• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Testet serologjike vetëm për pasanikët ndezin zemërimin në jug të Francës

22:56 : 26/04/2020
në AKTUALITET, BOTA

Në Francë, e cila po përballet me Covid-19 me pasoja jo të vogla, testet për koronavirusin janë të kufizuara. Por jo për të pasurit. Në vendin që prej shekujsh ka moton “Liri, barazi dhe vëllazërim”, e cila e ka origjinën në kohën e Revolucionit Francez, barazia duket luks në kohën e koronavirusit.

Pronarët e vilave në rezidencën private “Les Parcs” në Saint Tropez, e kanë mundësinë të bëjnë testet serologjike për të marrë vesh nëse kanë pasur apo kontakt me Covid-19. Jo shumë larg prej tyre, në azilin “Les Platanes”, pensionistët nuk e kanë këtë mundësi dhe as shumë spitale të vendit nuk e ofrojnë. Rezidenca në fjalë, në jug të Francës, është vendi që mbledh një komunitet miliarderësh, i themeluar që në vitet ’50 nga biznesmeni i pasurive të patundshme, Robert Geffroy dhe ortakja e tij, Leone Maria.

“Les Parcs” është një zonë e mbrojtur në gadishullin Cap Saint-Pierre, ku hyrja monitorohet nga agjentë të sigurisë ditën dhe natën. Kjo zonë që i ndalohet “popullit të thjeshtë” është plot me plazhe dhe pyje me pisha, në të cilat kanë akses 180 bashkëpronarë, ndër të cilët janë mbreti indian i çelikut Lakshmi Mittal, biznesmeni egjiptian Mohamed Al Fayed, belgu Albert Frère, themeluesi i zinxhirit të furrave Paul, Francis Holder dhe ai i restoranteve Léon në Bruksel, Alain Roubach. Pranë Saint Tropez, por i mbrojtur nga kaosi i turistëve, kundër të cilit aktorja Brigitte Bardot është shprehur e indinjuar disa herë. Sipas një studimi të bërë nga revista “Capital.fr” disa vite më parë (2016), vila më pak e kushtueshme, e rrethuar me gjelbërim por pa pamje nga deti, ka një vlerë tregu prej rreth 8 milionë euro. Ato me pamje nga deti vlejnë 12 milionë euro, ndërsa nëse janë edhe në vijën e parë të plazhit shkojnë në 30 milionë. Padyshim që ka pishina, fusha tenisi, një skelë për jahte dhe hapësirë ​​për helikopterët. Prej disa ditësh, atje ka edhe një qendër Covid-19.

Testet

Ajo që ndodh brenda rezidencës “Les Parcs” mbahet sekret. Si gjithmonë në këto raste, të ftuarit kujdesen shumë për privatësinë. Por disa informacione kanë rrjedhur dhe i kanë shkuar gazetës lokale “Var Matin”, e cila publikoi një artikull mbi “teste të koronavirusit në një rezidencë ekskluzive në Saint-Tropez”. Sqarime të mëtejshme saktësuan se atje nuk bëhen tamponë, por teste serologjike, sipas asaj që sqaroi kryetari i bashkisë së Saint Tropez, Jean-Pierre Tuveri. “Ky është një studim i papaguar, i kryer në një kampion prej rreth 60 personash në një rezidencë private, i cili shërben për të vërtetuar testin serologjik të zhvilluar nga një laborator farmaceutik. Këto testime nuk janë akoma të autorizuara, ato nuk mund të hidhen në treg, as të përdoren në shtëpi pushimi, spitale ose të shpërndahen tek qytetarët e Shën Tropez”. Në thelb, sipas këtij versioni, 60 banorët e “Les Parcs” kanë pranuar të bëhen kavie për një lloj të ri të testit serologjik të Covid-19.

Lexo edhe:

Covid-19, apeli i epidemiologut: Mos u trembni nga 30-40 raste në ditë, shifrat reale janë 10 herë më të larta

Sipërmarrësi

Pse një laborator farmaceutik shkon në Saint Tropez dhe zgjedh 60 vullnetarë të pasur dhe shumë të rezervuar për një test gjaku në lidhje me koronavirusin? Sepse presidenti i shoqatës së pronarëve të “Les Parcs” është Jean-Louis Oger, një farmacist që ka bërë pasuri, është bërë sipërmarrës dhe ka laboratorë dhe klinika private në jug të Francës. Qendra e analizës për Covid-19 u bë zyra e Ogerit brenda komunitetit, ku një mjek dhe teknik mblodhën dhe analizuan gjakun e banorëve. Një privilegj që ka ngjallur shumë protesta në zonë. Kryebashkiaku Tuveri përmend një bashkëpunim me Institutin Pasteur në Paris (qendër publike), i cili sidoqoftë mohon të jetë kontaktuar ndonjëherë. Agjencia Rajonale e Shëndetit ka hapur një hetim në lidhje me këtë. / Corriere.it

Etiketa: Testet serologjike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Covid-19, apeli i epidemiologut: Mos u trembni nga 30-40 raste në ditë, shifrat reale janë 10 herë më të larta

08:19 : 11/06/2020
Para

Horoskopi ditor/ Ky është parashikimi i yjeve për ju, e hënë 27 prill

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 18 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 17/06/2025

Vuçiç kërcënon Kosovën: Gjërat po ndryshojnë në botë! Serbia do të fitojë

22:49 : 17/06/2025

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë, dënon sulmet ruse

22:41 : 17/06/2025

Sherr me thika në lagjen Çair të Shkupit, plagosen tre persona! I dëmtuar edhe një 14-vjeçar

22:33 : 17/06/2025

Barcelona arrin akordin me Nico Williams, kontratë 6-vjeçare për sulmuesin

22:29 : 17/06/2025

VIDEO/ Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

22:19 : 17/06/2025

Edhe SHBA përfshihet në konflikt? Bombarduesit B-52 pranë Iranit

22:06 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com