• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hafizi, Ramës dhe Metës: Po tradhtoni shqiptarët, të tërhiqet projektligji për importin e plehrave

14:28 : 14/09/2016
në AKTUALITET

Deputetja Mimoza Hafizi ka kërkuar zyrtarisht që të tërhiqet projektligji që do të lejojë importin e plehrave në Shqipëri

Me anë të një kërkesë drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Hafizi thekson se ky projektligj është tradhti ndaj dhjetëra mijë shqiptarëve që kërkuan referendum lidhur me çështjen e plehrave.

Për këtë arsye ajo ka kujtuar Aleanca Kundër Importit të Plehrave e arriti të mblidhte 65 mijë firma me kërkesën për referendum popullor.

 

“Kërkesë

Lexo edhe:

Horoskopi, e enjte, 7 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Itali, autori i vra*jes së studentes 22-vjeçare i jep fund jetës në qeli

Drejtuar

Grupit Parlamentar PS

Grupit Parlamentar LSI

 Të tërhiqet projektligji që do të lejojë importin e plehrave në Shqipëri!

Para dy muajsh, një grup deputetësh, anëtarë të grupeve tuaja, kanë paraqitur një projektligj, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10463, Për menaxhimin e integruar të mbetjeve, të ndryshuar”.

Kujtdo mund t’i kujtohet furtuna e madhe popullore e viteve 2012-2013 për ndryshimin e Ligjit Nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ligj i cili, nga pikëpamja formale, ka patur problem vetëm se nuk ka ndaluar importin e mbetjeve. Në nenin 22 të tij i jepej Këshillit të Ministrave e drejta që vetëm të kufizojë, por jo të ndalojë, importin e mbetjeve destinuar për incerim. Në nenin 48 ndalohej vetëm importi i mbetjeve të rrezikshme dhe pranohej importi i mbetjeve jo të rrezikshme. Nenet 49 dhe 62 përcaktonin më në detaj procedurat, detyrat dhe sanksionet.

Rreziku i madh që i kanosej mjedisit shqiptar nga importi i mbetjeve si dhe demotivimi që importi i shkakton gjithë procesit imperativ të përdorimit të mbetjeve shqiptare për të mirën e mjedisit dhe të ekonomisë sonë, i ngriti në këmbë shqiptarët në vitet 2012-2013.  Aleanca Kundër Importit të Plehrave arriti të mblidhte 65 mijë firma me kërkesën për referendum popullor. për shfuqizimin e neneve përkatëse të ligjit. Ky referendum do të zhvillohej në dhjetor 2013. Por referendumi u anulua, sepse Qeveria e Rilindjes inicioi një ligj për shfuqizimin e të gjitha neneve që lejonin importin e mbetjeve. Në relacionin shoqërues, qeveria shprehej se importi i mbetjeve bie në kundërshtim me qëllimin e mbrojtjes së mjedisit dhe të shëndetit të njeriut dhe se ky import bie ndesh me përparësinë që duhet të ketë trajtimi i mbetjeve që prodhohen nga tregu shqiptar.

Ky ligj u votua me 10.10.2013. U ndryshuan nenet 22, 48 dhe 62 të ligjit dhe u shfuqizua neni 49. Në këtë situatë, referendumi u deklarua i panevojshëm.

Me projektligjin e paraqitur së fundmi në parlament, rikthehen :

Neni 22 dhe 48 në formën identike me atë që ka patur në vitin 2011

Neni 49, me përmbajtje të ngjashme me atë të vitit 2011. Të vetmet ndryshime janë të tilla që e përkeqësojnë situatën në raport me 2011 :

Autorizimi i importit të mbetjeve nuk do jepet më nga Këshilli i Ministrave, por nga Ministri i Mjedisit

Autorizimi nuk kufizohet në një vit por në dy vjet

Hiqet kushti për kërkuesin e autorizimit që të provojë se janë shfrytëzuar të gjitha mbetjet në vend.

Konsideroj se ky projektligj është tradhti ndaj dhjetra mijë shqiptarëve që kërkuan referendum lidhur me çështjen dhe po kështu për miliona shqiptarë, të cilëve iu hoq e drejta e referendumit, përmes ligjit të parë të Qeverisë së Rilindjes. Rikthimi i situatës së mëparshme është pabesi flagrante.

I mbetem të gjitha argumenteve se importi i mbetjeve rrezikon rëndë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve të vendit tonë.

Kërkoj: Të tërhiqet projektligji që do të lejojë importin e plehrave në Shqipëri !

Mimoza Hafizi

Deputete

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 7 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/08/2025
BOTA

Itali, autori i vra*jes së studentes 22-vjeçare i jep fund jetës në qeli

22:55 : 06/08/2025
AKTUALITET

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

22:50 : 06/08/2025
BOTA

“Pse të turpërohem”/ Presidenti i Brazilit nuk e sheh të nevojshme të bisedojë me Trump për tarifat

22:43 : 06/08/2025
SPORT

Jo vetëm afrime, Liverpool shet sulmuesin për 46 milionë paundë

22:29 : 06/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
Para

Ironia e vëllait të Sokol Olldashit me Bashën: O Lul, biçikletën ta dhuruan, por harruan që...

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 7 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/08/2025

Itali, autori i vra*jes së studentes 22-vjeçare i jep fund jetës në qeli

22:55 : 06/08/2025

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

22:50 : 06/08/2025

“Pse të turpërohem”/ Presidenti i Brazilit nuk e sheh të nevojshme të bisedojë me Trump për tarifat

22:43 : 06/08/2025

Jo vetëm afrime, Liverpool shet sulmuesin për 46 milionë paundë

22:29 : 06/08/2025

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025

Bie nga dritarja e tualetit të banesës, humb jetën tragjikisht një grua në Durrës

22:10 : 06/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com