• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkuesi shkencor: Virusi nuk dihet si do evolojë, ndryshimet do të jenë të mëdha pas pandemisë

14:29 : 12/04/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Kërkuesi shkencor në Universitetin e Padovas, Arben Dedja në një intervistë për Abc News është shprehur se në Itali ecuria e virusit është e ndryshme në rajone të ndryshme.

Dedja është shprehur ndër të tjera se menaxhimi i situatës së pandemisë është bërë në kuadër të politikave të ndryshme që ndjekin rajone të caktuara në Itali.

Gjithahstu ai ka theksuar se është e vështirë të flitet për shifra të qarta në lidhje me këtë pandemi pasi ëhtë një virus i panjohur dhe se nuk i dihet se si do e ketë ecurinë.

Ndërsa për masat e marra nga qeveria shqiptare për parandalimin  e pandemisë ka theksuar se ishte vendimi i duhur pasi duke qenë se natyra e shqiptarëve që janë të padisiplinuar janë masat e duhura.

Intervista e plotë:

Lexo edhe:

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Çfarë po ndodh në Itali?

Unë jetoj në Padova dhe dua të theksuar se situata në Itali ndryshon nga rajoni në rajon, këtu situata është më qetë se ne Lombardi rastet janë më të pakta. Në Itali sistemi shëndetsor  është i organizuar dhe menaxhohet në bazë rajonale dhe pse Veneto dhe Lombardia ka ndryshime dramatike porsa i përket numrit të viktimave dhe të infektuarve. Në Veneto që ka 5 milionë banorë numri i të vdekurve është nën 1 mijë ndërsa në Lombardi e ka kaluar 10 mijë dhe numri i të prekurve është shumë më i ulët. Politika shëndetsore e ndjekur në Veneto ndryshon nga ajo e Lombardisë pasi situata është nën kontroll dhe ka të bëjë me figurën e mjekut të familjes dhe shëndetsia nuk është e privatizuar në atë masë siç është në Lombardi. Një nga vatrat e para ishte në provincën e Padovas por që u izolua menjëherë dhe filloi një studim në rang kombëtar që do të botohet më pas në revista persa i përket zhvillimit të epidemisë në këtë zonë me 2 mijë banorë dhe u bënë kontrolle të vazhdueshme me tamponë për të parë pozitivitetin e banorëve. Nëse e mban e mban të izoluar popullatën % e të sëmurëve nuk e kalo 5 %, një tjetër konkluzion ishte se të sëmurët që nuk kanë shenja klinike janë mbartës kanë shumë rëndësi për të ardhmen të cilët jetojnë normalisht por jua transmetojnë të tjerëve.

Ju thatë se janë përdorur politika të ndryshme në rajone të ndryshme. Pse ky vendim dhe suksesi është i ndryshëm, në çfarë kriteresh janë përcaktuar politikat?

Shërbimi shëndetsor në Itali funksionon në bazë regjionale në Itali, kjo është një praktikë që ndiqet prej vitesh çdo regjion e bën ai politikën, ndërsa kur ndodhesh para një emergjence dalin në pah dhe të gjithë mungesat. Mbyllja totale e vendit është bërë për të mbrojtur zonat që nuk eshtë shumë e zhvilluar persa i përket sistemit të shëndetsisë. Padova dhe pse është një qytete 3 herë më i vogël se Tirana por spitali ka trefish me shumë shtretër se QSUT-ja dhe në këtë janë 100 të sëmurë mes të cilëve 20 në terapi intensive, por përpara 10 ditësh ishin 2 fishi në terapi intensive. Në spital janë marrë masat për ndonjë dyndje të re pacientësh pasi nuk dihet si do të vijojë sëmundja. Por shpresojmë që situata të mos përsëritet, në Veneto kanë filluar bërja e analizave në masë janë hapur disa çadra, ku çdo qytetar paraqitet nëse mendon se ka pasur kontakt me një person që ka pas koronavirus, ndërkohë personeli mjekësor është primar dhe nuk mjafton një tampon por duhen dy. Nëse ke pas një koleg është e rëndësishme patjetër që të bësh një tampon dhe sasisa e personave të testuar është shumë e lartë.  Numri i të prekurve nga koronavirusi në Padova me 1 milionë banorë është diku te 3 mijë persona dhe në çdo 12 tamponë njëri rezulton pozitiv janë kryesisht shifra që mbahen nën kontroll.

Ju jeni njohur dhe me masat e marra në Shqipëri, si i vlerësoni ju ato?

Mendoj se janë masat e duhura pasi kemi të bëjmë me një sëmundje të panjohur dhe nuk e dimë sesi do të evolojë në muajt e ardhshëm dhe e vetmja mënyrë për ta bllokuar sëmundjen është që ta ndalosh të transmetohet te një organizëm tjetër që të mbijetojë. Virusi është një organizëm gjysëm i gjallë dhe i vdekur dhe e ka të domosdoshme që të transportohet dhe evitimi i kontakteve me njerëzit është e vetmja mënyrë për të bllokuar, e vetmja mënyrë është distancimi social. Çdo shtet merr masat në varësi të situatës, por duke e ditë që shqiptarët dhe italianët janë të padisiplinuar dhe sa më të padisiplinuar të jenë aq më dragoniane janë masat.

Çfarë do ti sjellë kjo pandemi botës?

Unë mendoj se në të ardhmen ndryshimet do të jenë të përmasave të shumta, në planin sociologjik, kulturor, social, psikologjik, ekonomik, politik etj.  Në planin psikologjik teshtima e parë apo kollitja do të kemi frikë. Në planin sociologjik për ne shqiptarët të cilët jemi mësuar që jemi mësuar të prekemi me njëri tjetrin. Në planin ekonomik do të shihet se çdo të bëhet por kjo është një goditje e madhe ndaj ekonomisë që ishte e globalizuar. Përshembull maskat prodhoheshin vetëm në Kinë e cila i bllokoi për një moment ndaj mendoj se do të shihet ekonomia globale. Në planin politike kemi një afrim të dy sistemeve autokracisë dhe demokracisë ndryshe nga më parë pasi dhe në vendet demokratike qeveria po merr disa masaqë duken pak si autoritare,  por është e detyruar që ta bëjë për arsye shëndetsore dhe për të kontrolluar popullsinë./abcnews.al

Lajme të lidhura

SPORT

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025
BOTA

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025
BOTA

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025
Para

“5 milionë euro për Varane janë shumë” - Sagnol zbulon se si Bayern-i humbi shërbimet e francezit

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com