• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

“The Economist”: Vuçiç, miku serb i Edi Ramës

18:03 : 20/09/2016
në RAJONI

Aleksandar Vuçiç nuk është ai lloj njeriu që i druhet ndryshimit të mendimit. Më 2005, kur serbët ishin të frustruar se Britania kishte marrë pjesë në luftën e NATO-s në Kosovë, ai ishte një prej redaktorëve të librit të titulluar “English Gay Fart Tony Blair” (“Pederasti pordhac anglez, Tony Blair”). Vitin që shkoi ai e angazhoi ish-kryeministrin britanik si këshilltar të Qeverisë serbe.

Kohët ndryshojnë, shpjegon zoti Vuçiç. Gjatë luftës së Kosovës, ai kishte shërbyer si ministër i propagandës së Slobodan Milosheviçit, liderit të Serbisë në kohën e luftës dhe spastrimit etnik. Por, që nga viti 2014, Vuçiç, 46-vjeçar, është kryeministër. Qëllimi kryesor strategjik i tij tani është të sigurojë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian – duke ruajtur marrëdhëniet e mira me Rusinë, thekson ai.

Vuçiç e pranon se disa njerëz e konsiderojnë “djalë të keq”. Shumica prej tyre janë të huaj, por ka edhe shumë serbë. Kritikët e quajnë autoritar që u është dorëzuar atyre që janë besnikë të fjalës së tij. Ka prej atyre që e konsiderojnë ultranacionalist të tërbuar. Ai mendon se kjo qasje reflekton pakënaqësi. “Ata po jetojnë në vitet nëntëdhjetë”.

Vuçiçit padyshim se i ka ardhur dita. Në fillim të vitit ai mbajti zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se dëshironte të konfirmonte mandatin e tij për të ndjekur politikën e integrimit në BE. Koalicioni i tij fitoi me shumicë modeste.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, e vizitoi në gusht Beogradin. Dmitri Medvedev, kryeministër i Rusisë, pritet ta vizitojë në pjesën e mbetur të vitit. Krerët perëndimorë i referohen Vuçiçit, me fjalët e Sebastian Kurzit, ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë, si “spirancë e stabilitetit” në rajon.

Lexo edhe:

Aksioni i IKMT/ Banorët e Thethit ngrihen në protestë, bllokojnë urën që të çon në fshat

Dyshohet se është vrarë, zbardhet EMRI i të riut që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

Ky vlerësim reflekton pjesërisht ekonominë e përmirësuar të Serbisë. Menjëherë pas ardhjes në pushtet, Vuçiç zbatoi masa të ashpra dhe negocioi një kredi prej 1,2 miliardë dollarësh me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Pas disa vitesh me tkurrje ekonomike, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Serbisë shënoi rritje prej 0,5 për qind në 2015 dhe pritet të rritet deri në 1,8 për qind sivjet. Por, shumica e suksesit vjen për shkak të qëndrimit diplomatik proevropian të Serbisë.

Më 2015, në kohën e krizës së refugjatëve, Vuçiç ishte një prej krerëve të paktë që ofroi përkrahje të parezervë për politikën e Angela Merkelit të Gjermanisë, njëherësh duke kritikuar disa prej fqinjëve të tij në Europën Qendrore.

Kundërshtarët e Vuçiçit janë të zemëruar për shkak të imazhit të mirë të tij jashtë vendit. Ata e cilësojnë si autokrat të paskrupullt që qeveris me mesazhe telefonike dhe e mbush kabinetin me besnikë politikë të autoritetit të tij. “Është si puna e performancës teatrale me një aktor”, thekson një burim që kishte punuar me të.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme e përshkruan stafin si një tufë “miqsh, kurtizanesh dhe kushërinjsh”, që nuk kanë kualifikimet e nevojshme: “Është koha për nepotizëm”.

Të tjerët e përshkruajnë si një soj edhe më të errët autoritarizmi. Sasha Jankoviç, ombudsperson i Serbisë, thekson se shteti është reduktuar në një person të vetëm. Kryeministri, thekson ai, përzihet në punët e policisë, drejtësisë, shërbimit sekret dhe në shumicën e institucioneve të rëndësishme të vendit.

Pasi kishte hetuar një rast keqpërdorimesh përfshirë edhe vëllain e kryeministrit, dosjet e policisë lidhur me vetëvrasjen e një miku më 1993 i ishin dorëzuar një ministri, thekson Jankoviç. Dosja i ishte dorëzuar pastaj shtypit; disa raporte pretendonin se vetë zoti Jankoviç ishte vrasësi. Ai thekson se policia i ka thënë se ishte urdhëruar që dosja t’u dorëzohej eprorëve të tyre.

Vuçiçi entuaziast nuk ia var këtyre akuzave, duke theksuar se vijnë prej smirës së kundërshtarëve. Shqetësimi i tij është stabiliteti dhe zhvillimi rajonal, dhe shqetësimi për rrezik të konfliktit të ri në Bosnjë, thekson ai. Njëherësh, prioritet e ka anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ai përballet me sfida të shumta.

Në atmosferën pas daljes së Britanisë nga BE, unioni nuk ka gatishmëri për zgjerim. Dhe Kroacia kërcënon të bllokojë anëtarësimin serb derisa Beogradi të mos heqë dorë prej ndjekjes penale të veteranëve kroatë të dyshuar për krime lufte.

Por Vuçiç e ka demonstruar se ka talent të jashtëzakonshëm për ta bërë njeriun e kthesës së madhe.

Në tetor ai do të jetë mikpritës i takimit me Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Takimi mbahet në Nish. Serbët e shohin tradicionalisht si armik. Zyrtarë nga Kosova, që shpalli pavarësinë prej Serbisë më 2008, do të marrin gjithashtu pjesë në takim.

“98 për qind e serbëve e urrejnë këtë”, thekson Vuçiç me ton gazmor. Prapëseprapë, shqiptarët dhe serbët janë popujt më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të bashkëpunojnë. “Mendoj se është e rëndësishme”. Nëse serbët nuk e pëlqejnë këtë, mund të më heqin qafe, thekson ai. Por kjo nuk duket se do të ndodhë. /Express/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksioni i IKMT/ Banorët e Thethit ngrihen në protestë, bllokojnë urën që të çon në fshat

09:25 : 09/07/2025
AKTUALITET

Dyshohet se është vrarë, zbardhet EMRI i të riut që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

09:16 : 09/07/2025
AKTUALITET

Ish-drejtori i Twitter lançon aplikacion për mesazhe pa internet dhe të koduara

09:12 : 09/07/2025
RAJONI

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

09:01 : 09/07/2025
BOTA

E paprecedentë/ Delegacioni i diplomatëve europianë dëbohet nga Libia

09:00 : 09/07/2025
AKTUALITET

Shpëtoi turistët në Shkodër, por u mbyt vetë! Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

08:41 : 09/07/2025
Para

Diferenca mes Barak Obamës dhe Donald Trump në një foto

TË GJITHA

Aksioni i IKMT/ Banorët e Thethit ngrihen në protestë, bllokojnë urën që të çon në fshat

09:25 : 09/07/2025

Dyshohet se është vrarë, zbardhet EMRI i të riut që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

09:16 : 09/07/2025

Ish-drejtori i Twitter lançon aplikacion për mesazhe pa internet dhe të koduara

09:12 : 09/07/2025

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

09:01 : 09/07/2025

E paprecedentë/ Delegacioni i diplomatëve europianë dëbohet nga Libia

09:00 : 09/07/2025

Shpëtoi turistët në Shkodër, por u mbyt vetë! Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

08:41 : 09/07/2025

Gjendet pa shenja jete një 23-vjeçar në Mat, dyshohet se është vrarë

08:39 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com