• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Në vende të varfra si yni, diktatorët rrëzohen nga krizat

20:23 : 25/04/2020
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bejtja

Në shekuj, fatkeqësitë natyrore, pandemitë, kanë qenë, janë e do të mbeten kohë të arta për diktatorët, autokratët: se mos harroj dhe të korruptuarit. Duke përdorur frikën e arsyeshme të njerëzve për pandeminë, diktatorët e autokratët në të gjithë globin po punojnë më shpejt se shkencëtarët që po mundohen të gjejnë vaksinën, për të zgjeruar pushtetin e tyre me ligje të posaçme antikushtetuese, që mund t’i mbajnë edhe pas pandemisë, siç është rast Orban në Hungari, apo si edhe në Serbi, ku Vuçiç po me ligj të posacëm është personi i vetëm që mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme (për të mos shkuar në qindra raste më të largëta në të gjithë globin). Në fakt, këta dy liderë ballkanikë, në këtë kontekst, më duken më të ndershëm se Rama, që me opozitën reale jashtë parlamentit dhe me një sistem të paralizuar gjyqësor, nuk ka nevojë të implementojë shumë “ligje të posaçme” për të justifikuar sjelljen e tij si i Gjithëpushtetshëm.

Teksa në vendet e stabilizuara, me raport funksional të mekanizmave “check and balance”, kjo frikë reduktohet, a mund t’i imagjinojë njeri rezultatet në një vend si Shqipëria: pa sistem gjyqësor, pa opozitën në Parlament, me shumicën e mediave të blera dhe me një person në pushtet që gjatë gjithë viteteve në politikë dhe si kryetar partie dhe si kryetar Bashkie dhe si kryeministër, ka një raport komplet në shpërpjestim të zhdrejtë me ligjin dhe burokracinë? (në kuptimin e mirë të fjalës për këtë të fundit si term).

Në këtë kontekst, thirrjet për transparencë duhet të jenë ulëritëse, të kalojnë në nivelin e protetestës: nga ana e opozitës, shoqërisë civile, medias, madje dhe mjekëve, sidomos atyre që janë në vijën e parë, si edhe të Presidentit të vendit, që nuk ka pse e kosit barërat e këqija me kosë kur ka pesticide.

Por, kjo është njëra anë e medlajes. Medalja ka dhe një anë tjetër. Në këtë telenovelë pandemie disa autokratë do forcohen e do bëhën më diktatorë, por disa të tjerë dhe do rrëzohen, sidomos në vendet e varfra dhe më pak të zhvilluara ekonomikisht, ku si zakonisht llogaria apo fatura e luftës vjen shumë më shpejt se në vendet e tjera. Rrjeta e propagandës mund të vazhdojë të jetë e fortë për sa kohë flitet për Covid-19, por sa të fillojë seriali i ekonomisë, ajo do të fillojë të çahet. Ndoshta është nga herët e para që RamaPropaganda ka një afat skadence me datë të qartë, të shkruar të bardhë mbi të zezë. Afërmendsh në Shqipëri do ketë më shumë zemërim, më shumë uri se në shumë vende të tjera… Mjafton të sjellësh ndërmend një specifike që gati një e treta e fuqisë punëtore janë punëtorë sezonalë nëpër Europë dhe në vendet fqinje dhe këtë herë do ngelin për një kohë të gjatë si miza në gotë… Dhe dihet, fatura rrjedhimisht do t’i shkojë vetëm njërit. Ka jo pak poltikanë që e dinë këtë lojë, e luajnë në heshtje, ose e kanë fare të qartë që kjo qeveri që është kthyer thjesht në një bankë që krediton klientët e saj për koncesione, që ka për t’i paguar 140 milionë euro Beketit, nuk do jetë në gjendje të përballet dot me këtë faturë që bëhet dhe më e madhe dhe për shkak të keqqeverisjes në këto 7 vite. Stërmundimi e propaganda për ta paraqitur paketën  ekonomike të njëjtë në përqindje me vendet e tjera në raport me GDP, kur në të vërtetë është e kundërta, është paketa më e vogël në Europë (shiko hartën e botuar nga Fondi Monetar) do të shuhet shumë shpejt, aq shpejt sa nuk na e merr mendja.

Lexo edhe:

Ky është shansi i fundit edhe për Lulzim Bashën

Realitetet e reja gjeopolitike

Ata që i gënjen mendja se errësira do të ulë numrin e të uriturve, e kanë gabim: errësira vetëm do të shtojë numrin e të zemëruarve, që bashkë me shtëpinë e të gjithëpushtetshmit, mund të shkatërrojnë dhe shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë.

Ndaj, Trasnparenca në këtë sfond nuk është thjesht një detyrim ligjor për Kryeministrin dhe Qeverinë, por vaksina e vetme për të mbajtur në këmbë Shqipërinë.

Unë, mediatikisht dhe personalisht, do të kërkoj transparencë ditë për ditë: le ta fillojmë të dy sot kryeministër me dy gjëra të vogla, lehtësisht të realizueshme, jam i bindur dhe të do ndjehesh më i lehtësuar nga kjo peshë e madhe që të ka rënë këto kohë….

E para, mund të na thuash kush është kryetari i të ashtëqujtuarit Komitet i Ekspertëve me të cilët ke marrë vendimet për menaxhimin e pandemisë, dhe e dyt, që po ta kërkojnë të gjithë dhe që është aq e lehtë: publiko listën e emrave të atyre që kanë përfituar ndihmën ekonomike. Kaq për sot, dhe mos harro atë që thashë më parë: Errësira nuk e ul dot numrin e të uriturve, thjesht dhe vetëm shumëfishon numrin e të zëmëruarve e kjo nuk është mirë për asnjë nga ne. /Syri.net

Etiketa: #opinion#boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ky është shansi i fundit edhe për Lulzim Bashën

19:44 : 17/05/2020
Foto marrë nga fb i autorit
AKTUALITET

Realitetet e reja gjeopolitike

19:58 : 08/05/2020
BOLD BLOG

A është Edi Rama një SOLIPSIST?

17:33 : 03/05/2020
BOLD BLOG

Kosova mes Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit

18:20 : 02/05/2020
BOLD BLOG

Unë do dal nesër!

23:42 : 24/04/2020
AKTUALITET

Covid-19 – Këmbanë alarmi për NATO-n dhe sigurinë kombëtare

19:03 : 21/04/2020
Para

COVID-19/ Prej tre ditësh shifrat në rënie, ja sa viktima u shënuan në 24 orët e fundit në Francë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com