Nga Paul Hannon
Pandemitë e kaluara kanë zhvendosur ekuilibrin e fuqisë në favor të punëtorëve duke e ulur peshën e pronarëve, por është hende shumë herët për të thënë me siguri që edhe koronavirusi i ri do ta bëjë të njëtën gjë- pra në fund të fundit do të arrijë të zvogëlojë hendekun midis të varfërve dhe të pasurve.
Historianët ekonomikë e kanë thënë që prej kohësh se Murtaja e Zezë, midis shumë pandemive të tjera, pati një ndikim të rëndësishëm në mënyrën se si u ndanë më vonë të ardhurat ndahen midis atyre që zotëronin tokën dhe pasuritë e tjera dhe atyre që ofronin punën e tyre, punëtorëve. Mënyra më e drejtpërdrejtë dhe më brutale në të cilën është ndjerë ndikimi i asaj krize ka qenë një ndryshim në mundësinë e gjetjes së punëtorëve.
Viruset dhe bakteret kanë vrarë më së shumti punëtorët, të cilët për pasojë gjendeshin me më shumë vështirësi në treg. Për ata që mbijetonin, pagat rriteshin. Në të njëjtën kohë, toka dhe pasuritë e tjera janë bërë më pak efektive, dhe fitimet për pronarët e tyre kanë rënë. Si rezultat ka një shpërndarje më të barabartë të të ardhurave, ose e thënë ndryshe një ngushtim të pabarazisë.
Murtaja e Zezë, ka qenë një infeksion bakterial që shkatërroi popullsinë në Evropë dhe Azi në mesin e shekullit XIV. Për pasojat e saj janë bërë studime të shumta krahasuar me pandemitë e tjera që ka kaluar bota në të shkuarën. Shkalla e plotë e pasojave të saj është ende në diskutim, por ajo që është e sigurtë është se pas saj pati paga më të larta për punëtorët në Evropën veriperëndimore.
Pagat më të larta gjithashtu mund të kenë frymëzuar një kërkim për të gjetur rrugë për të rritur produktivitetin e punës me qëllim që të ulen kostot e saj, duke sjellë përfundimisht atë që njihet si Divergjenca e Madhe, që nuk është gjë tjetër vetëm se një periudhë kur të ardhurat në Perëndim u rritën me shpejtësi krahasuar me pjesën tjetër të botës.
Shembuj për këtë mund të merren edhe zëvendësimin e kuajve ose qeve si burim të fuqisë bujqësore dhe punës për kultivimin e tokave, të kokrrat dhe mbledhja e prodhimeve, e madje deri tek rënia e peshës së deleve për të shfrytëzuar leshin e tyre.
Në një punim të botuar këtë muaj nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike, tre ekonomistë kanë marrë në shqyrtim të hollësishëm pasojat e 15 shpërthime të epidemive, të cilat kanë përfundiuar me më shumë se 100,000 të vdekur, prej të cilave më fatale rezulton të ketë qenë pandemia e gripit spanjoll, që mori rreth 100 milion jetë në mes të viteve 1918 dhe 1920.
Ata kanë zbuluar se pagat reale zakonisht janë rritur për tre dekada pas shpërthimit të një epidemie, duke nisur nga 5%. Gjatë asaj periudhe, norma natyrore e interesit – një masë e kthimit të kapitalit – ka rënë me 1 pikë përqindje. Në përgjithësi, sipas këtyre të dhënave pandemitë kanë ngushtuar hendekun e të ardhurave midis punëtorëve dhe pronarëve të kapitalit.
Shpërthimi i tanishëm viral që deri këto ditë ka marrë më shumë se 160,000 jetë, po të kishte mbetur pa u kontrolluar numri i tyre do të ishte shumë më i madh, dhe ndikimi i tij në pabarazi ka mundësi të ishte plotësisht i ngjashëm me atë të pandemive të mëparshme.
Por këtë herë, qeveritë në mbarë botën kanë ndërmarrë hapa të pashembullt për të ndaluar përhapjen e virusit, duke mbyllur pjesë të mëdha të ekonomisë për të shpëtuar jetë. Këto masa kanë kufizuar ndikimin në popullsinë në moshë pune, pasi ka edhe vetë virusi ka tendencën më të madhe që me sëmundjen që shkakton, Covid-19, të vrarë më shumë më të moshuarit, të cilët në përgjithësi kanë dalë në pension, ndërsa më shpesh e kursen jetën e moshës së punës ose të më të rinjve.
Kjo është arsyeja pse historiani i Universitetit të Stanfordit, Walter Scheidel nuk pret që koronavirusi të ketë ndonjë ndikim tek pagat. “Fuqia punëtore e së ardhmes është më pak e prekur, kështu që ne nuk mund të presim një mungesë të krahëve të punës,” thotë Scheidel, libri i të cilit i botuar në vitin 2017, “Niveli i Madh”, ka ekzaminuar hollësisht shkaqet e pabarazisë që nga Epoka e Gurit.
Të njëtin mendim ka edhe Oscar Jordà, një ekonomist në Federal Rezervë të San Franciskos dhe një nga autorët e një punimi me këtë temë. “Unë nuk pres që pagat të përgjigjen njëlloj siç ka ndodhur në pandemitë e mëparshme,” shkruan ai. Kjo nuk do të thotë që pandemia nuk do të ketë aspak ndikim në pabarazi. Duke provuar dy kriza të mëdha ekonomike që nga viti 2007, njerëzit ka të ngjarë të kursejnë më shumë, gjë që do të ulte fitimet e kapitalit.
Nga ana tjetër, qeveritë do të huazojnë më shumë për të financuar shpenzimet e urgjencës, të cilat do të priren të rrisin normat e interesit, ndërsa edhe kërkesa për kredi pritet të rritet. Në përgjithësi, sic thotë Jordà pritet që fitimet të bien paksa, duke ngushtuar potencialisht hendekun e të ardhurave mes të varfërve dhe të të pasurve.
Në disa ekonomi të përparuara që vendosin të kthejnë prodhimin e ilaceve, pajisjeve mjekësore dhe mallrave të tjerë thelbësorë në vendin e tyre, mund të ketë më shumë punë. Në të njëjtën kohë, tregtia më e pakët ndërkombëtare do të thotë një rritje më e ngadaltë në shkallë globale.
“Mjaft rrjete të tregtisë globale do të pësojnë ulje,” thotë Angus Deaton, një profesor i ekonomisë në Universitetin e Princetonit. “Do të ketë prodhime më të larmishme të materialeve kryesore dhe ilaçeve. Disa nga kjo do të kishin ndikim në nivelet e PBB-së, dhe do të ulin pabarazitë në të ardhura sepse disa nga njerëzit më pak të arsimuar do të gjejnë përsëri punë.”
Një pyetje kryesore për të ardhmen e pabarazisë së të ardhurave është se si do të shlyhen borxhet që kanë marrë qeveritë. Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë vende rritën taksat mbi të pasurit, duke ulur pabarazinë në të ardhura. Kjo nuk ka qenë qasja që është ndërmarrë pas krizës globale financiare pas vitit 2008. Ka edhe shumë mënyra të tjera sesi katastrofa të tilla si kjo pandemi apo edhe luftërat i riformatojnë strukturat e të ardhurave, të ilustruara më së shumti nga revolucioni rus.
Njerëzit mund dhe do të gjykojnë për mënyrën sesi sistemi i tyre i qeverisjes do të përballet me sfidat dhe nëse struktura e të ardhurave vërtetë ka nevojë të ndryshojë. Scheidel i Universitetit të Stanfordit mendon se është shumë e mundshme që koronavirusi i ri të ndryshojë pabarazinë e të ardhurave, edhe pse ai mendon se ndikimi në ndryshimin e tyre nuk do të jetë aq shumë i madh. “Nëse preferencat politike ndryshojnë shumë edhe pabarazia në të ardhurat mund të rezultojë me ndryshime transformuese,” thotë ai. /WSJ
/Përktheu: Mapo.al/