• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Infermierja shqiptare në SHBA: Na shihnin si kamariere, tani jemi heronj

10:55 : 26/04/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Riana Dragu është infermiere në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19 në Miçigan. Ndërsa shumë njerëz i konsiderojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor si ajo, heronj – Riana thotë se gjithmonë i ka pëlqyer të ndihmojë njerëzit dhe thjesht po bën detyrën që ka e zgjedhur me pasion. Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me Rianën përmes Skype-it në një nga ditët e saj të pushimit.

Zëri i Amerikës: Riana, ti punon në spitalin Henry Ford në qëndrën e kujdesit intensiv për pacientët me COVID-19. Si është gjendja në spitalin tuaj?

Riana Dragu: Para një jave gjendja ishte shumë e keqe. Kishim më shumë pacientë sesa dhoma. E kanë ndyshuar një pjesë të spitalit që ka qenë klinikë dhe e kanë kthyer në spital për njerëz që janë shumë rëndë.

Zëri i Amerikës: Si fillon një ditë e zakonshme pune për ty Riana? Sa orë në ditë të duhet të punosh?

Lexo edhe:

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

Riana Dragu: Orari është 12 orë. Disa punojnë edhe 16 apo 18 orë. Fillimi është pak i rëndë sepse kur përgatitesh për punë mendohesh 100 herë – a po vishem si duhet? A po kujdesem aq sa duhet? Mendohesh nëse duhet të blesh ndonjë gjë që nuk ma jep spitali. Sa herë e lëviz maskën mendohesh a mos e preka ku nuk duhej? A i kam dorezat? Pra ndonjëherë është mendja që të lodh sesa vetë puna.

Zëri i Amerikës: A keni pajisjet e nevojshme për t’u mbrojtur, sa e rrezikuar ndjeheni në punën tuaj?

Riana Dragu: Manaxherët thonë se i kemi dhe nëpër email-a na thuhet se kur hyni në dhoma luteni të ndërroheni përçdo herë me pajisje të ndryshme ne kur shkojmë të ndërrohemi aq herë sa na duhet, nuk është se i kemi mjetet në duart tona. Duhet të pyesësh manaxherin të hapë një dhomë që është me çels për të marrë pajisjet. Pra shumë prej nesh kemi blerë pajisjet tona. Janë një lloj kostumi plastik që mbulon gjithçka që i veshim në punë dhe i heqim kur mbarojmë për të mos i marr rrobat me vete në shtëpi. Shumë prej nesh kemi blerë gjërat që na duhen si ndonjë maskë që është më shumë se një përdorimshe sepse na thonë që do i dezinfektojnë dhe do të na i japin përsëri të njëjtat maska dhe nuk ndihemi rehat ti përdorim dhe të mos i ndryshojmë.

Zëri i Amerikës: A keni frikë se mund të infektoheni apo se mund të infektoni njerëz të tjerë që mund të jenë më të rrezikuar nga ky virus?

Riana Dragu: Prindërit kam kohë që nuk i vizitoj. Nuk është frika se po infektohem dhe po sëmurem unë, por frika është më shumë për njerëzit që kam përreth. Kam prindërit e bashkëshortit në shtëpi, prindërit e mi i kam në moshë dhe për ata kam më shumë frikë sesa për veten.

Zëri i Amerikës: Ti nuk ke shumë që ke përfunduar studimet për tu bërë infermiere. E kishe menduar ndonjëherë se do të përballeshe me një situatë të tillë?

Riana Dragu: Me thënë të drejtën askush nuk e mendon këtë gjë. Ne mendojmë kur jemi në shkollë të ndihmojmë njerëzit, dhe nuk mendojmë sesa lloj mënyrash ka të ndihmosh njerëzit pavarësisht nga situata. Më pëlqen shumë që të kujdesem për njerëzit, dhe që mundem ti ndihmojë, sado pak, sado shumë me mjetet që mundemi.

Zëri i Amerikës: Mund të ndash me ne ndonjë eksperiencë që të ka bërë më shumë përshtypje, gjatë kësaj periudhe të rëndë?

Riana Dragu: Unë kam përvojë 2 vjeçare në repartin e kujdesit intensiv. Tani kam filluar në emergjencë me pacientët me COVID-19. Pacientët në kujdesin intensiv mund të kishin probleme me frymëmarrje dhe që kishin nevojë për respiratorë. Por tani që kam parë pacientët me COVID janë pacienta që keqësohen shumë shpejt. Janë pacienta që në një moment flet me ta, marrin frymë shumë normalisht, ndoshta kanë një dhimbje të thjeshtë, janë duke parë televizor dhe keqësohen shumë shpejt. Fillojnë të marrin frymë rëndë, lodhen muskujt dhe brenda 30 minutave një person që ishte shumë në rregull, ndoshta me dhimbje të pakta, është me tuba dhe me shumë ilaçe.

Zëri i Amerikës: Njerëzit në mbarë botën po ju shohin ju, punonjësit e shërbimit shëndetësor si heronjtë e luftës kundër kësaj pandemie. E ndjen veten si heroinë?

Riana Dragu: Jo! Kjo është një punë që kam zgjedhur. Është një sëmundje si sëmundjet e tjera. Unë jam kujdesur për njerëzit edhe më parë, nuk po bëj ndonjë gjë që nuk e kam bërë më parë. Ndonjëherë, mendohem se më parë ndoshta nuk jemi vlerësuar si infermiere aq shumë ngaqë shumë herë infermieret duken si – qeshim ne ndonjëherë në punë – si kamariere. Më jep pak ujë, më jep një batanije. Ka njerëz që kanë menduar se nuk po bëjmë ndonjë punë më të vështirë se kamarierët dhe thjesht ndihmojmë doktorët. Tani, më vjen mirë që njerëzit po mendohen dhe po na vlerësojnë, por fjala hero është e shumtë për atë që po bëjmë. Ne po bëjmë punën tonë, punën që kemi zgjedhur!/VOA

Lajme të lidhura

BOTA

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025
BOTA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025
BOTA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025
Para

U kapën mbi gomonen e vjedhur në Greqi, arrest me burg për dy vlonjatët

TË GJITHA

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com