• Kontakt
Tuesday, June 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna ndaj biznesmenit libanez, gjykata sekuestro për pronën në Gjirin e Lalzit

15:00 : 22/09/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, Gjykata e Durrësit ka vendosur sekuestro preventive për rreth 42 mijë metra katrorë truall në Gjirin e Lalzit, pjesë e sipërfaqes ku biznesmeni libanez Faad Mitri do të kryente një investim gjigand, por për shkak të konfliktit të pronësisë ai u dhunua barbarisht dhe u plagos nga 3 persona dhe u detyrua të largohet nga Shqipëria.Bëhet fjalë për pasurinë nr. 152/9 dhe nr. 152/10, të cilën gjykata e Durrësit ia ka njohur shtetasit Pal Selçuni. Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime se shtetasi Selçuni e ka fituar pronësinë në bazë të akteve të falsifikuara.

Ky vendim vjen një ditë pasi Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani urdhëroi hetim administrativ edhe për vendimet e Gjykatës së Durrësit.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, rezulton se, gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 457, dt. 25.03.2016, ka vendosur: “Detyrimin e Bashkisë Durrës të njohë paditësin Pal Selçuni, si pronar të sipërfaqes 42.000 m2, si pjesë të pasurisë nr. 152/9; dhe të siperfaqes 3.000 m2, pasuria nr. 152/10. Një kopje e këtij vendimi, pasi të marrë formë të prerë, t’i dërgohet ZRPP Durrës, për të kryer veprimet përkatese…”.

Shtetasi Pal Selçuni ka kërkuar në gjykatën e Durrësit njohjen e pronësisë mbi këtë truall me parashkrim fitues. Në pretendimin e tij, Selçuni e ka bazuar kërkesën e tij në nenin 169 të Kodit Civil, ku parashikohet se “personi që ka poseduar qetësisht e pa ndërprerje, duke u sjellë sikur të ishte pronar për njëzetë vjet në një pronë të paluajtshme, bëhet pronar i saj”.
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet mbi përfitimin e e të drejtës së pronësisë, menjëherë pas plagosjes me mjete të forta të shtetasit Fadi Mitri, i cili nga ana e tij ka një kontratë qeraje me shtetin shqiptar për zhvillimin e pronës së njohur në emër të shtetasit Pal Selçuni. Prokuroria e Durrësit nisi këtë hetim, menjëherë pasi Policia e Shtetit referoi në Prokurorinë e Tiranës materialin mbi kryerjen e veprës penale “Plagosje e lehtë me dashje”, në dëm të shtetasit Fadi Mitri. Nga materialet paraprake të referuara në Prokurorinë e Tiranës, dyshohet se goditja ndaj biznesmenit Mitri është kryer për shkak të një sipërfaqe toke, e cila i është dhënë në përdorim kompanisë së administruar prej tij, “Omnix Albania” shpk. Po në këtë sipërfaqe, ka pretendime mbi pronësinë familja e shtetasit Pal Selçuni, banues në Draç të Ishmit, në Durrës.
Për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit ka nisur veprimet hetimore mbi regjimin e pronës në zonën e Draçit, në Ishëm të Durrësit, e cila dyshohet se ka shërbyer si shkak për goditjen e biznesmenit Fadi Mitri.
Në bazë të akteve të administruara deri në këtë fazë, janë krijuar dyshime të arsyeshme se, në procesin gjyqësor për njohjen e pronës, pala paditëse (P. Selçuni) ka paraqitur dokumenta të fallsifikuara për të provuar posedimin “e pandërprerë dhe të qetë të kësaj prone për një afat prej njëzet vjetësh”.
Nga aktet e administruara, rezulton se shtetasi Pal Selçuni, në vitin 2011, ka pasur një konflikt fizik me disa shtetas të tjerë, në pronë kufitare për pronësinë mbi terrenin objekt shqyrtimi gjyqësor. Të dyja palët e përfshira në konflikt në atë kohë kanë bërë kallëzim. Prokuroria e Durrësit ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për shkak se “dëmet nuk kanë qenë të konsiderueshme për t’u klasifikuar si vepër penale, sipas nenit 150 te K. Penal, por palët mund të paraqesin padi civile për shpërblim dëmi”.
Po ashtu, rezulton se në vitin 2014, shtetasi Pal Selçuni ka bërë një padi për pushtim toke kundër shtetasit libanezo-amerikan, Fadi Mitri, administrator i kompanise “Omnix Albania”. Edhe në atë kohë, Prokuroria e Durrësit vendosi mosfillimin e procedimit penal, për shkak se “Omnix Albania”, shpk, ka një kontratë qeraje me shtetin shqiptar për shfrytëzimin e kësaj sipërfaqeje toke.

Për të paktën këto dy raste, Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshime të arsyeshme se, në procesin gjyqësor civil për njohjen e pronës, paditësi Pal Selçuni ka paraqitur dokumenta të fallsifikuara, duke pretenduar se e ka poseduar pronën pa shqetësim për një periudhë 20-vjeçare.

Lexo edhe:

Zbulohen 3679 bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit të njohur

Në këtë gjykim kanë qenë si palë ndërgjyqëse Bashkia Durrës dhe Avokatura e Shtetit. Rezulton se në seancën përfundimtare kanë munguar Bashkia e Durrësit dhe Avokatura e Shtetit. Në këto kushte, ku palët e interesuara nuk kanë ngritur pretendime (për shkak të mungesës së tyre), gjykata e Durrësit, me vendimin nr. 457, datë 25. 03. 2016, ka vendosur të njohë shtetasin Pal Selçuni si pronar të pronës, objekt shqyrtimi. Gjithashtu, rezulton se kundër këtij vendimi nuk është bërë ankim nga palët ndërgjyqëse dhe vendimi ka marrë formë të prerë më datë 19.04.2016.

Në veprimet e mëtejshme hetimore, Prokuroria e Durrësit do të shqyrtojë arsyet e mungesës së palëve ndërgjyqëse dhe mungesën e ankimit mbi vendimin e njohjes së pronës në emër të shtetasit Selçuni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohen 3679 bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

11:13 : 24/06/2025
AKTUALITET

Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit të njohur

11:09 : 24/06/2025
AKTUALITET

Propozimi për ndryshimin e ligjit për investimet e huaja, Tabaku: Arnim i rrezikshëm

11:05 : 24/06/2025
AKTUALITET

Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Përrenjas

11:05 : 24/06/2025
AKTUALITET

Ministria e Arsimit dështon sërish! Publikohet online teza e provimit të Biologjisë dhe Ekonomisë

10:49 : 24/06/2025
AKTUALITET

Reagojnë muxhahedinët e Manzës: Kërkojmë demokraci, populli i Iranit ta rrëzojë vetë Khamenein

10:49 : 24/06/2025
Para

Riciklimi e mbetjeve, Bare: I kemi kapacitetet. Tabaku: Jeni pa moral

TË GJITHA

Zbulohen 3679 bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

11:13 : 24/06/2025

Ankorohet në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit të njohur

11:09 : 24/06/2025

Propozimi për ndryshimin e ligjit për investimet e huaja, Tabaku: Arnim i rrezikshëm

11:05 : 24/06/2025

Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Përrenjas

11:05 : 24/06/2025

Ministria e Arsimit dështon sërish! Publikohet online teza e provimit të Biologjisë dhe Ekonomisë

10:49 : 24/06/2025

Reagojnë muxhahedinët e Manzës: Kërkojmë demokraci, populli i Iranit ta rrëzojë vetë Khamenein

10:49 : 24/06/2025

Këmbimi valutor 24 qershor/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera

10:49 : 24/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com