EUROPOL zbuluar dhe ndaluar një tentativë për të mashtruar autoritetet gjermane shëndetësore duke u shitur atyre miliona euro maska joekzistuese në mesin e pandemisë së koronavirusit. Agjencia Europiane për zbatimin e ligjit njoftoi se dy kompani ishin kontraktuar nga qeveria gjermane muajin e kaluar për të blerë maska mjekësore në vlerë prej 15 milionë euro.
Po sipas EUROPOL, kompanitë ishin me qendër në Hamburg e Cyrih dhe arritën kontakte me një firmë furnizuese të regjistruar në Spanjë për të blerë 10 milionë maska mjekësore. Kur shitja nuk arriti të materializohej, të dy kompanitë iu referuan një tregtari në Irlandë i cili tha se do t’i lidhë ato me një furnizues në Holandë. Një marrëveshje fillestare u arrit, me dy kompanitë që paguan 1,5 milionë euro (1.65 milionë dollarë) për 1,5 milionë maska.
Kompanitë organizuan 52 kamionë për të transportuar maskat nën mbikëqyrjen e policisë për të ofruar sigurinë e tyre. Por, pak para dorëzimit të planifikuar, mashtruesit kërkuan një shumë shtesë prej 880 mijë eurosh (966 mijë dollarë) për të siguruar mallin. Autoritetet irlandeze të sigurisë bllokuan pagesën fillestare dhe homologët e tyre në Holandë arrestuan dy të dyshuar të lidhur me organizatën. Në një raport të lëshuar së fundmi, Europol u bëri thirrje njerëzve që të ruhen nga ata që kërkojnë të shfrytëzojnë krizën e koronavirusit. ATA.