• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Europa Nostra: Teatri Kombëtar, një nga 7 vendndodhjet e rrezikuara në Europë

13:36 : 24/03/2020
në AKTUALITET, KULTURE

Teatri Kombëtar i Shqipërisë përfshihet në listën e 7 Vendndodhjeve më të Rrezikuara në Europë. Kjo është bërë e ditur nga Aleaca për Mbrojtjen e Teatrit, përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale.

Prej të paktën dy vitesh, AMT po mbron shembjen e Teatrit Kombëtar nga Qeveria dhe Bashkia e Tiranës, që kishin vendosur prishjen e godinës ekzistuese me një ligj special, që u kundërshtua edhe nga BE, dhe ndërtimin e godinës së re me koncension, ndërsa kompania Fusha, do të ndërtonte edhe disa kulla, në hapësirën pas Teatrit Kombëtar.

“Europa Nostra – Zëri Europian i shoqërisë civile të angazhuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore – dhe organizata partnere e saj, Instituti i Bankës Europiane të Investimeve, kanë shpallur sot 7 Vendndodhjet e Trashëgimisë më të rrezikuara në Europë për vitin 2020.

Në këtë përzgjedhje, Teatri Kombëtar i Shqipërisë mori vlerësimin: Shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane të viteve 1930, i cili është një nga qendrat më të spikatura kulturore në vend, përballet me rrezikun e afërt të shembjes”, thuhet në deklaratë.

Vendndodhjet e tjera në këtë listë përfundimtare janë:

Lexo edhe:

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

5 vite pa Teatër Kombëtar

Kështjella Jezeří, Horní Jiřetín, REPUBLIKA ÇEKE, Kështjella e Sammezzanos, Toskanë, ITALI, Blloku Y, Lagjja Qeveritare, Oslo, NORVEGJI, Centrali elektrik Szombierki, Bytom, POLONI, Fortesa e Beogradit dhe Rrethinat e saj, SERBI dhe Stadiumi Pleçnik, Ljubljanë, SLLOVENI.

7 Vendndodhjet më të Rrezikuara për vitin 2020 i përzgjodhi Bordi i Europa Nostra-s nga lista me 14 vendndodhje të përzgjedhura më parë nga një panel ekspertësh. Përzgjedhja u bë në bazë të domethënies së jashtëzakonshme të trashëgimisë dhe vlerës kulturore të secilës prej vendndodhjeve, si edhe në bazë të rrezikut të afërt që u kanoset. Shkalla e përkushtimit të komuniteteve lokale dhe përpjekjet e palëve të interesuara shtetërore dhe private për të shpëtuar këto vendndodhje u konsideruan si vlera të shtuara vendimtare. Një kriter tjetër përzgjedhës ishte potenciali i këtyre vendndodhjeve për të vepruar si katalizator për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik në lokalitetet e tyre dhe më gjerë, në rajonet përkatëse.

Teatri Kombëtar i Shqipërisë vërtetoi që i plotëson të gjithë këto kritere.

Vlera e lartë arkitektonike u dëshmua nga letra mbështetëse që kanë ardhur nga disa institucione të rëndësishme, përfshirë Europa Nostra që në vitin 2018.

Angazhimi i komuniteteve lokale dhe i grupimeve të interesit publik dhe privat për të shpëtuar Teatrin Kombëtar ka qenë dhe është madhështor.

Aksione të qarta që e kanë dëshmuar këtë angazhim u vlerësua të ishin: (1) protesta për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që ka mbi dy vjet që zgjat, nga këto një vit e gjysëm çdo ditë dhe që prej 17 Korrikut të këtij viti 24 orë në 24, (2) marrja e ndërtesës në administrim që prej 24 Korrikut pas përplasjes me Policinë, nga një grup artistësh, aktivistësh dhe qytetarësh të cilët organizuan Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit në kuadrin e të cilit janë organizuar mbi 65 ngjarje artistike që përfshijnë shfaqje teatri me trupa nga Shqipëria, Kosova, Austria, Gjermania, Italia, Franca, Amerika, koncerte të ndryshme muzikore, takime profesionistësh për tema të ndryshme që kishin lidhje me vlerat e Teatrit Kombëtar dhe rrezikun për shembjen e pajustifikueshme të Teatrit Kombëtar, ngjarje të cilat i dhanë kështu hapësirës së Teatrit Kombëtar një përmasë me vlera jo vetëm kombëtare por edhe europiane.

Një kriter tjetër i rëndësishëm ishte potenciali i hapësirës së Teatrit Kombëtar për të vepruar si hapësirë publike në shërbim të qytetit duke nxitur vlerat më të mira të shoqërisë shqiptare, detyrë të cilën e ka kryer me sukses të plotë protesta e përditshme që zhvillohet në sheshin e tij. Hapësira publike e kompleksit teatror është kthyer tashmë në një kuvend të munguar të shqiptarëve në këto vite të vështira tranzicioni për tema të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare.

Kjo përzgjedhje e Teatrit Kombëtar në listën 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, do të thotë që tashmë të interesuar për restaurimin e tij nuk janë vetëm faktori i brendshëm i përbërë nga artistët, profesionistët, aktivistët dhe qytetarët protestues por edhe faktori ndërkombëtar i përfaqësuar nga kjo organizatë dhe rrjeti i organizata ku ajo bën pjesë me fokus të veçantë partnerët e programit 7-të Vendodhjet më të Rezikuara.

Sipas AMT, me angazhimin e saj duke nisur që prej këtij vendimi, Europa Nostra do të ndihmojë, nxisë dhe koordinojë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që të investohen në procesin e restaurimit përfundimtar të godinës së Teatrit Kombëtar.

“Ky sukses i padiskutueshëm i kauzës së Mbrojtjes së Teatrit Kombëtar dhe shpallja e tij një monument i rëndësishëm europian i dedikohet të gjithë atyre artistëve, profesionistëve, aktivistëve dhe qytetarëve protestues, të cilët përgjatë këtyre mbi dy viteve, hartuan relacione vlerësuese, kundërshtuan me argumenta qeverinë, përgatitën kritikat ndaj ligjit special, që i hapte rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar, sensibilizuan faktorin politik, kulturor, mediatik, atë të trashëgimisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ata, kontaktuan për këtë qëllim Delegacionin Europian në Shqipëri, Komisionin Europian, Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian, si edhe profesionistë të huaj, media dhe institucione teatrore në mbarë Europën. Aktivistët tanë, arkitektë, artistë, profesionistë të fushave të ndryshme përgatitën dosjen teknike në bashkëpunim me Fondacionin Gjirokastra kryen aplikimin në Europa Nostra. Një vlerë e shtuar në këtë proces ishin edhe letrat mbështetëse nga shoqatat vëndase dhe të huaja dhe institucionet publike. Për herë të parë qytetarë të angazhuar në një kauzë qytetare ndërmarrin një rrugëtim të tillë, domethënës, të përgjegjshëm për ta çuar deri në fund, për t’u mbyllur me një fitore më herët të papërfytyrueshme.

Me krenari mund të themi, që kjo arritje e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të gjithë mbështetësve kombëtarë e ndërkombëtarë, është një nga fitoret më të mëdha të qytetarisë në të gjithë historinë moderne të demokracisë shqiptare në 30 vitet e fundit”, thuhet në deklaratë.

Etiketa: Europa Nostrarrezikuteatri kombetar

Lajme të lidhura

BOTA

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025
AKTUALITET

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025
BOTA

Rreziku i fshehur brenda një pjate: Çfarë hanë kardinalët gjatë konklavës?

15:25 : 02/05/2025
AKTUALITET

Sigurimi i detyrueshëm: Primet e rrezikut mes kompanive ndryshojnë deri 82%

10:10 : 02/05/2025
AKTUALITET

Rreziku dhe përfitimet nga kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri

10:32 : 24/03/2025
AKTUALITET

Dosja Veliaj/ Altin Basha shembulli si u rekrutuan ata që shitën Teatrin

14:11 : 06/03/2025
Para

VIDEO/ Njëri fshihet në tualet, tjetri poshtë banakut. Momenti kur kapen klientët ilegalë të lokaleve

TË GJITHA

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë

15:17 : 07/06/2025

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025

Jozi harron Loredanën? Puthje dhe përqafime me vajzë ‘misterioze’

15:01 : 07/06/2025

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

14:51 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com