Nga Jeremy Clarkson
Këto javët e fundit, na është thënë shpesh se ky virus po nxjerr në pah më të mirën tonë. Ne shohim foto të njerëzve që duke dërguar ushqime në depo dhe magazina dhe të grave duke bërë recel për të mbledhur fonde për inferemierët dhe themi me vete: “Po. Ne tani të gjithë jemi bërë më të mirë.”
Megjithatë, unë mendoj se në fakt, ky izolim po i kthen shumicën e njerëzve në përbindësha. Ne kemi policë që urdhërojnë të rinjtë të mos dalin për tu ngrohur në diell dhe të mos zihen nëpër supermarkete, dhe të qëndrojnë 2 metra larg njëri tjetrit. Javën e kaluar, një infermiere kur u kthye nga turni, për të gjetur një shënim në kutine e saj të postës ku e qortonte pse dilte nga shtëpia.
Diçka e ngjashme ndodhi edhe me Gordon Ramsay. Ai e pa të arsyeshme që për të shpëtuar nga virusi të shkonte në shtëpinë e tij të dytë në Cornëall. Nëse virusi do të ishte një gjë e mirë, fqinjët e tij do ti kishin lënë në derë në shenjë mikpritje një kek të shijshëm. Porn ë këtë rast e kundërta ndodh. Të gjithë ata janë zemëruar dhe thonë që ai bastard i vjetër duhet kthehet menjëherë në Skoci.
Rita Ora ka të njëjtin problem. Ajo postoi foto të gjoksit të saj nga shtëpia e fshatit që ka marrë me qira. Ç’të keqe ka kjo? “Shumë”, thonë fqinjët e saj të rinj. Në forumet e tyre lokale flasin se si po sillet ajo dhe të thonë që ajo duhej të kishte qëndruar në Londrën e saj të mallkuar.
David Beckham po ashtu iku nga qyteti, njëlloj bëri edhe Mbretëresha që u largua nga Londra për në “fermën e saj të Chelsea”. Njerëzit thonë se këta ‘të larguar’ do të ndikojnë për keq në fshtrat ku kanë shkuar, por kjo nuk është arsyeja e vërtetë e pakënaqësisë së tyre. Është hidhërimi. Është xhelozi e dukshme. Me sa di unë, Rita Ora nuk ka shkuar në fshat për tu dukur nëpër rrugë, kështu që pse duhet të bezdiset dikush nëse ajo dëshiron të jetojë në një shtëpi të dytë? E thjeshtë: ajo mund ta përballojë atë kurse ata nuk munden.
Problemi i madh është se kur të mbarojë pandemia, gjërat do të përkeqësohen. Ndërsa miliona njerëz do të shohin se nuk kanë ushqim, punë, pension apo kursime, zemërimi do ta kthejë hidhërimin e tyre në një bombë benzine. Sidomos tani që benzina është aq e lirë.
Javën e kaluar dëgjova në radio një tregtar perimesh, i cili kërkonte që qeveria të blente të gjithë mallrat e tij, sepse ai nuk mund të merrte asnjë fitim nga bumi tradicional i Pashkëve. E di sesi ndihet ai. Sigurisht që e di. Por ai nuk është i vetëmi në “kërkimin” të parave të qeverisë. Kompanitë ajrore gjithashtu duan para.
Kështu edhe kontraktorët e transportit rrugor, industria e hotelierisë, pastime kimike, prodhuesit e ëmbëlsirave, fermerët, inxhinierët, trajnerët e garave me kuaj, klubet e futbollit të kategorive të ulëta, shtypshkronjat, ndërtuesit, pronarët e tokave, kompanitë e hipotekave, bankat, shitësit e makinave. Fjalë për fjalë të gjithë i dëshirojnë paratë e qeverisë. Fjalë për fjalë askush nuk do ti marrë.
Një grua në fshatin tim nuk e kupton përse. Ajo mendon se Boris Johnson duhet të paguajë këdo që i nevojiten paratë. Unë e pyeta se nga do të merreshin këto para. “Nga Borisi,” tha ajo si e hutuar. Ajo nuk është e vetmja. Mijëra njerëz besojnë se ministrat e kabinetit paguajnë për shërbimin shendetësor NHS deri dhe për nëndetëset nga xhepi i tyre.
Të tjerët që dinë dicka më shumë nga çështjet fiskale mund të thonë se problemi mund të adresohet duke taksuar të pasurit. “Të paguajë Rita Ora “, bërtasin ata. “Detyrojeni Gordon Ramsay të paguajë deri kur të qetëëësohet.” Ata vërtet besojnë se nëse personat e famshëm me shtëpi të dyta, e deri tek Google duke paguar më shumë taksa, të gjitha problemet e Britanisë do të zgjidhen.
Për shkak se ka kaq shumë njerëz si këto, dhe për shkak se mediat sociale u jepin atyre aq shumë zë, kjo qeveri nuk do t’i mbijetojë dot apokalipsit pas virusit. Vetëm në rast se Argjentina vendos të pushtojnë përsëri ishujt Falkands, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë.
Me siguri, Borisi do të bëjë edhe pak kohë sërf me dallgët e popullaritetit të tij, por në fund ai do të mbytet në tsunamin e hidhërimit. Kështu ai do të shohë fundin e tij.
Thuhet se dy milion njerëz mund të humbasin punën, por mund të jenë edhe katër. Mund të jenë edhe gjashtë milion. Ne po shohim përditë pamjet nga Italia, ku familjarë të nervozuar që presin në radhët e gjata, janë gati të hyjnë nga dritaret në supermarket. Ka të ngjarë që kjo do të ndodhë edhe te ne.
Për të parandaluar këtë krizë sociale, ne patjetër duhet të gjejmë dikë për ta fajësuar për të gjitha problemet tona. Kështë bëjmë bëjmë ne pasi mbaron një ndeshje futbolli. Ne diskutojmë me njëri-tjetrin se kush ishte përgjegjës për gabimet. Kështu ndodh edhe kur një parti politike humb zgjedhjet. Kërkon një kokë turku. Kështu ndodh edhe pas çdo katastrofe. Ka nisur një hetim, me sa duket për të parandaluar që të njëjtat gabime të mos bëhen në të ardhmen, por në realitet qëllimi kryesor i tij është të zbulojë se kush i bëri këto gabime.
Të njëtin problem kemi edhe me virusin. Ne nuk mund të fajësojmë atë që nuk e shohim, kështu që ne jemi duke e kërkuar fajtorin tek ata që shkojnë në fshat, tek Gordon Ramsay e deri tek Jeff Bezos dhe këdo që mendojmë se është më mirë se ne.
Kjo duhet të marrë fund. Në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore mes problemeve të paimagjinueshme, vendi qe i bashkuar sepse të gjithë e dinin se kush ishte fajtori. Gjermania. E gjithë energjia jonë negative ishte e përqendruar tek ata, jo tek njëri-tjetri.
Fatkeqësisht sot konsiderohet raciste nëse fajëson një shtet dhe popullin e tij që me pafytyrësinë e tyre hanë kafshët e egra. Por unë mendoj se do të ishte më e shëndetshme për të gjithë ne, nëse do ta bënim këtë.