• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Realitetet e reja gjeopolitike

19:58 : 08/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Ka shumë parashikime që variojnë nga ato më alarmantet që flasin për një ndryshim rendi botëror (për shembull një shkrim i shumë-cituar i Kisingerit pak javë më parë) te ata që thonë që asgjë esenciale nuk do të ndryshojë, përpos pak më tepër ankth dhe pesimizëm, me pak fjalë më keq se aktualisht sikundër predikonte së fundmi shkrimtari kontravers francez Houellebecq. Nga ana tjetër, ka pak zëra apo ndonjë periferik që sheh ndonjë të mirë në këtë punë, me një perspektivë të zymtë ekonomike që mund të zgjasë edhe dy apo tre vitet e ardhshme dhe ku vetëm brenda këtij viti në perspektivën më optimiste mund të humbin rreth 50 milionë vende pune në botë, të ketë recesione madje dyshifrore si në rastin e Britanisë së Madhe dhe recesione në nivelet 5-7 përqind (të ngjashme me 1997-ën) për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fakt kur flasim për kohën historike përgjithësimet mund të jenë të varfëra, aq më tepër që ndryshimet sot ndodhin me mjavë e  muaj, ndryshe nga një shekull më parë që ndodhnin me dekada e vite apo mijëvjecarë më parë kur duheshin shpesh shekuj për t’u ndjerë ndryshimet në jetën shoqërore, ekonomike dhe kulturore apo format e organizimit politik. Është ende mjaft herët të flitet nëse do vazhdojmë të kemi mbizotërim të Pax Americana apo një Pax Sinica me Kinën si përfituesin e madh të krizës që shkaktoi vetë (me apo pa dashje është ende objekt diskutimi dhe investigimi). Por të tjerë kanë paralajmëruar prej kohësh ose së fundmi (të nxitur nga pandemia e Covid 19) se bota mund të kthehet lehtësisht dhe në jo-polare apo uni-shumë-polare me Shtetet e Bashkuara që do të vazhdojnë të jenë në mos “kryepolici” i botës të paktën primus inter partes.

Nga ana tjetër, format klasike të “Balancës së Fuqive” në një botë shumë-polare të mirëfilltë, nuk është se funksionojnë në botën e sotme pasi kemi rajonë që nga ana gjeostrategjike kanë interes ku e ku më të madh se pjesët e tjera si Azia Juglindore ku kemi një përqëndrim të jashtëzakonshëm të rreth gjysmës së demografisë së botës, një pjese të jashtëzakonshme të prodhimit të përgjithshëm bruto botëror apo fakti që janë disa fuqi bërthamore bashkë të cilat kontestojnë njëra-tjetrën për dominime territoresh, kanë përplasje të forta gjeopolitike apo gjeoekonomike dhe në ndonjë rast edhe gjeokulturore. Pra mund të flitet  për maksimumi tentativa për hegjemonitet rajonal (si rasti i Kinës) pasi tentativat për të qenë superfuqi botërore ende nuk janë përkthyer në realitete të mundshme.

Ajo që dimë në këtë stad, është që bota do jetë më tepër anarkike, sic paralajmëronte me të drejtë Kevin Rudd në një artikull së fundmi në Foreign Affairs, me një Kinë që ka një borxh mbi 300 përqind, me një Amerikë që ka në horizont një vit të vështirë përsa i përket bilancit me Covid-19, rritjen e papunësisë në nivele alarmante dhe zgjedhjet presidenciale që ofrojnë një përplasje jo vetëm programesh si në një vit të zakonshëm elektoral por edhe vizionesh të ndryshme për një Amerikë më të fortë por edhe më unilaterale apo për një Amerikë më multilaterale, me theks më të fortë në politikat e saj globale etj.

Lexo edhe:

Ky është shansi i fundit edhe për Lulzim Bashën

A është Edi Rama një SOLIPSIST?

Pa qenë nevoja as të bëjmë Kasandrën, por as të shpërfillim krizën aktuale si dicka lehtësisht e kalueshme në një botë të mësuar me kriza ciklike, qofshin këto ekonomike apo politike, mund të themi se në të ardhmen e afërt mund të shohim një Bashkim Europian më të fortë, pavarësisht daljes së Britanisë së Madhe, me proceset e thellimit dhe zgjerimit që mund të fitojnë një mardh tjetër por edhe një rol më me peshë në arenën globale. Në lidhje me SHBA-në mund të kemi një partneritet të ripërtërirë strategjik, vencarisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët, kryesisht edhe për shkak të NATOs dhe kjo mund të ndihmojë dhe në gjetjen e gjuhës së përbashkët përsa i përket marrëdhënieve të brishta tregtare, por natyrisht me më tepër autonomi në vendim-marrjet respektive sesa në vitet pas luftës së dytë botërore deri në fillimet e shekullit të 21.

Kina do ketë një rol më të tkurrur, si rezultat se shumë shtete do fillojnë do pavarësojnë politikat e tyre ekonomike nga Pekini, ose do të reduktojnë tregtinë me të si rezultat i një kombinimi të presionit të fuqive perëndimore, presionit të fortë kinez (përmes politikave të shantazhimit përmes borxhit) apo frikërave për përgjime (rasti i Haëeit), ose për shkak të një imazhi që Kina me dashje apo pa dashje përftoi në vigjilje të shpërthimit të pëndemisë.

Etiketa: #opinion#boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ky është shansi i fundit edhe për Lulzim Bashën

19:44 : 17/05/2020
BOLD BLOG

A është Edi Rama një SOLIPSIST?

17:33 : 03/05/2020
BOLD BLOG

Kosova mes Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit

18:20 : 02/05/2020
KRYESORE

Në vende të varfra si yni, diktatorët rrëzohen nga krizat

20:23 : 25/04/2020
BOLD BLOG

Unë do dal nesër!

23:42 : 24/04/2020
AKTUALITET

Covid-19 – Këmbanë alarmi për NATO-n dhe sigurinë kombëtare

19:03 : 21/04/2020
Para

Caktohet data, ja kur do të rihapen kopshtet dhe çerdhet

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com