Nga Boldnews.al
Jemi një vend anëtar i NATO-s, një fije shprese mund të kemi edhe për hapjen e negociatave me BE-në, por hartojmë ligje shtrënguese, represive të cilat nuk i ka asnjë vend në Bashkimin Europian.
Kur shumëkush po lutej që shifrat e qytetarëve të prekur me coronavirus të bien dhe me nevojën ulëritëse të kryerjes së sa më shumë testeve, kryeministri Rama propozon masa të rënda shtrënguese për “thyerjen e rregullave të karantinës” me dënime që shkojnë 3-15 vite burg.
Sipas nenit 242/2 të propozuar nga deputetët socialist, sigurisht me izmin e të “madhit” që lëshon verdikte nga Kodrat e Surrelit, shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive dënohet nga gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet. Konretisht thuhet: “Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet”.
Për shkak të coronavirusit janë liruar nga burgjet mbi 750 persona, një pjesë e mirë e të cilëve të akuzuar për vepra të rënda penale, mashtrime në shuma të mëdha, trafik narkotikësh në bashkëpunim e madje edhe krijim të organizatave kriminale.
Pas kalimit të tyre nga burgu në shtëpi, kryeministri do e “plotësojë” këtë numër duke kapur qytetarët në rrugë dhe plasur në qeli, madje për një kohë të gjatë, me arsyetimin e shkeljes së rregullave dhe udhëzimeve të akteve normative të qeverisë.
Para se ta bëjë këtë duhet të kalojnë ndryshimet në Kodin Penal në Parlament, ku nevojiten 86 vota. Nuk është aspak çudi që Rama me një të rënë “bilbilit të tij” të thërresë nën “armën votë”, deputetët e vetëshpallur të opozitës. Çështja në këtë rast nuk është tek votat, por pikërisht mbi masat represive shumë të ashpra që nuk i ka aplikuar asnjë vend normal në BE.
Demokracia sot është në rrezik edhe më shumë se më parë. Vendet e zhvilluara në Europaë apo edhe vetë SHBA po kalojnë një krizë të rëndë sociale pikërisht me përhapjen e shpëjtë të “COVID-19” dhe vëmendja e tyre është përqëndruar në ndihmën e popullsisë dhe nuk janë aspak të angazhuar në politikën e jashtme, aty ky shtete me liderë që e quajnë vetën “Zot”, po përfitojnë për të instalauar “minidiktatura”, ose të paktën e provojnë deri ku arrin durimi njerëzor.
Kjo po ndodh në Shqipëri. Durimin njerëzor qeveria e provoi me masat shtrënguese, dhënien e një lëmoshe në ushqime për shtresat në nevojë, që sot kanë humbur dinjitetin dhe të mbyllur nëpër banesa luten vetëm për pak ushqime, ndërsa katagoria tjetër e njuerëzve që kanë humbur punën shpresojnë që të mbariojë sa më shpejt ky makth, ku veç frikës nga përhapja e pandemisë po shihin sesi po isntalohen edhe me akte normative mjetet e dhunës.
Shumë shpresojnë se kjo do të jetë vetëm një nga shumë bomba tymuese që kreu I qeverisë sonë hedh në tregun publik për të mbuluar së pari dështimin me kryerjen massive të testeve dhe së dyti edhe mbulimin e një shifre që të vret, siç është numri i lartë i vdekjeve në raport me rastet e konfirmuara.
Ka me mijëra masa administrative gjobë ndaj qytetarëve që kanë thyer karantinën dhe situate në vend më shumë se nga dhuna policore dhe ushtarake ka një gjendje të stabilizuar pasi vetë qytetarët janë mjaftueshëm të ndërgjegjësuar për të mbajtur disatancim fiqzik gjatë kohës që dalin dhe masat mbrojtëse.