• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Juncker bën thirrje për një forcë të përbashkët ushtarake evropiane

20:47 : 14/09/2016
në BOTA, KRYESORE

Kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker bëri thirrje për një komandë evropiane, për një forcë të përbashkët ushtarake të Bashkimit Evropian.

Ai tha se “forca diplomatike” e Evropës nuk është më e mjaftueshme për të përballuar sfidat e botës moderne.

“Na duhet të kemi një komandë evropiane. Po ashtu duhet të organizohemi për të punuar për një forcë ushtarake të përbashkët dhe kjo duhet të shërbejë si plotësim për NATO-n. Konsolidimi i mbrojtjes evropiane në Evropë, nuk do të thotë më pak solidaritet transatlantik”, tha ai para ligjvënësve evropianë në Strasburg.

Ai bëri gjithashtu thirrje për unitet mes vendeve anëtare në fjalimin e tij, në një kohë kur Bashkimi Evropian po përjeton tensione në rritje mes anëtarëve të tij pas votës së Britanisë për t’u larguar nga BE-ja.

Zoti Juncker tha se Bashkimi Evropian duhet të mbetet në relata miqësore me Britaninë, megjithë votën pro daljes nga BE-ja, por ai shtoi se britanikët nuk duhet të presin se do të kenë të njëjtat lehtësira për qasje në tregun e përbashkët të organizatës, pasi të shkëputen zyrtarisht:

Lexo edhe:

Rama “burg, burg, burg”, Lamallari: Paraburgimi një nga padrejtësitë më të mëdha, duhet adresuar

Raporti/ Tirana më e ndotur dhe më e shtrenjtë, Prishtina ia kalon në çdo tregues të cilësisë së jetës

“Mendoj se duhet t’i shohim drejt në sy ata që po na ndjekin nga larg. Miqtë dhe partnerët tanë në botë e kanë ndjekur me shumë keqardhje Brexitin dhe pyesin veten nëse ky është fillimi i shpërbërjes së Bashkimit Evropian. Më lejoni ta them këtu sot se ne e respektojmë, por njëkohësisht na vjen keq për largimin e Britanisë; megjithatë Bashkimi Evropian nuk është në rrezik”.

Zoti Juncker i bëri thirrje Britanisë të fillojë negociatat e shkëputjes sa më parë në mënyrë që të dyjat palët të fillojnë të ecin në drejtimet përkatëse.

Pasi britanikët votuan në qershor për shkëputje, udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë përballur me probleme për ruajtjen e unitetit mes vendeve lindore të cilat kërkojnë reduktimin e kompetencave qendrore që mban Brukseli si dhe të strukturave burokratike.

Përçarjet mes vendeve të ndryshme dolën në pah dje, kur ministri i jashtëm i Luksenburgut Jean Asselborn kërkoi pezullimin e Hungarisë nga BE-ja, pasi tha se në atë vend refugjatët po trajtohen si “kafshë”.

“Një vend që vë gardhe për të penguar refugjatët e ardhur nga lufta, apo që shkel lirinë e shtypit dhe lirinë e gjyqësorit, duhet pezulluar përkohësisht orse ndoshta përgjithëmonë nga BE-ja,” tha zoti Asselborn.

Ministri i jashtëm hungarez u përgjigj me një deklaratë ku e ofendonte homologun nga Luksenburgu duke e quajtur “peshë e lehtë në diplomaci” dhe se nuk mund t’i merrte njeri seriozisht fjalët e zotit Asselborn, pasi pikëpamjet e tij ishin në vijën e Bashkimit Evropian.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama “burg, burg, burg”, Lamallari: Paraburgimi një nga padrejtësitë më të mëdha, duhet adresuar

10:59 : 14/10/2025
AKTUALITET

Raporti/ Tirana më e ndotur dhe më e shtrenjtë, Prishtina ia kalon në çdo tregues të cilësisë së jetës

10:53 : 14/10/2025
BOTA

“Planifikuan të më vrisnin”, presidenti i Madagaskarit largohet në një vend të sigurtë me një avion ushtarak francez

10:45 : 14/10/2025
AKTUALITET

KMSH kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe në Shkodër: Shkelje e ligjit dhe e vendimeve gjyqësore

10:36 : 14/10/2025
AKTUALITET

Flinte me armë te koka! I shtrirë në tokë, momenti kur RENEA arreston nipin e Astrit Avdylajt/ Ja ku fshihej

10:36 : 14/10/2025
AKTUALITET

‘Kam pastruar 12 m kanal’/ Berisha ironizon Andi Sallën: Sukses i madh! Imagjino në Ministrinë e Bujqësisë

10:25 : 14/10/2025
Para

E-maili i gardistit: Tritoli nuk iu vendos makinës së ish-prefektit por drejtorit të Ramës, ja si më kërcënoi

TË GJITHA

Rama “burg, burg, burg”, Lamallari: Paraburgimi një nga padrejtësitë më të mëdha, duhet adresuar

10:59 : 14/10/2025

Raporti/ Tirana më e ndotur dhe më e shtrenjtë, Prishtina ia kalon në çdo tregues të cilësisë së jetës

10:53 : 14/10/2025

“Planifikuan të më vrisnin”, presidenti i Madagaskarit largohet në një vend të sigurtë me një avion ushtarak francez

10:45 : 14/10/2025

KMSH kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe në Shkodër: Shkelje e ligjit dhe e vendimeve gjyqësore

10:36 : 14/10/2025

Flinte me armë te koka! I shtrirë në tokë, momenti kur RENEA arreston nipin e Astrit Avdylajt/ Ja ku fshihej

10:36 : 14/10/2025

‘Kam pastruar 12 m kanal’/ Berisha ironizon Andi Sallën: Sukses i madh! Imagjino në Ministrinë e Bujqësisë

10:25 : 14/10/2025

Sulmi ndaj Focus Media Group, Kallas: Mosmarrëveshjet të zgjidhen në rrugë ligjore! Të respektohet liria e gazetarëve

10:20 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com