• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

COVID-19/ Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Britani e Madhe, 8 sugjerime Edi Ramës (letra)

21:32 : 14/04/2020
në AKTUALITET

Situata në të cilën po përfshihet Shqipëria nga Covid 19, ka bërë që ekonomia të pësojë një goditje jo të vogël. Nga mbyllja e aktivitetit me urdhër qeverie, mijëra biznese të vogla nuk punojnë, të tjerë që formalisht janë të hapur nuk kanë aktivitet si pasojë e masave të rrepta nga qeveria.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Britani e Madhe së fundmi përmes Keith Reynolds, sekretar i Përgjithshëm, në emër të Bordit i ka çuar një letër kryeministrit Edi Rama përmes të cilët i kërkon më shumë mbështetje ndaj biznesit duke i sugjeruar dhe 8 propozime konkrete.

LETRA E PLOTE

Zotit Edi Rama

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë

Lexo edhe:

SKANDAL/ Fëmijët me probleme në mushkëri shtrohen në dhoma spitali plot me myk në Tiranë (VIDEO)

Harruan ngrohësen ndezur, përfshihet nga zjarri dhoma e konviktit në Elbasan

11 Prill 2020

I nderuar zoti Kryeministër,

Po ju shkruaj në emër të Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Britani e Madhe, në mbështetje të shqetësimeve dhe propozimeve të paraqitura nga UCCIAL dhe organizatat e tjera partnere.

Këto janë momente që kanë goditur fort ekonominë, jetën dhe në përgjithësi gjithçka që ka qenë normë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Britani e Madhe i mbështet sugjerimet e iniciativës, si edhe kërkon vëmendjen tuaj edhe në sugjerimet e mëposhtme:

1. Shumë industrive, veçanërisht Hoteleria me katër dhe pesë yje dhe transporti, do t’ju duhet një kohë prej tetë deri në tetëmbedhjetë muaj për tu rikthyer në ecurinë përpara krizës. Rrjedhimisht, qeveria duhet të ofrojë paketa mbështetëse të cilat do duhet të zerojnë taksat për këtë periudhë, të paguajnë pagat e punojësve të këtyre kompanive, në mënyrë që të mbahen në treg dhe Shqipëria të procedojë drejt njohjes si destinacion për elitën e turizmit.

2. Me të drejtë e keni krahasuar situatën e krijuar me ‘’gjendje lufte’’. I kërkojmë qeverisë që të përdorë ‘’fondin e luftës’’ për të mbështetur investitorët e huaj që të vazhdojnë punën sipas planifikimeve që kanë patur. Ky fond, mund të përdoret gjithashtu për të mbështetur të gjitha kompanitë shqiptare që operojnë jashtë shtetit dhe dëshirojnë të sjellin pikat e tyre të prodhimit apo operimit në Shqipëri.

3. Kompanitë shqiptare që kanë edhe degë në vende të tjera, duhet të mbështeten gjithashtu me kredi pa interes nga qeveria shqiptare. Kjo do të ndihmonte ato ta përfaqësonin denjësisht ekonominë shqiptare.

4. Të alokohet një fond i veçantë për profesionet e lira dhe punojësit sezonal. Atyre mund t’i ofrohet një kredi pa interes deri në vlerën 2500 Euro.

5. Do të ishte e arsyeshme që qeveria të vlerësonte dhe mbështeste çdo kompani që ka investuar për të mundësuar punën nga shtëpia e punonjësve të saj, duke blerë pajisje, internet etj. Ky grant mund te variojë nga 300 Euro deri në 1500 Euro.

6. Qeveria e Shqipërisë, duhet të bëjë çdo gjë në fuqinë e saj pavarësisht kostove, për të siguruar vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese të kompanive shqiptare. Në rast se këto masa nuk merren në kohën e duhur, ekonomia mund të goditet rëndë dhe do të duhet një dekadë për të rikuperuar humbjet.

7. Më shumë se çdo herë tjetër, kjo krizë ka vënë theksin në rëndësinë që ka për qytetarët shëndeti dhe ushqimi. Qeveria e Shqipërisë, mund dhe duhet të luajë një rol jetik në mbështetjen e sektorit agro-ushqimor. Duhet t’i jepet një mbështetje e madhe bujqësisë. Në lidhje me fuqinë punonjëse që i nevojitet këtij sektori, qeveria mund dhe duhet të luaj rolin e facilituesit më insentive për lëvizjen e tyre. Këto masa mund të mundësojnë punësimin e të papunëve, ndërkohë që bujqësia ka nevojë për punonjës sezonal.

8. Biznesi si edhe vetë jeta janë influencuar nga Covid-19 dhe do duhet kohë derisa impakti i vërtetë të dali në pah. Qeveria duhet të demostrojë fleksibilitet, në lidhje me aplikimet që biznesi do të bëj ndaj paketave mbështetëse dhe t’ja lëvrojë ndihmën për të cilën ata po aplikojnë. Njëkohësisht, qeveria i jep biznesit kohë të mjaftueshme për plotësimin e aplikimit, si edhe mundësinë që të plotësojë dosjen brenda një afati tre mujor. Një praktikë e tillë është implementuar me sukses në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Duke ju uruar edhe njëherë për mirë menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, në emër të Bordit dhe Anëtarëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Britani e Madhe, shpreh edhe njëherë respektin per Ju, Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Popullin Shqiptar.

Keith Reynolds, Sekretar i Përgjithshëm

Etiketa: Dhoma

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SKANDAL/ Fëmijët me probleme në mushkëri shtrohen në dhoma spitali plot me myk në Tiranë (VIDEO)

22:39 : 25/02/2025
AKTUALITET

Harruan ngrohësen ndezur, përfshihet nga zjarri dhoma e konviktit në Elbasan

13:54 : 25/01/2025
AKTUALITET

“Parashqevia do këndojë sërish”, Elton Ilirjani ndan videot prekëse: Ju tregoj dhomën…

21:39 : 15/12/2024
AKTUALITET

“Kemi pirë ndonjë gotë”/ Hetimet e SPAK, zbardhet dëshmia e Gjiknurit: Ja si Zoto rezervoi dhomën në emrin tim

17:19 : 19/06/2024
AKTUALITET

Ushqim në tavolinë dhe njolla gjaku në pllaka, publikohen pamjet nga dhoma ku u vra Eraldo Nevruzi

20:52 : 06/06/2024
AKTUALITET

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë paralajmëron: Përshkallzojmë qëndrimin tonë

14:07 : 01/06/2024
Para

SHBA regjistron 1554 viktima të reja nga COVID-19, Fauci: Nuk jemi ende gati për rihapje

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com