• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Vdekja e 35-vjeçares shtatzënë, Moisiu: Diagnoza e saj, 1 në 1 milion. Nuk kishte dhimbje

10:20 : 18/09/2016
në KRYESORE, SOCIALE

“Çarja spontane e shpretkës, një diagnozë e pamundur për t’u dalluar te një grua shtatzënë çoi në vdekjen e Aida Çajkës dhe fëmijës së saj dy ditë më parë në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, drejtoresha e spitalit, Rubena Moisiu, tregon me detaje ecejaket e së ndjerës në tre spitale në të gdhirë të datës 16 shtator. Moisiu thotë se ekipi mjekësor ka kryer veprimet e nevojshme për rastin, ndonëse, sipas saj, janë organet kompetente që do të japin verdiktin e saktë, pas shqyrtimit të plotë të materialeve.

Një paciente ka humbur jetën dy ditë më parë. A mund të na thoni si ka ndodhur ngjarja?
Pacientja është paraqitur te ne në 22:30 të mbrëmjes së 15 shtatorit me ankesa: vështirësi në frymëmarrje, nxirje rreth buzëve, dhimbje në regjionin e zemrës. Gjithë ekipi i rojës, përfshirë dhe reanimatorin e kanë parë dhe kanë menduar se ishin përpara një situate rrezik për infarkt të zemrës. Ndërkohë, barku ka qenë i qetë, nuk kishte dhimbje apo kontraksione për lindje.

Kjo ka qenë arsyeja që pacientja nuk ka pranuar të kryejë një vizitë të zakonshme vaginale sepse nuk kishte dhimbje barku, por në gjoks. Mjekët janë fokusuar te këto ankesa dhe kanë menduar për një infarkt, kanë bërë analiza të cilat janë në kartelë: të gjakut dhe ato biokimike. Më pas, një mjeke dhe infermier e kanë shoqëruar pacienten me ambulancë për në urgjencën e kardiologjisë së QSUT­-së ku ka ndenjur për disa orë.

Që atje reparti i kardiologjisë së QSUT-­së e ka dërguar në sanatorium, pasi kanë menduar se mos ka problem nga mushkëritë. Pasi ato kanë parë se është ulur kuadri i gjakut në analiza (i kanë rënë rruazat e kuqe të gjakut) e dërguan me urgjencë në maternitet me oksigjen dhe me mjekime për t’i mbajtur tensionin në nivel normal, pasi i kishte rënë shumë.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

Në orën 04:00 të datës 16 ka mbërritur në maternitetin tonë duke e çuar në reanimacion. Ajo që duhet theksuar është që në vizitën e parë foshnja ka qenë mirë, në të dytën kishte vdekur.

Familjarët kanë hedhur akuza për neglizhencë të shërbimit mjekësor. Sa qëndrojnë këto sipas jush?
Nuk është ashtu, sepse ata nuk kanë zbritur fare nga makina. Mjekët dhe personeli kanë zbritur me vrap, duke çuar edhe bombolën e oksigjenit, kur kanë parë që pacientja ishte me oksigjen, (sepse në fillim nuk e dinin se çfarë kishte makina brenda).
Më pas e kanë dërguar direkt në reanimacionin e grave, ku ka filluar shërbimi me të gjitha mjetet e duhura që bëhet në këto raste.

Si e shpjegoni këtë rast? A mund të shpëtonte pacientja?
Arsyeja e hemorragjisë së brendshme ishte çarja spontane e shpretkës. Është vërtet një rast i rrallë. Në një grua shtatzënë mund të ndodhë 1 në 1 milion apo më rrallë akoma. Mund të jetë edhe çarje traumatike, por këtë nuk mund ta them unë. Mjekësia ligjore do ta vendosë nëse ka ndodhur nga trauma apo spontanisht.

Spitali i ofron mjetet e nevojshme për diagnostikimin e saj?
Po, por kjo nuk është lehtësisht e diagnostikueshme sepse me ekografi nuk shikohet asgjë sepse mbulohet nga mitra. Në 100% të rasteve me këtë lloj diagnoze, rukturë ose çarje e shpretkës, vetëm gjatë operacionit mund të shikohet burimi i gjakut.

Sipas asaj çfarë ju është thënë, mjekët kanë asistuar në kohë dhe a kanë ndjekur rrugën e duhur për mjekimin e saj?
Unë them që për momentin mjekët ngulmojnë që kanë bërë zgjedhjen e duhur, ashtu e kanë parë të arsyeshme. Ashtu thonë ata dhe ato të dhëna janë në kartelë. Ata janë marrë në pyetje, materialet dhe kamerat janë sekuestruar të gjitha. Shumë shpejt do t’i nxjerrin organet e drejtësisë. /Panorama/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

Boksieri gjerman fiton ndeshjen, përshëndet shqiptarët me këtë gjest

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com