Sulmuesi i Elches, Jonathan de Jesus, javën e kaluar rezultoi pozitiv me coronavirus, ndërsa u bë dhe futbollisti i parë që prekej në Ligën e dytë spanjolle.
Tani braziliani ndodhet i mbyllur në shtëpinë e tij ndërsa i nënshtrohet procesit të rikuperimit. Së fundmi 31 vjeçari ka folur për simptomat që ka pasur nga virusi, ku tregon se ka ndier dhimbje dhe gjithashtu ka një mesazh për të gjithë ata që e nënvlerësojnë virusin e rrezikshëm.
“Fillova të kisha ethe të mëdha, ndihesha keq. Kisha dhimbje të madhe koke dhe në të gjithë trupin. Më thanë që të bëja menjëherë testin pasi kisha simptomat e coronavirusit. Më pas kur dolën përgjigjet rezultova pozitiv”.
“Un jam një atlet, dhe kisha dhimbje, imagjinoni një person të moshuar. Kjo duhet të jetë një mesazh për të gjithë që të mos e nënvlerësojnë këtë virus. – tha ai për Marca.