Ronaldinho është liruar nga një burg i sigurisë së lartë në Paraguai dhe është vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa hetohet për një pasaportë të rreme.
Ish ylli i Barcelonës, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në 2002, është urdhëruar të vuajë arrest shtëpie në hotelin luksoz Palmaroga në Asuncion, pas më shumë se një muaj pas hekurave.
Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto de Assis gjithashtu u është thënë të paguajnë me kusht rreth 650,000 £ secili.
Ylli brazilian u burgos në 6 mars pasi hyri në Paraguai me një pasaportë false.
Ai u tha autoriteteve lokale në një seancë se dokumenti ishte një dhuratë nga një biznesmen brazilian, Wilmondes Sousa Liria, i cili gjithashtu ishte në burg.
Nëse dënohet, Ronaldinho mund të kalojë deri në pesë vjet në burg. Katërmbëdhjetë persona po hetohen për rastin ku ai është i përfshirë.