• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuza e Shoqatës së Bashkive: Qeveria nuk jep fonde për Bashkitë e djathta

20:50 : 21/09/2016
në AKTUALITET, EKONOMI

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, zhvilloi ditën e sotme një mbledhje vetëm me krerët e bashkive të djathta në vend për të diskutuar për mungesën e fondeve nga qeveria.

Pas mbledhjes së zhvilluar në Vorë, kryetarja e shoqatës, Voltana Ademi akuzoi qeverinë se nuk jep fonde për bashkitë e djathta dhe duke marrë si shembull Shkodrën, Ademi tha se bashkia që ajo drejton nuk ka marrë asnjë fond për projektet e saj.

Njoftimi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë:

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë kundërshton në vazhdimësi politikat dhe qëndrimet e qeverisë qendrore ndaj pushtetit vendor në tërësi dhe bashkive të djathta në veçanti.

Ky qëndrim u konsolidua në mbledhjen e Komitetit të Drejtues mbajtur sot më 21 shtator 2016 me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive anëtare.

Lexo edhe:

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

Diskriminimi vazhdon në mënyrë të pandryshueshme me përzgjedhjen e projekteve të investimeve nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, mekanizëm i kontrolluar nga qeveria, i cili në mbledhjen e tij të shtatë të datës 19 shtator tregoi dhe njëherë se këto fonde ndahen tërësisht mbi kritere politike dhe jo teknike apo nevojave të bashkive. Ndërkohë që bashkitë e majta kanë përfituar tashmë nga 4-5 projekte në një thirrje, bashkitë e djathta që kanë dorëzuar 4-5 projekt-propozime nuk kanë përfituar asnjë dhe nuk marrin ansje pergjigje për statusin e projekteve te tyre.

Në takim gjithashtu u nenvizuan çështje të tjera të hasura në të gjitha bashkitë dhe që kërkojnë vëmendje të menjëhershme si përshpejtimi në praktikë i ushtrimit të funksioneve të reja ku veçojmë kopshtet dhe çerdhet, sistemi i kanalizimeve dhe kullimit, zjarrëfikset, por dhe funksione si administrimi i pyjeve dhe kullotave, ujësjellësat , etj.

Këto çështje lidhen drejtpërdrejt me zbatimin efikas dhe në kohë të reformës administrative dhe legjislacionit të miratuar në kuadër të saj. Vazhdon të ketë jo vetëm pengesa dhe vonesa të zbatimit të legjislacionit por dhe mungesa të akteve nënligjore që do të plotësonin kuadrin e plotë të reformës.

Më konkretisht, nga transferimi i punonjësve të arsimit parashkollor (kopshtet e fëmijëve), edukatorë dhe punonjës në Qendrat Kulturore të Fëmijëve, shërbimeve mbështetëse në arsimin bazë, arsimin 9-vjeçar problem mbetet mungesa e fondeve të plota për pagat dhe sigurimet shoqërore për personelin e transferuar, fonde të pa akorduara akoma. Bashkitë janë përballur me vonesën e shkaktuar në transferimin e këtij funksioni, për shkak të vendimarrjes dhe nxjerrjes me shumë vonesë të akteve normative dhe udhëzimeve përkatëse për transferimin në pronësi të aseteve dhe invetarëve. (VKM nr. 366, datë 13.05.2016).

Deri në fund të muajit qershor 2016 (VKM 433 8.06/2016), nuk ka patur asnjë akt normativ apo ligjor për administrimin e pyjeve. Kjo ka sjellë problematika përsa i përket ushtrimit të funksioneve të kontrollit, vrojtimit dhe menaxhimit të pyjeve për nevoja tek të gjitha Bashkitë.

Në transfertën specifike të vitit 2016, janë transferuar fondet minimale për rrugët rurale. Këto fonde janë tërësisht të pa mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor rural. Gjendja e rrugëve është mjaft e keqe dhe fondet minimale, shpesh as sa një e treta e fondeve që përfitonin këto territore, sot nuk janë në dispozicion të Bashkive.

Njëkohësisht, fondet specifike të akorduara vetëm për paga dhe sigurime shoqërore për personel të reduktuar, pa u shoqëruar me investime janë të mjaftueshme, për të mos thënë që nuk plotësojnë nevojën që Bashkitë kanë.

Bashkitë, në zbatim të VKM-se nr 63, datë 27.01.2016 “ Për riorganizimin e operatorëve që ofrojnë shërbimin me ujë” kanë ngritur grupet e punës për marrjen në dorëzim të aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese të Ujësjellësave. Por, procesi i transferimit të ujësjellësave akoma nuk ka përfunduar. Në shumë Bashki ky proces edhe pas një viti është gjysmak, i pa përfunduar, i pa koordinuar, i pa kontrolluar. Duke qenë i tillë ka sjellë problematika të mosfurnizimit me ujë të pijshëm, keqpërdorim të aseteve publike, vjedhje apo zëvendesim arbitrar dhe të pa kontrolluar. Vonesat kanë përballuar administratat e bashkive të reja me popullatën duke krijuar kaos dhe shpesh situata që janë zgjidhur në emergjencë, por aspak në kushte normale pune.

Për gjithë këtë problematikë, Kryetarët e bashkive parashtrojnë sugjerimet dhe kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë.

Nga veprimtaria e deritanishme me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, kryetarët vazhdojnë të jenë të bindur se ky mekanizëm nuk duhet të ekzistojë më bazuar dhe në absurditetin që ky mekanizëm mbart, ku bashkitë konkurrojnë për fonde për funksionet e tyre. Shuma e akorduar në këtë Fond duhet tu shpërndahet direkt 61 bashkive në totalin e granteve të pakushtëzuara duke filluar nga viti 2017.

Garantimin e mbështetjes së nevojshme financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara pas reformës administrativo-territoriale në respekt të parimit të mjaftueshmërisë financiare sanksionuar në Kushtetutë dhe Ligjin 139/2015.

Ndarjen e transfertave dhe fondeve për investime, bazuar në kritere objektive dhe renditjen prioritare të nevojave të Bashkive, bazuar në kushtet ekonomike, në nevojat e infrastrukturës, per nje zhvillim të integruar duke respektuar kriteret ligjore të shperndarjes së burimeve financiare mes njësive të vetëqeverisjes vendore;

Marrjen menjëherë të masave të nevojshme që Bashkitë, Njësi të qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi, të funksionojnë normalisht, sipas ligjit, duke shlyer detyrimet e mbartura nga ish njesitë administrative (ish komunat), për të garantuar kryerjen e shërbimeve bazë publike për popullatën përkatëse për periudhën tranzitore;

Konsultimin me Bashkitë për sa i përket analizimit të mjaftueshmërisë dhe stabilitetit të burimeve financiare të tyre për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në Ligjin Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Dhe pse ka pasur përpjekje, ende nuk është finalizuar puna për hartimin dhe miratimin e Ligjit “Për financat vendore”, i cili do t’i jepte zgjidhje shumë problemeve të sistemit të financimit të qeverisjes vendore.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

17:26 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025
SPORT

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025
BOTA

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025
AKTUALITET

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025
AKTUALITET

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025
Para

Fiks Fare: Ja si riciklohet akullorja, rrezik serioz për helmim

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

17:26 : 15/05/2025

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

16:53 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com