Një nga klubet më prestigjioze të Singapore, Strobe vazhdon të argëtojë klientelën e tij edhe në këtë kohë izolimi prej pandemisë së Koronavirusit duke luajtur muzikë elektronike nga DJ të njohur në transmetime të drejtpërdrejta në internet.
Përhapja e gjithanshme e pandemisë në botë ka mbyllur të gjitha baret e klubet nga Londra në New Jork, por DJ-të inovatorë kanë filluar t’i vendosin performancat e tyre në internet në mënyrë që njerëzit të vazhdojnë të shijojnë sadopak jetën e munguar të natës.
Tendenca është një shembull tjetër se si virusi, i cili ka lënë rreth 3.6 miliardë njerëz të mbërthyer në shtëpi, po shpërqëndron jetën e përditshme në mënyra të paimagjinueshme deri vonë, pasi qeveritë kanë imponuar drastikisht distancime sociale për të penguar përhapjen e saj.
Pasi Singapori urdhëroi mbylljen e shumë vendeve argëtuese javën e kaluar pas një rritjeje të qëndrueshme të infeksioneve, klubi i natës popullor “Zouk” hodhi online një festë “klub-cloud”, duke transmetuar shfaqje live nga gjashtë DJ përmes një aplikacioni.
Ai u zhvillua gjatë mbrëmjes së të Premtes, kur klubi shpesh është i mbushur me qindra njerëz, por vetëm një pjesë e vogël u lejuan të merrnin pjesë, shumica e tyre anëtarë të stafit. DJ Nash D pranoi se e gjeti të çuditshëm në fillim këtë lloj propozimi. “Kur luani për një pistë vallëzimi me një dhomë plot me njerëz, ju mund të ndjeni që energjia të kthehet mbrapsht, dhe mua më pëlqen të jem DJ-në pikërisht për këtë energji”, tha DJ, emri i vërtetë Dhanish Nair, për AFP.
Por ai shpejt u mësua me këtë stil të ri alternativ dhe tha që komentet e drejtpërdrejta të ndjekësve në internet në laptopin e tij ishin të dobishme: “çfarëdo kërkese muzikore që ata kishin më udhëhiqte në një drejtim të caktuar”. Jo vetëm kaq por edhe komentet që erdhën përmes aplikacionit të drejtpërdrejtë Bigo Live, ku ndjekësit dërgonin dhurata virtuale DJ-ve siç janë kambanat dhe flokë dëbore që më vonë mund të këmbehen me para.
Klubi i natës partnerizoi me kompaninë e pajisjeve të lojërave Razer dhe aplikacionin e transmetimit të drejtpërdrejtë, duke tërhequr 200,000 shikime totale për një shfaqje tre-orëshe. Në kulmin e saj, 5.600 njerëz po vëzhgonin përmes aplikacionit. (AFP)