Avokati Altin Goxhaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me “urdhërat” e nxjerra kryeministri Rama për përballimin e situatës me COVID-19.
Sipas tij “urdhërat” e nxjerra para shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk kishin asnjë fuqi ligjore. Goxhaj bën me dije se çdo “Urdhër” apo çdo “Vendim” i Këshillit të Ministrave duhet të botohen patjetër në fletoren zyrtare që të marrin fuqi ligjore menjëherë nga data e botimit në fletoren zyrtare dhe jo nga data e postimit në profilin e kryeministrit në facebook.
Postimi i Goxhajt:
SI PËRPIQET TË “PASTROJË PRODUKTET E VEPRËS PENALE” KRYEMINISTRI SHQIPËRISË.
Në darkë vonë të datës 25.03.2020 në numrin 49 – 2020 të fletores zyrtre datë 25.03.2020 Kryeministri ka botuar në fletoren zyrtare të gjithë “Urdhërat” (e postuar në profilin e facebook të tij) nga data 08.03.2020 e deri më datë 11.03.2020 me të cilat kishte kufizuar liritë dhe të drejtat kushtetuese të qytetarëve pa shpallur ende gjendjen e jashtëzakonshme atë të fatkeqësisë natyrore.
Kryeministri i gjendur nën akuzë për shumë vepra penale të kryera gjatë kësaj kohe, ka tentuar të pastrojë produktet e veprës penale, të paligjshmërisë së tij duke botuar në fletoren zyrtare nr 49-2020 dt 25.03.2020, e duke larë duart me veten e tij e duke ngarkuar me përgjegjësi penale të gjithë ata që kanë zbatuar këto urdhëra të paligjshëm e të pa botuar ende në fletoren zyrtare.
Sqarojmë se: “Urdhërat” e pa botuar më përpara në kohë në fletoren zyrtare por vetëm në profilin e facebook të Kryministrit, nuk kishin asnjë fuqi ligjore, ishin nul (sepse fuqia ligjore i “urdhërit” vjen vetëm me publikimin në fletoren zyrtare) e askush nuk duhet t’i zbatonte sepse zbatimi i tyre i ngarkonte me përgjegjësi penale Neni 250 Kodit Penal, por “ushtarët”, “komisarët”, “nëpunësit”, “shërbyesit”, “servilët” dhe “skllevërit” e Kryeministrit nga data 08.03.2020 deri 11.03.2020 e deri në datën e shpalljes së gjendjes jashtëzakonshme datë 25.03.2020, i kanë zbatuar me përpikmëri gjithcka postuar Kryeministri nga faqja e tij në facebook, duke gjobitur e ndëshkuar shumë qytetarë.
Kryeministri, me botimin në fletoren zyrtare nr 49-2020 dt 24.03.2020 të këtyre “Urdhërave” që i kishte postuar vetëm në profilin e tij në facebook, e që i kishte paraqitur si të vërtetë përpara publikut, ka pranuar edhe njëherë (njësoj si me shpalljen e gjendjes jashtëzakonshme), gjithcka ne kemi konstatuar e kemi shkruar kanë qenë konstatime të sakta ligjore dhe kushtetuese si edhe sepse cdo “Urdhër” apo cdo “Vendim” i Këshillit të Ministrave duhet të botohen patjetër në fletoren zyrtare që të marrin fuqi ligjore menjëherë nga data e botimit në fletoren zyrtare dhe jo nga data e postimit në profilin e tij të facebook.