• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Harrohet” zgjerimi, koronavirusi mbizotëron Samitin e Zagrebit

14:59 : 06/05/2020
në BOTA

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor mban sot video-konferencë në ditën kur ishte planifikuar të mbahej Samiti i Zagrebit.

Për shkak të pamundësisë së takimit në kryeqytetin kroat, si pasojë e pandemisë, ky samit do të zhvillohet në mënyrë virtuale, përmes paraqitjeve të liderëve nga shtetet e tyre ndërsa diskutimin do e koordinojë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Për të kënaqur kërkesat e të gjithë pjesëmarrësve dhe duke pasur parasysh se edhe Kosova merr pjesë në këtë konferencë, sipas burimeve të BE-së është rënë dakord që para folësve dhe në prapavijë të tyre të mos ketë simbole shtetërore.

Disa vende të cilat nuk e kanë njohur Kosovën kanë insistuar në këtë në mënyrë që të gjithë të marrin pjesë. Nga Kosova në konferencë merr pjesë presidenti, Hashim Thaçi.

Lexo edhe:

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

Për të njëjtin shkak edhe në dokumentin e “Deklaratës së Zagrebit”, i cili do të miratohet nga liderët në këtë konferencë, nuk do të përmenden “shtetet” e rajonit por vetëm “partnerët”.

Shumë zyrtarë të lartë të BE-së e kanë quajtur zhvillimin e kësaj konference si zhvillim të rëndësishëm e madje edhe historik. Pikërisht për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi, vlerësojnë ata, është e rëndësishme të konfirmohet se BE-ja kujdeset edhe për rajonin e Ballkanit perëndimor.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrel, ka thënë se “virusi është imponuar si pjesëmarrës pa ftesë dhe i pa paralajmëruar në samit”.

Një vend të veçantë edhe në deklaratën përfundimtare të kësaj konference do ta ketë edhe bashkëpunimi në përballje me pandeminë dhe me pasojat e saj.

Bashkimi Evropian do të diskutojë për mbi 3.3 miliardë euro që janë mobilizuar për ndihmë ndaj vendeve të rajonit nga ana e Komisionit Evropian.

Kjo ndihmë, mendojnë në BE, shkon përtej çfarëdo ndihme që kanë dhënë vendet tjera dhe duhet të njihet edhe publikisht. Kjo referencë është porosi e qartë se BE-ja nuk e ka parë si veprim të duhur ekzagjerimin e ndihmës që në rajon kanë dhënë disa shtete, si Rusia e Kina, ndërkohë që nuk është përmendur ndihma shumë më e madhe të cilën e ka dhënë Bashkimi Evropian dhe shtetet e saj anëtare.

Ndonëse në dokumentin i cili do të miratohet nga samiti nuk do të përmendet zgjerimi, as anëtarësimi në BE si qëllim, nga ai do të dalin porosi të rëndësishme politike për lidhje më të forta mes rajonit dhe BE-së si dhe përkushtim për rritjen e ndihmës financiare.

Bashkimi Evropian do të përsëris përkushtimin për perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe do të mirëpres përkushtimin e këtyre vendeve për këtë perspektivë si një zgjidhje e tyre strategjike.

Një numër i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë dashur që ky takim të mos jetë rreth zgjerimit, por më shumë rreth forcimit të lidhjeve mes rajonit dhe BE-së.

Nga “partnerët” e rajonit do të kërkohet më shumë angazhim edhe për të zgjidhur mospajtimet mes tyre, pajtim dhe bashkëpunim rajonal, reforma në drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përparim drejt mbështetjes së plotë të qëndrimeve të BE-së në çështjet e jashtme, respektim të vlerave dhe standardeve të BE-së.

Këto kushte dhe përmbushja e tyre, sidomos rezultatet në reforma dhe në sundimin e ligjit, do të jenë kusht për ndihmën që BE-ja do t’i japë rajonit në të ardhmen./REL

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

16:17 : 24/10/2025
AKTUALITET

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

16:13 : 24/10/2025
AKTUALITET

Furnizonte me drogë 800 klientë në ditë, arrestohet shqiptari në Angli/ EMRI

16:11 : 24/10/2025
AKTUALITET

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025
SHOW BIZ

“E kam gjetur vendin për dasmën”/ Erik Fullani drejt martesës me Sara Hoxhën?

15:53 : 24/10/2025
RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
Para

Basha numëron problematikat e Shqipërisë në Samitin e Zagrebit: BE të na mbështesë!

TË GJITHA

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

16:17 : 24/10/2025

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

16:13 : 24/10/2025

Furnizonte me drogë 800 klientë në ditë, arrestohet shqiptari në Angli/ EMRI

16:11 : 24/10/2025

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025

“E kam gjetur vendin për dasmën”/ Erik Fullani drejt martesës me Sara Hoxhën?

15:53 : 24/10/2025

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com