• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masat e marra nga qeveria në Shqipëri për të përballuar thellimin e krizës, kanë qenë ose të pamfjatueshme ose në drejtimin e gabuar.

14:58 : 01/05/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Këtë vit, Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë e konsideron si më të vështirin për punëtorët në dekadën e fundit.

Në një deklaratë për kujtim të 1 Majit, Dita Ndërkombëtare e Punëtorë, LVV shprehet se pandemia e COVID-19 e ka rënduar edhe më shumë krizën në Shqipëri, dhe barra më e madhe peshon mbi punëtorët.

Sipas tyre, është naive të mendohet se nga kriza do të na nxjerrin ata që ndër vite e kanë mirëmbajtur dhe shtuar pabarazinë.

Më tej shton se masat e marra nga qeveria në Shqipëri për të përballuar thellimin e krizës, kanë qenë ose të pamfjatueshme ose në drejtimin e gabuar.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

Si ra alibia e 115 mijë eurove që u gjetën në kasaforën e Ajola Xoxës

Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

1 Maji është thirrje angazhimi për një model të ri

Punëtorët janë në vitin e tyre më të vështirë të dekadës së fundit. Shqipëria ishte në krizë, por pandemia e ka rënduar situatën, dhe barra më e madhe peshon mbi punëtorët. Pa punuar ata që mbajnë në këmbë zinxhirin jetik të ekonomisë gjatë pandemisë dhe shërbimin shëndetësor, nuk do mund të kishte funksionuar asgjë. Ndërkohë, zyrtarisht, deri në 60.000 punëtorë kanë humbur vendin e punës. Por në çdo 10 punëtorë në Shqipëri, 4 punojnë në të zezë. Prandaj, nuk ka dyshim se dhjetra mijëra njerëz të tjerë kanë mbetur të pa punë, në varfëri. Hendeku i madh i pabarazisë në Shqipëri, tani është edhe më i zgjeruar. Shumica e atyre që punojnë në fasoneri, në miniera, në ndërtim, në sektorin energjitik janë edhe me paga të ulëta e më të drejta të mohuara, edhe në kushte të këqija të punës dhe më në rrezik para pandemisë (siç na dëshmuan edhe fasoneritë në Krujë). Në gjithë këtë vuajtje dhe padrejtësi, është e domosdoshme të kërkojmë jetësimin e një modeli të ri.

Masat e marra nga qeveria në Shqipëri për të përballuar thellimin e krizës, kanë qenë ose të pamfjatueshme ose në drejtimin e gabuar. Nga kjo krizë e thelluar ka vazhduar të fitojë ajo pakicë që fitonte edhe para pandemisë: oligargët që kanë kapur shtetin, bankat, dhe politikanë të korruptuar. Shumë prej atyre që kanë qenë më në nevojë, janë përjashtuar nga mbështetja e masave qeveritare. Pushteti në Shqipëri nuk e ka braktisur modelin neoliberal, dhe nuk ka paraqitur një model të ri për daljen nga kriza, përveç përsërtjes së metodave të vjetra: shtim borxhi me idenë që do ta kthejnë duke reduktuar shpenzimet publike. Kur, për të dalë nga kjo krizë e thelluar, nevojitet pikërisht e kundërta: investime publike në sektorë kyç të ekonomisë prodhuese. Por është naive të mendohet se nga kriza do të na nxjerrin ata që ndër vite e kanë mirëmbajtur dhe shtuar pabarazinë.

1 Maji ka qenë e do të mbetet thirrje për organizim e për aksion kolektiv. Historia botërore e kësaj date na kthen tek protestat në Amerikë të fundshekullit të IXX-të, ku punëtorë grevistë e protestues kërkonin reduktimin e orarit të punës në 8 orë, paga më të mira e kushte dinjitoze pune, mbrojtjen dhe zhvillimin e organizimit sindikal. Protestat i kthyen kërkesat në fitore për punëtorët, pas shumë sakrificash. 130 vjet më vonë këto të drejta të fituara me djersë e me sakrifica sublime, janë sërish në rrezik. Në Shqipëri, në konfigurimin aktual politiko-ekonomik, mirëqënia dhe të drejtat janë kthyer në privilegje të një pakice me pushtet politik dhe ekonomik, që të tjerët i shtyp duke i kundërvënë ndaj njëri-tjetrit. Për të dal nga ky kurth duhet t’i kthehemi frymës së 1 Majit, në kushtet dhe me metodat e organizimit të shekullit XXI. Nuk duhet të harrojmë se në këtë shekull ata që vuajnë nuk janë vetëm në sektorin e prodhimit, por edhe të vetëpunësuar, apo në kushte prekariati: me punësim dhe të ardhura të pasigurta. Detyra emancipuese e kohës sonë është lidhja në organizim e të gjithë atyre që vuajnë nën neoliberalizmin e egër shqiptar, drejt një modeli të ri. Shteti zhvillimor është zgjidhja që mund të arrihet vetëm me angazhim.

Pandemia na tregoi se vigjilenca dhe ndërhyrja e një shteti të mirëqënies sociale është e domosdoshme. Ndërsa 1 Maji duhet të na kujtojë rëndësinë e organizimit përbashkues sindikalistë, ndërsektorialë dhe mbarëshoqëror. Kështu do mund ta rikthejmë shpresën dhe t’i zgjerojmë horizontet, duke sjellë në jetë një model zhvillimor ekonomik.

Tiranë, 1 maj 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si ra alibia e 115 mijë eurove që u gjetën në kasaforën e Ajola Xoxës

14:54 : 27/07/2025
BOLD BLOG

Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

14:35 : 27/07/2025
AKTUALITET

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

14:31 : 27/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK

14:15 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025
AKTUALITET

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

13:59 : 27/07/2025
Para

Prangoset një 39-vjeçar në Tepelenë, lëvizte me armë e drogë duke përdorur emblemë policie

TË GJITHA

Si ra alibia e 115 mijë eurove që u gjetën në kasaforën e Ajola Xoxës

14:54 : 27/07/2025

Shqipëria në OKB, Hereni: Thirrje për Veprim Global për parandalimin e Krimeve kundër Njerëzimit

14:35 : 27/07/2025

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

14:31 : 27/07/2025

EMRI/ U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK

14:15 : 27/07/2025

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

13:59 : 27/07/2025

Do të kryente atentat? 39-vjeçari kapet duke lëvizur me automatik, arrestohet (EMRI)

13:41 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com