Holman W. Jenkins, Jr
Për disa koronavirusi është një aktor i dorës së dytë në dramën e titulluar “Paudhësitë e Donald Trump”. Ata më të ekuilibruarit shtrojnë pyetjen nëse dështimet e zotit Trump duhet të ndahen nga dështimet e parashikueshme dhe të pritura të qeverisë amerikane. Ka të ngjarë që zoti Trump nuk do të duket i rëndësishëm për historianët që do të tregojnë ngjarjen nesër.
Universiteti Columbia dikur zbuloi se 20% e të sëmurëve nga gripi dhe 5% e të sëmurëve nga të ftohtit kanë nevojë për mjek. Kjo është arsyeja pse virusi i Ëuhanit ishte i destinuar të përhapej në të gjithë botën edhe sikur Kina të kishte qenë në front i pakalueshëm apo një president amerikan të ishte treguar i qartë.
Të dhënat që nga momenti i shpërthimit e kanë konfirmuar këtë. Sëmundjet infektive të frymëmarrjes janë një fakt i natyrës. Edhe pse Pekini – paçka se me vonesë – veproi duke i nxitur edhe vendet e tjera të veprojnë, numri i të infektuarve dhe kohëzgjatja e rasteve i përmbysën sistemet lokal spitalore. Kjo është një krizë që kërkonte një reagim publik në të gjithë botën. Por sëmundjet pandemike nuk janë një mjellmë e zezë. Përgjigja jonë me bllokimet ishte një mjellmë e zezë.
U nis ndryshe. “Kjo nuk është diçka që duhet të na shqetësojë,” tha Dr. Nancy Messonnier në CDC në mesin e janarit. “Është një rrezik shumë i ulët për SHBA,” tha Dr. Anthony Fauci një javë më vonë.
Bill de Blasio, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, u bëri thirrje banorëve të shkojnë në bizneset e tyre normalisht, dhe këtë e bëri deri më 11 Mars.
Duket se po veprohej me gjakftohtësi, këto ishin deklaratat e duhura në atë kohë. Me një “kurbë të rrafshët”, ndryshimet në sjelljen publike nuk janë të nevojshme. Kthejeni pak mendjen tuaj për të kuptuar se sa më mirë të bëjmë pajisjen e spitaleve lokale, aq më pak kemi nevojë për të falimentuar të gjitha bizneset vendore dhe për të humbur vendet e punës, sepse duam të ngadalësojmë virusin. Kjo ishte ideja me të cilën duhet të ecim.
As studimi i Kolegjit Imperial që alarmoi kaq shumë krijuesit e politikave në botë nuk rekomandoi mbyllje pa dallime. Nëse patëm mbingarkesë në shumë vende, ishin më të shumta vendet e tjera ku shtretërit ishin bosh. Mungesat në ventilatorë kushtëzuan aftësinë e mjaftueshme për të trajtuar ata që u goditën. Kjo kushtoi jetë.
Çfarë ndodhi? Ne e dimë se kush kontribuon në vrasjen e amerikanëve me një shifër rutinore totale prej 8,000 vetësh në ditë, ku sigurisht nuk ishte koronavirusi. Aksidente, 6% e vdekjeve. Sëmundja e zemrës, 23%. Gripi dhe pneumonia 20%. Këto vdekje janë më shumë se ata të koronavirusit e për më tepër nuk kanë koston e shkatërrimit ekonomik. Sigurisht që media dhe publiku janë të lirë të vendosin tani sesi do të donin ta rrafshojnë kurbën; por se si duhej bërë kjo do ta shohim më vonë. Revista The Economist thotë se ne nuk mund ta rindezim ekonominë pa një regjim “të paprecedentë” prej 180 miliardë dollarë. Ka edhe një fakt tjetër shumë interesant: Kina, një vend me 1.4 miliardë njerëz me tetë qytete më të mëdha se Neë Yorku, ose duhet të ketë zhvilluar një sistem të tillë shëndetësor që askush nuk e ka parë ose nuk e ka parë të nevojshme një mbyllje të tillë.
Me kufirin e vet poroz jugor, me nëntë milion qytetarë jashtë shtetit që mund të kthehen në shtëpi sa herë që dëshirojnë, SHBA nuk është Zelanda e Re. Pavarësisht kësaj e pyes veten: nëse Zelanda e Re për një vit rrjesht do të qëndrojë e mbyllur nga bota për të shmangur këtë sëmundje që mund të mos jetë më shumë vdekjeprurëse për një person të moshës mesatare sesa gripi, a e ka fituar përfundimisht betejën?
Politikanët amerikanë, të ndjeshëm për mbijetesën e tyre në detyrë, tani do të duhet të përpiqen për ti shpëtuar zgjedhësit e tyre njëkohësisht edhe nga virusi edhe nga varfëria, duke qenë nën breshërinë e medias. Rihapja e ekonomisë do të kthejë më shumë vdekje nga koronavirusi – bashkë me vdekjet nga aksidentet, vdekjet në vendin e punës, madje edhe vdekjet nga gripi.
Ajo që amerikanët kanë nevojë tani nuk është reklama e famshme që përsëritet deri në mërzi “qëndro në shtëpi”. Ata kanë nevojë për këshilla të hollësishme nga qeveria për mënyrën se si transmetimi mund të ndalohet, a ndihmojnë apo jo maskat? A janë të rrezikshme sipërfaqet e objekteve? A krijojhet imuniteti nga virusi? Në këtë mënyrë ata do të mësojnë të mbrohen nga virusi deri kur të kemi vaksinë.
Dhe, për hir të Zotit, media duhet të ndalojë së ngatërruari “shkallën e vdekshmërisë nga infeksionit” me “numrin e rasteve të vdekjeve”, duke mashtruar në mënyrë groteske publikun mbi shkallën e vërtetë të vdekjeve. Kjo është pa kuptim, kjo është vetëm ngjallje paniku.
Siç e patë nuk e përmenda Donald Trump që nga paragrafi i dytë, sepse ai ende nuk ka gjetur një mënyrë për të qenë veçanërisht i rëndësishëm për këtë histori, të cilën unë e di se do të jetë tronditëse. Por dështimet e z. Trump janë xhuxhe para gjithë narrativave të tjera. /WSJ