Presidenti i Republikës ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Mësohet se ata kanë disktuar mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.
Dy presidentët kanë shprehur vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.