• Kontakt
Tuesday, June 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalimi i TK në pronësi të bashkisë/ Vetëvendosja: Vazhdon tentativa për të shembur trashëgiminë

16:48 : 10/05/2020
në AKTUALITET, KULTURE, POLITIKE

“Tentativa e radhës për ta shembur.” Kështu e konsideron Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri vendimin e qeverisë për t’a kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të bashkisë së Tiranës.

Sipas VV-së, pas vendimit të “Europa Nostrës” e cila e futi Teatrin Kombëtar në listën e 7 objekteve më të rrezikura dhe qëndresë dyvjeçare të qytetarëve, nuk ka mbetur asnjë argument për ta shembur.

Vetëvendosja shprehet se do vazhdojë ta kundërshtojë shembjen e Teatrit Kombëtar dhe bën thirrje për fillimin e projektit të restaurimit të ansamblit ekzistues.

Reagimi i plotë:

Nga Qeveria te Bashkia vazhdon tentativa për të shembur trashëgiminë

Lexo edhe:

Tërmeti/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura

Izraeli konfirmon armëpushimin me Iranin: Arritëm objektivin tonë strategjik

Vendimi i fundit i Qeverisë për t’ia kaluar Teatrin Kombëtar Bashkisë së Tiranës, është tenativa e radhës për ta shembur Teatrin ekzistues. Askush nuk është kundër ndërtimit të një teatri të ri në një vend tjetër, por tentiva për shembje tashmë është diskredituar. Teatri Kombëtar ekzistues, jo më larg se një muaj më parë, u përfshi zyrtarisht në programin e “7-të Vendndodhjeve më të Rrezikuara” të Trashëgimisë Kulturore në Evropë, shpallur nga organizata pan-evropiane “Europa Nostra”.

Ndryshe nga 6 vendndodhjet e tjera të trashëgimisë të përzgjedhura nga “Europa Nostra”, Teatrit Kombëtar rrezikohet pikërisht nga që autoritetet në Shqipëri duan ta shembin. “Europa Nostra” është deklaruar publikisht duke shpjeguar “shqetësimin e sinqertë përsa i përket vendimit për të zëvendësuar kompleksin e Teatrit me një ndërtesë të re bashkëkohore”. Organizata “Europa Nostra” nënvizoi vlerat e spikatura kulturore dhe arkitektonike të kompleksit të Teatrit Kombëtar, por edhe qëndresën dyvjeçare të qytetarëve për ta mbrojtur Teatrin. Pas këtij vendimi krijohen të gjitha mundësitë për restaurimin e ansamblit arkitektonik të Teatrit Kombëtar, dhe jo shembja e tij për të ndërtuar një tjetër në të njëjtin truall.

Pas qëndresës së gjatë të qytetarëve dhe shoqërisë civile në mbrojtje të Teatrit, pas vendimit të “Europa Nostra” për t’ia njohur vlerat Teatrit Kombëtar edhe ndërkombtarisht dhe marrë parasysh që ky rast është çuar në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka mbetur asnjë argument për ta shembur Teatrin Kombëtar, i cili i ka rezistuar edhe çdo tërmeti. Deklaratat e pëfaqësuesëve të autoriteteve që thonë se një teatër i ri do ndërtohet me fonde publike dhe jo më me private, nuk e zgjidh as për së afërmi problemin. Problemi nuk ka qenë vetëm se projekti i mëhershëm synonte ta shembte TK përmes një PPP-je abuzive me kompaninë “Fusha”, problemi kryesor ka qenë vetë shembja. Me fonde private, apo me fonde publike, shembja e Teatrit Kombëtar është e papranueshme.

Vlerat e këtij ansambli arkitekturor shqiptarët i njihnin edhe para vendimit të “Europa Nostra”, prandaj ka qenë dhe mbetet ofenduese që përfaqësues të autoriteteve në Shqipëri të vazhdojnë t’i referohen këtij objekti të trashëgimisë kulturore me terma të cekët e zhvlerësues, që më shumë se për Teatrin flasin për vetë përfaqësuesit. Vlerat e ansamblit arkitekturor të Teatrit Kombëtar janë tashmë të njohura edhe në nivel ndërkombëtar, si trashëgimi e përbashkët evropiane. Zëri më kompetent evropian i vlerësimit të Trashëgimisë Kulturore njohu dhe mori në patronazh tashmë vlerat e ansamblit arkitekturor të “Teatrit Kombëtar” si pasuri kulturore evropiane e padiskutueshme.

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e kanë kundërshtuar prej fillimit planin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe do të vazhdojmë ta kundërshtojmë. Kërkojmë me ngulm fillimin e projektit të restaurimit të ansamblit ekzistues të Teatrit Kombëtar. Çdo tentativë tjetër për shembjen e Teatrit përbën shkelje të rëndë në formë krimi. Restaurimi ka qenë dhe mbetet e vetmja zgjidhje e drejtë në mbrotje të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tërmeti/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura

08:51 : 24/06/2025
BOTA

Izraeli konfirmon armëpushimin me Iranin: Arritëm objektivin tonë strategjik

08:42 : 24/06/2025
BOTA

Turqia goditet nga një tërmet i fortë, ja sa ishte magnituda

08:40 : 24/06/2025
AKTUALITET

“Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

08:28 : 24/06/2025
BOTA

Afati kohor i Trump/ Si do realizohet armëpushimi i propozuar Iran-Izrael

08:28 : 24/06/2025
AKTUALITET

Matura Shtetërore/ Mbahet sot provimi për lëndët me zgjedhje, i fundit për këtë vit

08:15 : 24/06/2025
Para

La Liga konfirmon pesë raste pozitive me COVID-19, ja si do të procedohet në vijim

TË GJITHA

Tërmeti/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura

08:51 : 24/06/2025

Izraeli konfirmon armëpushimin me Iranin: Arritëm objektivin tonë strategjik

08:42 : 24/06/2025

Turqia goditet nga një tërmet i fortë, ja sa ishte magnituda

08:40 : 24/06/2025

“Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

08:28 : 24/06/2025

Afati kohor i Trump/ Si do realizohet armëpushimi i propozuar Iran-Izrael

08:28 : 24/06/2025

Matura Shtetërore/ Mbahet sot provimi për lëndët me zgjedhje, i fundit për këtë vit

08:15 : 24/06/2025

Kosova ende pa Kuvend e Qeveri, rrezikohen edhe 90 milionë euro të Bankës Botërore

08:07 : 24/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com