Nikotina është kimikati që e bën lënien e duhanit kaq të vështirë, nikotina është një ndër kimikatet kundrejt të cilave njeriu krijon më tepër vartësi. Nikotina është një stimulant i cili bllokon qelizat nervore dhe muskulore nga funksionimi normal. Pavarësisht paralajmërimeve që ka bërë shkenca për dëmtimet e duhanit njerëzit akoma vazhdojnë ta pinë atë. Nëse ju pini duhan për të nxjerrë nikotinën jashtë organizmit duhet të konsumoni ushqime të caktuara. Ekziston më shumë se një mënyrë për ta bërë këtë me ushqime të ndryshme. Më poshtë do të kuptoni se si funksionojnë dhjetë ushqime në raport me nikotinën.
1- Brokoli
Brokoli përmban nivele të larta të vitaminës B, B5, C dhe është përgjegjës për rregullimin e shumë proceseve në trupin tonë. Mungesa e këtyre vitaminave çon organizmin tonë në keqfunksionim.
2- Portokalli
Portokalli është një frut i fuqishëm, nxjerr nikotinën nga organizmi dhe shton nivelet e vitaminës C. Portokalli redukton stresin dhe ankthin që shkakton dëshira për të pirë duhan.
3- Spinaqi
Spinaqi përmban acid folik dhe vitaminë B9 të cilat janë të njohura për zhvendosjen e nikotinës nga trupi. Nikotina mund të ndërpresë gjumin normal dhe duhanpirësit mund të vuajnë nga çrregullime në gjumë. Acidi folik lufton simptomat e varësisë nga nikotina si dhe ndikon në mirëqenien mendore dhe emocionale.
4- Xhinxheri
Xhinxheri mund të ndihmojë që të çlirohemi nga simptomat e padëshiruara të duhanit dhe nikotinës. Për efekt të plotë duhet të konsumoni xhinxher para se të ndjeni dëshirën për nikotinë, kështu mund të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme si dhe të eleminoni toksinat nga qarkullimi i gjakut. Mënyra më e mirë për të lënë nikotinën është të lini duhanin dhe të lini që xhinxheri të japë efektet e tija.
5- Boronica e kuqe
Acidi në boronicën e kuqe ndikon që nikotina të zhvendoset nga organizmi më shpejt se zakonisht. Nikotina ngre nivelin e sheqerit në gjak, ashtu siç veprojnë boronicat e kuqe pra është bazike kur përpiqemi të lëmë duhanin.
6- Limoni
Limonët janë një tjetër armë për të shkatërruar nikotinën e organizmit. Nëse pini duhan nikotina qëndron në organizëm për tre ditë. Dëmton lëkurën e qelizave dhe poret, por konsumimi i limonit dhe i vitaminës C forcon shëndetin e lëkurës dhe zbeh simptomat e padëshirueshme të nikotinës.
7- Karrota
Ajo që i shkaktohet një duhanpirësi të rregullt është pakësimi i vitaminës A dhe C. Konsumimi i karrotës do të plotësojë nevojat tuaja për vitaminë K, A dhe C duke forcuar sistemin imunitar.
8- Shega
Pirja e duhanit rit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe ul nivelin e oksigjenit ne gjak. Shega lufton këto simptoma dhe ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
9-Gruri
Pirja e duhanit mund ë ngushtojë enët e gjakut, por nëse përpiqeni të hani nga bima e grurit që rritet në arra atëherë kjo mund të ndihmojë për të përmirësuar elasticitetin e sistemit të qarkullimit të gjakut. Duke konsumuar grurë mund të zvogëlojmë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës kur ju të plakemi.
10- Lakër jeshile
Lakra jeshile është e njohur si një perime që ju mbron nga kanceri. Ajo është një antioksidant, pra ju ndihmon që ju të largoni nga trupi lëndë të panevojshme përfshirë nikotinën