Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News 24 ka nxjerrë detaje lidhur me arrestimin e autorëve të vrasjeve të 2 marsit dhe 27 prillit në Durrës.
Lala thotë se 8-9 orë pas krimit tek tregu i automjeteve në Shën Vlash u gjet automjeti i autorëve të krimit, një Toyota ngjyrë gri ku ishin dhe shenjat e gishtave të Altin Docit, një prej të arretuarve.
Gazetarja thotë se i arrestuari i dytë, 22- vjeçari K.A, dyshohet se është ekzekutori direkt edhe pse autorët kanë qëlluar me 3 armë të ndryshme automatike me mbi 30 plumba drej automjetit tip Golf të vëllezërve Haxhia, ku shofer ishte Besmir Haxhia.
Më tej Lala thotë se grupi ekzekutor është shumë i fuqishëm në Durrës dhe hetimi i Policisë është zhvendosur tashmë jashtë Shqipërisë, në vendet e BE aty ku shtrinin aktivitetin kriminal Besmir Haxhia apo dhe Anxhelo Avdiaj.
”Unë kam qenë në vendgjarje atë ditë. U informova më pas nga një burim se Prokuroria e Durrësit kishte bashkëngjitur ngjarjet. Atentatin ndaj vëllezërve Haxhia si dhe të 2 marsit 1 km larg së parës, vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiaj.
Bëhej fjalë për të njëjtin grup kriminal dhe persona të njëjtë që kanë kryer të vrasjet.
Ekzekutimi ka ndodhur në një zonë ku kanë ndodhur mjaft ngjarje kriminale si tregu i automjeteve. Aty ishte zonë me kamera me rezolucion të lartë.
Brenda 8-9 orësh u identifikua një automjet tip Toyoa ngjyrë gri që ishte përdorur nga autorët. Ishte qëlluar me 3 armë të ndryshme automatike, rreth 30 plumba. Autorët kishin shkuar për ta mbyllur dhe për t’u siguruar.
është qëlluar nga ana e shoferit, Besmi Haxhiajt. I vetmi dëshmitar ishte roja i tregut. Ai u shoqërua menjëherë ku u deklarua si dhe një zonë rastësisht.
Më pas u ndoq gjithë trajektorja e automjetit dhe për fat të mirë nuk ishte djegur apo shkatërruar dhe aty u gjendën gjurmët e gishtave të Altin Docit, i skeduar më parë për vjedhje makinash.
Kështu u identifikua. Autori i dytë mendohet të jetë ekzekutori i dytë direkt që ka dhe miqësi të ngushta me të.
Vrasja e 2 marsit ishte kryer në të njëjtën formë, në të njëtin vend dhe në të njëjtën mënyrë prandaj dhe autoritetet i grupuan këto.
Pra 4 autorët janë ekzekutorë në të dyja ngjarjes. E kam thënë që ngjarjet e Durrësit nuk kanë një shkak të vetëm. është si një rrjetë merimange. Në fillim u përfol për aktivitetin kriminal të Besmir Haxhisë në një vend të BE, po ashtu dhe Anxhelo Avdiaj merrej me aktivitet kriminal në Holandë.
Flitej dhe për një pistë tjetër për borxhet e vëllezërve Haxhia pistë kjo që ka rënë. Ata kishin një biznes apo dhe një agjenci për transferim parash, pikë për dhënie me makina me qera. Këto rezultonin në emër të Viktor Haxhisë.
Pra mund të ketë ndodhur për përplasjet e trafikut të drogës.
Durrësi është qendër mjaft i rëndësishëm, korridor i trafikut të drogës. Fokusi i hetuesve është zhvendosur në BE, aty ku mendohet se kanë qenë të shtrira aktivitetet kriminale. Po ashtu dhe grupi që i vrau.
Bëhet fjalë për një grup kriminal mjaft të fuqishëm në Durrës që ka pësuar dhe humbje nga këto përplasje. ”- tha Klodiana Lala.