Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tirana ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në pranga është vënë shtetasi Denis Hysaj, 37 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Vlorë, me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, me vendimin e datës 16.11.2018, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.













