• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Katastrofa e avionit në Smolensk në kinemanë polake

22:03 : 14/09/2016
në BOTA, KRYESORE

Një film i ri synon të rishkruajë historinë e katastrofës së rrëzimit të avionit në Smolensk. Ai mbështet tezën se rrëzimi i avionit në prill të vitit 2010 ishte atentat rus. Varshava kërkon të sjellë prova të reja.

Reporterja e televizionit Nina është figura kryesore në filmin polak “Smolensk”. Ajo duhet të raportojë për katastrofën e vitit 2010, ku humbi jetën presidenti polak, Lech Kaczyński dhe 95 vetë që ndodheshin në bordin e avionit të presidentit. Raportimet zyrtare flasin për aksident. Përgjatë hulumtimeve, gazetarja shton dyshimet, dhe në fund arrin në përfundimin se bëhet fjalë për një atentat kundër presidentit polak.

Ndoshta hakmarrja e Putinit që Lech Kaczyński mbështeti luftën e Gjeorgjisë kundër Rusisë në vitin 2008, sipas skenarit. Qëllimi i filmbërësve të mbështetur edhe nga politikanë nacionalkonservatorë të partisë qeverisëse, PiS: Të bindet publiku se rrëzimi i avionit ishte atentat.

Dy trauma kombëtare

Që regjisori mund t’ia dalë këtij qëllimi, kjo lidhet edhe me simbolikën e dyfishtë të katastrofës. Më 10 prill 2010, Lech Kaczyński dhe gruaja e tij bashkë me një delegacion të nivelit të lartë ishin rrugës për në Katyn- një fshat pranë Smolenskut në perëndim të Rusisë. Ata donin të nderonin kujtimin e 22.000 oficerëve polakë, që u vranë 70 vite më parë nga shërbimi sekret rus. Masakra e Katynit u kthye në një traumë kombëtare, që rëndon prej vitesh marrëdhëniet mes Rusisë e Polonisë. Gati çdo i katërti polak beson se tragjedia e dytë, që ndodhi gati në të njëjtin vend nuk ishte aksident.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

Konservatorët e hodhën poshtë që në fillim raportin zyrtar të qeverisë së Donald Tusk, ku flitet për gabime të pilotit dhe mungesës së përgatitjes, po ashtu edhe për aparate navigimi të pasaktë. Edhe regjisori polak, Antoni Krauze nuk ka besuar në variantin e rastësisë. Në një intervistë ai u shpreh se ajo që thuhet zyrtarisht bie ndesh me rregullat e fizikës. Në kompjuter mund të shohësh se si avioni fillimisht godet nëpër pemë, pastaj bëhet copa-copa nga shpërthimet. Versioni zyrtar thotë se avioni shpërtheu pas humbjes së një krahu pas një përplasjeje të mëparshme. Reporterja në film vjen në përfundimin se duhet të kenë qenë forca të tjera më të mëdha që e bënë një avion të tillë kaq të madh të rrëzohet.

Flugzeugabsturz Smolensk Lech Kaczynski Präsident Polen

Mediat polake kanë raportuar se filmi ka pasur një mentor të rëndësishëm, vëllanë e presidentit të vrarë, Jaroslaw Kaczyński ka dhënë herë pas here ide për ndryshimin e skenarit. Pas shfaqjes së premierës së filmit, ku mori pjesë edhe presidenti Duda e kryeministrja Szydlo, Kaczyński foli me entuziazëm për “një prodhim që rrëfen të vërtetën”. Por në ditët e para, ndryshe nga sa pritej, filmin e kanë parë pak vetë. Kaczyński kërkon që “të përshpejtohet zbardhja e shkaqeve të katastrofës” me qëllim që “polakët të dinë e kuptojnë të vërtetën”. Sipas tij “e vërteta duhet të bëhet publike dhe shtetërore dhe të jetë pjesë e librave të historisë”.

Çështja e fajit mbetet e hapur

Deklarata të tilla shqetësojnë prindërit dhe mësuesit. Artur Sierawski, një mësues historie nga Varshava thotë në bisedë me DW, se filmi “Smolensk” ëshrë pjesë e politikës së re për historinë, që mohon faktet dhe kërkon të kthejë në hero Lech Kaczyńskin, presidentin që ndërroi jetë në katastrofën e avionit. Që tani nuk flitet më për të “vdekurit” e Smolenskut, por për të “rënët”. Ka shumë të dhëna që flasin për këtë. Komisione të reja hetimore duan të “korrigjojnë” ligjërimin për Smolenskun. Qeveria premtoi madje këtë javë për prova “të vërteta” në rastin Smolensk. “Regjistrime të panjohura dhe tronditëse të bisedave” që janë mbajtur sekret nga qeveria e mëparshme, sipas qeverisë nacionalkonservatore. /DW/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025
SHENDETI

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025
BOTA

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025
SPORT

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025
Para

Miliarderi gjen gruan e “rrëmbyer” në Instagram

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com