janë ai vetë, Ledri, Geti dhe Agoni, ndërsa më pas është përfshirë edhe Cozman si shok i vjetër i tij dhe i DJ Jungle.

Skivi në reagimin e tij zbuloi problemet që ka pasur grupi dhe se është munduar t’i zgjidhë ato, por që në fakt nuk pati më rrugëdalje tjetër dhe “Babastars” ka mbetur vetëm ligjërisht emër. Sipas tij, askush nuk mund të fliste në emër të labelit si menaxher, pasi prej kohësh ka munguar një i tillë. Nuk kaloi shumë kohë dhe me një postim sqarues u shfaq edhe Cozman.

Ai në sqarimin e tij shfaqej më i matur, ku madje u kërkonte falje përkrahësve të grupit. Cozman sqaronte se ka tentuar t’i zgjidhë dallimet brenda grupit, ndërkaq publikoi edhe të dhënat zyrtare që e shfaqnin atë si një prej aksionerëve të “Babastars”. Mbetet të shihet çka do të ndodhë më tutje me grupin, teksa për momentin ajo që dihet është se Geti, Onat dhe Majk janë anëtarët e mbetur të grupit, pas largimit të Skivit dhe Cozmanit.

E paqartë mbetet ende situata e Agon Amigës, një prej miqve më të vjetër të Getit dhe anëtar i grupit “Tingulli 3nt”, i cili u shkëput pas mosmarrëveshjeve të mëdha me Selimin. Sipas burimeve, ndarja e fitimeve në mënyrë jo të drejtë dhe dhënie e prioriteteve në mënyrë jo të barabartë mes anëtarëve të grupit nga CEO, Getoar Selimi, ka çuar në hatërmbetje e përçarje të grupit.

AKSIONERËT E “BABASTARS” DHE NDARJA E FITIMEVE MARRAMENDËSE

“Babastars” nuk është thjesht një grupim reperash, por një biznes i madh fitimprurës. Ishte pikërisht Cozman ai që publikoi i pari dokumentet zyrtare, ku zbuloheshin të gjitha aksionet.

Drejtor është Getoar Selimi, i cili zotëron dhe pjesën më të madhe të aksioneve, 39 %. Më pas vinin anëtarët e tjerë si; Agon Sylejmani (Agon Amiga) me 22%, Visar Shala (Skivi) me 27%, Ylber Abdullahu (Cozman) me 8%, Asdren Zogaj (Dj Marshall Jungle) me 4%.

Nuk dihet nëse Majk ka blerë aksione për të punuar tani e tutje si ortak i grupit. Investimin dhe fitimet më të mëdha i ka pikërisht Getoar Selimi, i cili si një CEO i “Babastars”, sipas mediave të Kosovës, bën një jetë të vërtetë milioneri.

Sipas të njëjtave burime, lufta mes aksionerëve reperë nisi pikërisht për ambicien e secilit për të fituar më shumë protagonizëm në skenën e muzikës dhe më shumë para. Duket se jeta si i martuar, Getoar Selimit po i prish punë në karrierën si lider i “Babastars”. Albert Krasniqi, ish-menaxheri i tij, i njohur në media si krahu i djathtë i Getoar Selimit, më në fund doli hapur vitin e kaluar se i kishte prishur marrëdhëniet me grupin .

Ai “tradhtoi” Getoarin për t’u bërë grup me krahun kundërshtar, Noizyn. Brenda një viti, që kur Alberti e qëlloi me armë zjarri Noizyn duke e plagosur në këmbë, ata jo vetëm u pajtuan, por u bënë dhe shumë miq. Kujtojmë që Krasniqi dhe reperi Noizy u përfshinë në sherrin masiv mes dy grupeve rivale, “Babastars” dhe “OTR”, më shumë se dy vite më parë në Prishtinë. E tashmë pas karantinës, nuk dihet nëse Getoari do arrijë ta mbajë pjesën tjetër të grupit apo do të dalë solo.

/PanoramaPlus

Lajme të lidhura

BOTA

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Të shtëna me armë në Allias, një i plagosur – Detajet e para

08:50 : 08/06/2025
SPORT

Asani nuk mori sërish asnjë minutë, Silvinjo: E kam diskutuar edhe me lojtarët që…

08:48 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kush ishte në stadium/ Nga Altin Dumani dhe Arben Kraja tek Rike Roçi e Luana Vjollca (FOTOT)

08:46 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

08:28 : 08/06/2025
Para

Shashka në protesë, plagoset një qytetare/ Artistët: Nxirrni nga turma provokuesit

TË GJITHA

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

09:11 : 08/06/2025

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025

Të shtëna me armë në Allias, një i plagosur – Detajet e para

08:50 : 08/06/2025

Asani nuk mori sërish asnjë minutë, Silvinjo: E kam diskutuar edhe me lojtarët që…

08:48 : 08/06/2025

Kush ishte në stadium/ Nga Altin Dumani dhe Arben Kraja tek Rike Roçi e Luana Vjollca (FOTOT)

08:46 : 08/06/2025

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

08:28 : 08/06/2025

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

08:27 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com