Rafael Nadal ka kaluar me sukses shumë kundërshtarë në karrierën e tij legjendare të ATP Tour, por ai u përball mbrëmjen e djeshme me ndoshta kundërshtarin më të fortë tij; teknologjinë.
Spanjolli mbajti një lidhje në “Instagram” me yjet e tenisit që përfshinte Roger Federer , Andy Murray dhe Marc Lopez . Nadal u pa që po kishte vështirësi se si të lidhte kolegët e tij në bisedë, duke pranuar se ishte hera e parë që bënte diçka të tillë.
“Siç mund ta shihni, unë jam një katastrofë në çdo gjë. Por po mundohem shumë,” – tha Nadal, duke qeshur.
Duke parë këtë situatë, Murray vendosi të “thumbojë” Nadal-in në seksionin e komenteve duke thënë: “Kjo është e shkëlqyeshme … Ai mund të fitojë 52 French Opens, por jo të përdorë Instagram-in.”
Nadal e ka fituar plot 12 herë “French Open”, duke mos njohur asnjë rival në fushën me dhe.
https://twitter.com/ESPNUK/status/1252311075195887622
https://twitter.com/atptour/status/1252283931921129479