• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edi Rama po vepron si në 1945 kundër “kulakëve”

16:22 : 02/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

“Gjeneral” Edi Rama duket se po kalon çdo parashikim në kuadrin e luftës me armikun e padukshëm, por të identifikuar me emrin Covid-19.

Së fundmi gjenerali ka publikuar në rrjet Aktin Normativ që ndalon pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë që kanë ndaluar punën për shkak të luftës. Madje, parashikohet edhe masa me një gjobë deri në 5 fishin e qerasë për qiradhënësit, nëse nuk e zbatojnë Aktin Normativ.

Po kështu, Rama u kërkon punëmarrësve që janë të në zezë të denoncojnë punëdhënësit dhe më pas të përfitojnë nga skenat e ndihmës së qeverisë.

As më shumë dhe as më pak Edi Rama po vepron si në 1945, ku ata që sot kanë një objekt që e kanë dhënë me qera, banesë apo dyqan, trajtohen si “kulakët”, term që e kishin përzemër komunistët, ish-PPSH, sot Parti Socialiste, që ka për kryetar, “gjeneralin” e luftës.

Lexo edhe:

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

Akti Normativ, nuk është se synon të mbrojë ata që jetojnë në një banesë të marrë me qera, apo që kanë ngritur një biznes në një dyqan apo mjedis të marrë me qera. Thjesht është një akt populist për të vendosur njëpalë kundër një pale tjetër.

Nëse Ramës do i dhimbseshin kaq shumë këta qeramarrës, apo çdo shqiptar që sot është i mbyllur në shtëpi duke zbatuar “vendimet e luftës” dhe ka mbetur pa të ardhura, duke humbur apo ndërprerë punën, atëherë mund të kishte ndërmarrë të tjera hapa.

P.sh fare mirë mund të niste pezullimin e pagesave për energjinë, ujin, taksat dhe të shmangte në këtë mënytë ato grumbullimet në dyert e vend-pagesavedhe ato para që i përdorte deri dje për tendera apo për PPP, ti përdorte për atë që e konsideron gropën që do t’i krijohej sot apo edhe nesër nga pezullimet e pagesave.

Por jo, në atë që e konsideron si mallin e tij, Rama nuk lejon kërkënd që t’a cënojë, apo të ketë guximin t’i fusë duart në atë që e konsideron si “xhepin e tij të madh”. Ndërsa ai, duart e gjata, të zgjatura edhe më tej nga shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyore, ka të drejtë t’i fusë në xhepat e gjithkujt, madje jo vetëm t’i kontrollojë, por edhe t’i boshatisë.
Por çfarë ndodh nëse ky qiradhënësi i sotëm, me ato që ia merr qiramarrësit, me apo pa një kontratë, shkon edhe shlyen një kredi apo paguan taksat që nuk i pezullon Edi Rama?
Kjo nuk i intereson “gjeneralit”, pasi atij nuk i dhimbsen qiramarrësit, as ata që sot po vuajnë në këtë kohë pandemie. Ai thjesht po përdor këtë kohë për të goditur ata që paraardhësit e tij politikë i konsideronin “kulakë”, dhe që sot nuk bëjnë pjesë te oligarkia dhe as te ata që përfitojnë PPP dhe tendera.

Dhe për të pasur sukses në këtë luftën e tij ndaj “kulakëve” të 2020, ai fton ata të tjerët, që t’i denoncojnë, dhe në këtë rast ai nuk u paguan 80 lekëshin si dikur, por i ofron një paketë ndihme, që ndoshta është e barazvlefshme në vlerë me ato 80 lekët që jepeshin në diktaturë për spiunët e devotshëm.

Dhe të gjithë këtë e paraqet si një luftë, që po i bëhet atyre që në konceptin e gjeneralit pa spaleta, po shkelin rregullat që i cakton herë nga Surreli dhe herë nga zyra ku shkon part-time.

Nëse Rama do të kishte hallin e atyre që sot nuk kanë një mundësi, edhe për shkak të gabimeve të tij, ose do t’i qante hallin atyre që rrezikojnë të humbin vendin e punës, qoftë edhe për shkak të shkurtimeve për shkak të gjendjes së krijuar, atëherë le të ndërhynte tea to që i konsideron paketa ndihme, pasi deri më sot ka krijuar vetëm paketat e lëmoshës.

Le të ndihmojë biznesin, t’i krijojë lehtësira dhe mbështetje reale, të marrë përsipër kostot që i takojnë dhe të largohet për pak muaj, nga ata që quhen oligarkë apo “fatmirë” që po gdhihen e ngrysen milionerë në kohën e “luftës” të shpallur nga Edi Rama.
Të tjerat janë populizma, që nuk zgjidhin as varfërinë, as problemin dhe as thellimin e gropës në ekonominë shqiptare.

Lajme të lidhura

BOTA

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025
BOTA

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025
BOTA

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025
AKTUALITET

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025
AKTUALITET

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025
AKTUALITET

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025
Para

SHBA, mbi 216 mijë të infektuar me koronavirus

TË GJITHA

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

15:17 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com