Në Itali kanë menduar që tani edhe për pushimet. #Hosconfittoilcovid19 është nisma e Matteo Cassiano, një biznesmen italian nga Kalabria, i cili merret me vlerësimin e pronave imobiliare dhe promovimin e territoreve italiane. Ai është shprehur se do të ofrojë pushime falas për të gjithë ata persona që mposhtin covid 19.
“Duke nisur nga 1 qershori, kush ka mposhtur virusin mund të prenotojë pushimet në Kalabri, Marina di Tortora, Praia a Mare të San Nicola Arcella; në Basilicata të Maratea; në Sardegna të Porto Cervo, Arzachena; në Toskanë, Forte dei Marmi dhe në Lombardi, Lazio, Milano dhe Romë, për gjithë ata që synojnë turizmin kulturor”, thuhet në njoftim.
Kjo nismë parashikon pushime falas për gjithë ata që kanë qenë në terapi intensive dhe janë shëruar, të cilët mund të shijojnë pushimet falas.
Ndërsa për mjekët dhe infermierët që për shkak të virusit duan të rrinë larg familjeve, vë në dispozicion disa banesa ku mund të rrinë.