Sot (e martë, 21 prill) rikthehen reshjet e shiut në vendin tonë.
Sipas Meteoalb, pjesa më e madhe të territorit, do të mbizotërohet nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë:
në zonat malore, nga 03ºC në 12ºC,
në zonat e ulëta nga 08ºC në 20ºC,
në zonat bregdetare nga 12°C në 21ºC.
Era do të fryj në drejtim Verilindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.