• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Test, test, test, jo propagandë, luftë, bomba!

14:50 : 03/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Edhe mashtrimi ka një kufi dhe kur ai kalohet, nuk e mposht më asnjë e vërtetë. Bota surreale me bomba, arkivolë, mijëra vdekje imagjinare, e po aq imagjinare dhe haluçinatrive dalja e “shpëtimtarit kryeministër”, po japin një pamje të qartë të coronavirusit në Shqipëri.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç”- ky ishte njoftimi më i fundit zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë. Fatkeqësisht, 16 persona nga rastet e konfirmuara me Covid kanë humbur jetën, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë në rajon dhe gjithashtu mbi mesataren Europiane.

Rastet po shtohen dhe jo se ata nuk kanë qenë si murtajë nëpër këmbë me persona të prekur që mund të dalin në rrugë edhe me orarin kryeministror 05-13.00, por testet e shtuara vetëm në një ditë nxorrën bilancin e rëndë me 27 raste të zbuluara vetëm në 24 orët e fundit.

Situata është mëse alaramante, kur Organiozata Botërore e Shëndetësisë sugjeron pafundësisht të kryhen teste, si e vetmja formë efikase për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së rëndë infektive “COVID-19”, vetëm ky sugjerim nuk po ndiqet nga institucionet tona, që më shumë i shohim nëpër tv ne lidhje direkte sesa në terren.
Rastet e bëra publike sot treguan edhe problemin real të instutucioneve shtetërore në mungesën e gjurmimit të rasteve të dyshuara dhe mbi të gjitha testet që po i kryejnë me pikatoren, e cila edhe në këto raste “pikon” me shumë vështirësi, pas qindra telefontave për ndihmë, në numrin tashmë të famshëm 127.

Lexo edhe:

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

Nga 27 rastet e reja, 22 prej tyre janë vetëm në Shkodër dhe këto të shtrira kryesisht në tre familje. Ministria e Shëndetësisë “përgjegjësinë” ia ka lënë qytetarëve të cilët sipas saj “tregon edhe njëherë mosrespektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike”.

Në këtë rast nuk është aspak faji apo “papërgjeshmëria” qytetare, pasi të 22 personat e prekur kishin lajmëruar më parë se kanë pasur kontakte me persona të kanë rezultuar pozitiv. Pritën për tiu kryer analizat gjatë dhe vetëm kur “bordi i madh drejtues” në Institutin e Shëndetit Publik vendosi të kryejë analizat rezultuan 22 të prekur njëherësh.
Pikërisht testimi mjaft i ulët në raport me mijëra kërkesa dhe ankesa që shprehin vetë qytetarët që kanë sinptoma të “COVID-19”, ka sjellë këtë situatë e cila pritet të shpërthejë edhe më shumë në ditët në vijim.

Ndërsa kemi regjistruar më shumë vdekje se të gjithë shtetet e tjera të rajonit në raport me numrin e të prekurve, jemi pas tyre edhe në kryerjen e testeve. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në çdo dalje ka vetëm tre fjalë teste, teste, teste, ndërsa kryeministri ynë në çdo komunikim të shpeshtë ka: unë, unë, unë, vdekje, mort, arkivolë, varre që nuk gjenden..! Me këtë ritëm po përbushet “profecia” e numrit një të qeverisë sonë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

21:33 : 27/07/2025
BOTA

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

21:25 : 27/07/2025
BOTA

“Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah

21:09 : 27/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

20:55 : 27/07/2025
BOTA

Rusia “rrëzon nga froni” Gjermaninë, bëhet prodhuesi më i madh i birrës në Europë

20:34 : 27/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ 4 deri në 12 vite burg kush i dëmton organin gjenital një vajze apo gruaje

20:20 : 27/07/2025
Para

“Vaksina kundër coronavirusit të testohet fillimisht në Afrikë”, vjen reagimi i ashpër nga Eto dhe Drogba

TË GJITHA

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

21:33 : 27/07/2025

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

21:25 : 27/07/2025

“Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah

21:09 : 27/07/2025

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

20:55 : 27/07/2025

Rusia “rrëzon nga froni” Gjermaninë, bëhet prodhuesi më i madh i birrës në Europë

20:34 : 27/07/2025

Kodi i ri Penal/ 4 deri në 12 vite burg kush i dëmton organin gjenital një vajze apo gruaje

20:20 : 27/07/2025

Takimi Trump-Ursula, SHBA-të dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

20:05 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com