Nga Renée Graham
Dr. Anthony Fauci ka një mision të pamundur – shpëtimin e jetës nga COVID-19 dhe shpëtimin e Amerikës nga gënjeshtrat e Presidentit Trump. Kuptohet nëse ai do mund të shpëtojë vendin e tij të punës ë Task Forcën e Koronavirusit. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mohojnë që Trump mund ta anashkalojë Faucin, por kjo nuk do të thotë absolutisht asgjë.
Të paktën, kjo dihet mirë: Presidenti është i lodhur nga Fauci, duke ja hedhur poshtë gënjeshtrat e tij me fakte. Trump e paraqet veten si një profet pandemik, paçka se e dinte shumë kohë përpara çdo eksperti tmerrin që COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, mund të shkaktonte.
Fauci vazhdon ta ndriçojë historinë e vërtetë. Nëse “do ta kishim filluar ndërhyrjen më herët, mund të kishim shpëtuar jetë,” tha Fauci në CNN. “Natyrisht, askush nuk mund ta mohojë këtë”. Por nuk vonoi reagimi nga Shtëpia e Bardhë. Trump, menjëherë pas kësaj shpërndau një tëit anti-Fauci që përfundonte me “Koha për #FireFauci”.
Dy ditë më pas, senatori Ed Markey njoftoi se ai do të prezantojë legjislacionin për të kufizuar mundësinë e Trump për të hequr Fauci përveçse në rastet kur ai “mbi bazën e keqpërdorimit apo neglizhencës dëmton detyrën, ose për paaftësinë e drejtorit.” Në një deklaratë, ligjvënësi nga Masaçusets tha, “Ne nuk mund të lejojmë që Donald Trump të bëjë të heshtë Dr.Faucin ose ndonjë shkencëtar tjetër të qeverisë.”
Që nga ish drejtori i FBI, James Comey, deri tek largimi i fundit i disa inspektorëve të përgjithshëm, Trump heq këdo që perceptohet si një kërcënim për të. Zakonisht, kjo do të thotë se ata po kryejnë punën e tyre në vend që të gjejnë mënyra për ta bërë Trumpin të duket mirë.
Fauci paraqet një sfidë edhe më të vështirë për presidentin. Atij ka besueshmëri të lartë. Ai është i respektuar. Me 36 vjet si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ekspertiza e tij është e pamohueshme.
Në të njëjtën NewYork Times ka dhënë detaje sesi javët e mos reagimit të Trump humbën kohë të rëndësishme për një përgjigje e hershme, që do të shpëtonte jetë. NewYorker publikoi një profil të shkëlqyer të Faucit, duke e quajtur atë “mjekun e Amerikës”. Nuk është çudi që Fauci tani po mbrohet edhe nga të djathtët amerikanë.
Andy Biggs, një republikan nga Arizona, anëtar në dhomën e përfaqësuesve gjatë një paraqitje të kohëve të fundit është shprehur: “Është koha për të ecur së bashku me Dr. Faucin.” Sigurisht, ajo që Biggs thotë është se Fauci po e frenon Trump për menaxhimin e një krize të pashembullt shëndetësore, më shumë se sa masazhet e vetë presidentit.
Përballë një pandemie që merr mijëra jetë çdo ditë, Trump po vijon me stilin e tij të qeverisjes “thuaj asgjë”. Ai pretendon se testet e koronavirusit janë lehtësisht të disponueshme. (Ata nuk janë). Ai po promovon trajtime koronavirus. (Ata janë të paprovuar, madje edhe të rrezikshëm.) Tani, ai thotë se ai ka autoritetin “total” për të vendosur kur shtetet mund të rihapen. (Ai me siguri nuk e ka.)
Për fat të mirë, disa guvernatorë po e injorojnë këtë çoroditje presidenciale, duke kujtuar atë që paralajmëroi Fauci muajin e kaluar: “Duhet të kuptojmë se nuk jemi ne që caktojmë afatet kohore; është virusi aq që e bën këtë.” Fauci është një nga disa arsyet e çmuara për të besuar se mund të kemi shpresë në mes të kësaj tragjedie akoma në zhvillim. Ai nuk mund të bëhet një tjetër viktimë e përparësive dhe egos së Trump.
Ndërkohë vetë Fauci i tha C-SPAN se ai nuk besonte se Trump do ta largonte atë nga Task Forca për Koronavirusin, dhe shtoi se ai “po shërben me kënaqësi [presidentit]”. Fauci do të bëjë atë që mundet për të qetësuar presidentin, për sa kohë që nuk rrezikon më tej shëndetin e vendit.
Në karrierën e tij të gjatë, Fauci ka luftuar armiq të tillë të frikshëm si AIDS dhe Ebola. Tani, autoriteti kryesor i këtij vendi për kërcënimet virulente, po jep të gjithë ekspertizën e tij për të na mbrojtur jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga virulenca e Trump. /Boston Globe
/Përktheu: Mapo.al/