• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Ambasadori i SHBA: Rusia të heqë dorë nga keqinterpretimi i historisë

10:00 : 07/05/2020
në Lajmet e Dites

Përfaqësuesi i SHBA pranë OSBE-së në Vjenë i bëri thirrje Rusisë të heqë dorë nga keqinterpretimet e historisë që lidhen me Luftën e Dytë Botërore dhe tha se historia duhet regjistruar dhe kujtuar në tërësinë e saj.

Ambasadori James S. Gilmore III komentoi të enjten me rastin e 75-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. SHBA, tha ambasadori, kujtojnë pjesëmarrjen dhe humbjet e tyre në njerëz gjatë atij konflikti të madh, krahas aleatëve, duke përfshirë Rusinë e asaj kohe.

“Duke kujtuar historinë e plotë të Luftës së Dytë Botërore, – tha ambasadori Gilmore, – ne nuk mund të harrojmë se për shumë popuj në Evropën Qendrore dhe Lindore, fundi i shtypjes naziste u zëvendësua nga imponimi ose ri-imponimi, kundër vullnetit të tyre, i shtypjes komuniste. Për ta, bekimet e plota të lirisë, që Evropa Perëndimore i festoi në vitin 1945, erdhën vetëm në vitin 1989, 1990, ose më vonë.”

Ai tha se ndërsa ushtria dhe popullsia civile e Bashkimit Sovjetik bënë sakrifica të jashtëzakonshme për të mposhtur nazistët, nuk duhet harruar se Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939, kur Stalini dhe Hitleri arritën marrëveshjen që e ndau Evropën Lindore në zonat e kontrolluara nga sovjetikët dhe nazistët.

Për shumë vende të Evropës, tha ambasadori Gilmore, viti 1945 shënoi jo kthimin në liri, por fillimin e gati 50 viteve të shtypjes nga Bashkimi Sovjetik.

Lexo edhe:

No Content Available

“Ne, tha ambasadori i SHBA, i bëjmë thirrje Rusisë të heqë dorë nga pretendimet e ekzagjeruara të bazuara mbi keqinterpretimin e qëllimshëm të historisë.”

Ai tha se SHBA qëndrojnë në solidaritet me partnerët evropianë kundër falsifikimit të historisë nga Rusia./VOA/

Etiketa: Ambasadori i SHBA

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Tragjike në Berat/ Vdesin tre persona, pasi mbetën të bllokuar në pus (EMRAT)

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/09/2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams, tërhiqet nga gara për mandat të dytë

22:53 : 28/09/2025

Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse

22:30 : 28/09/2025

FOTO/ Ushtria izraelite shkatërron një ndërtesë të lartë në Gaza

22:10 : 28/09/2025

Gjenerali serb Pavkoviç i dënuar për krime lufte në Kosovë lirohet nga burgu

21:50 : 28/09/2025

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

21:28 : 28/09/2025

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com